Rikthimi ne ligen e parë dhe derby kunder vardarit

Day 2,803, 05:26 Published in Albania Albania by Muadhrustemii

Pas 10 vitesh pritje jemi kthyer perseri atje ku na takon te jemi ne ligen e parë . Fati deshti qe ndeshjen e par ta luajm ne GRADSKI kunder vardarit




SHVERCERAT NE 10 VITET E FUNDIT
10 VITE LUFTË
Një kronologji e ngjarjeve, me rastin e 10 vjetori të garimit në rang më të ultë të FC Shkupi (Sllogës) dhe përkrahja e Shvercerave gjatë këtyre viteve.

Sezoni fundit në të cilën klubi jonë i zhvilloj garant në Ligën e Parë, ishte viti 2004/05. Problemet financiare në klub kishin filluar të ndjehen disa muaj para se të fillon sezoni i cili për shumë tifoz, sportdashës dhe mbështetës të klubit nga Çairi, rezultojë të jetë viti më i rënd në historinë e klubit, prej se ekziston liga e futbollit në Maqedoninë e pavarur. Në këtë sezon FC Shkupi, atëherë i njohur si Slloga përfundoi në vendin e 11 në tabelë me 17 pikë gjithsej të fituara. Me vetëm 5 fitore, 2 barazime dhe 26 humbje pëllumbat e Çairit sezonin 2005/06 do ta vazhdojnë në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë.

Me qëllim që ky shkrim të shërbej si një informacion i shkurtë për ato që nuk kanë njohuri, në vazhdim do t'i ceki vetëm ngjarjet, datat dhe aktivitet kryesore të klubit dhe Shvercerave.

Sezoni 2005/06
Riorganizim i Shvercerave, ndërrimi i gjeneratës dhe sfidat e reja.
- Në 2005 bëhet hapja e ueb faqes së re zyrtare të grupit www.shvercerat.net.
- Slloga- Maxhari, loja e parë në ligën e dytë në të cilët ka pasur të navijatme dhe lëvizje në tribun. Gjithcka spontanisht, këngë dhe brohoritje të iniciuara nga dy anëtar të grupit ( L and N)
- Me shpresë se dicka do të lëviz, si cdo herë në përkrahje të klubeve shqiptare, fillojmë me përkrahje të KH Rinia. Ndeshjet kryesisht janë zhvilluar në Kala dhe Autokomand.
- Vijon Slloga-Pelister në Çair. Stadiumi gjysëm i mbushur, pjesa parë mbaroi 0-2 në favor të Pelisterit. Në 10 minutat e fundit krejt tribuna në këmbë. Për 1-2 kujdeset Shaban Sulejmani dhe në 90 minutë për 2-2 me një goditje prej 25 metra Mumin Sallahi për 2-2. Eufori në tribunë " Slloga, slloga, slloga.
- Pason ndeshja me Metallurgin në Cair. Organizim më serioz nga grupit, bakla, transa dhe parolla për Kosovën. " Mission Possible, Independet Kosovo"
- Në këtë sezonë bëhet një prek aksioneve me të suksesshme të grupit, gjatë ndeshjes Teteks- Slloga. Në një autobusë privat rreth 60 Shvercera dhe disa me vetura private marrin rrugën për në Tetovë. Marrja e dy transeve të vojvodave ( vojvodi kryesori dhe ai tjetri ... војводи до гроб).
- Slloga sezonin e mbaron në vendin e 5 me 40 pikë të fituar. Në 11 ndeshje të fituara, 7 barazime dhe 12 humbje.
- Aktivitet tjetër ku kemi marrë pjesë si grup është vendosja e gurrë themelit të sheshit të Skënderbeut në Çarshi. Shpalosja e flamurit të madh kombëtar dhe kallja e disa baklave e kanë karakterizuar atë ditë.

Sezoni 2006/07
- Udhëtimi në Qaf Thanë për pritjen e bustit të skençës.
- Frka me Teteksi në Çair.
- Vazhdohet me mbështetjen e KH Rinis
- Viti 2007. Organizimi kryesisë së re në krye me Bujarin.
- Menjëherë pas kësaj organizohet udhëtim për në Shkodër. Me 07.02.2007 miqësore Shqipëri- fyrom
- Pastaj me radhë janë organizimet për në Kumanovë. Milano- Slloga, Karaorman- Slloga, Vardar Negotino- Slloga. Me Metallurgin edhe Skopjen në Autokomand. Kryesisht sezon mirë e organizuar dhe rikthim i publikut në Çair.
- Slloga këtë sezon e mbaroi në vendin e 6 me 43 pikë të fituara. Prej 12 lojërave fituara, 7 barazime dhe 14 humbje.

Sezoni 2007/08
- Një prej organizime më të mira në historinë e Shvercerave. Teteks- Slloga. Në Tetovë rreth 200 Shvercera. Leksion, dominimin, frka. Gjithçka që e bën një derbi të veçantë.
- Ndërsa organizim ka pasur në 90 për qind të ndeshjeve që janë zhvilluar.
- Në gjysmë sezon kryesia jep dorëheqje.
- Prej 01.03.2008 kundër Belasicës. Shvercerat si grup udhëheqin prej Omerit me shok.
- Slloga këtë sezon e mbaron në vendin e 8 me 44 pikë të fituar. Prej 14 te humburave, 5 barazimeve dhe 13 fitoreve.

Sezona 2008/09
- Sipas gjitha organizimeve. SezonI më e mirë ne historinë e Shvercerave, duke mos anashkaluar sezonin 1997/98.
- Numri më i madh i grupit është rritur gjatë kësaj sezone.
- Transparentë të rinj, organizime, frka, koreografia, grafitë, piroteknikë, marketing, rekuizita e plot elemente tjera që e bëjnë të veçantë këtë sezon.
- Rikthimi i reshëm në Ligën e Parë.

Sezona 2009/10
- Loja e zbehta, eufori e dyshimtë
- Dallohet për lojën me Vardarin në Çair
- Së bashku me Gjorcen dhe Pobeden, suspendohen dhe përjashtohen nga garat e më tutjeshme.

Sezonet 2010/11-2011/12-2012/13
- Do të mbahen mend si vitet më të errëta në historin e sportit shqiptar në Shkup. Politika tendencioze e boshnjakit, e paraprirë prej presionit nga ana e shtetit që në Çair mos te ketë klub futbolli, nuk ia doli me sukses.
- Organizimet për kombëtaren dhe disa tubime në mbështetje të ekipeve të kadetëve i kanë mbajtur Shvercerat në jetë.

Sezoni 2013/14
- Zyrtarizohet emri " FC Shkupi"
- Me hapa të ngadalta, por të sigurta drejt rikthimit në elitën e futbollit
- Shkupin pozicionohet në vendin e 4 me 52 pikë të tubuara. Prej 16 fitoreve, 4 barazimeve dhe 9 humbjeve.

Sezoni 2014/15
- Back herë we belong. InshaAllah me suksese të reja.