Plisat 4 President

Day 1,983, 04:47 Published in Albania Albania by Snooop Lion
Pershendetje Shqipe,

Disa me njohin,disa nuk me njohin, une jom PlisatPrishtine ose RitaOra,e luj lojen tash e 2 vjet,kom qene pjese e pothuajse seciles qeveri,kom kontribu sa kom pas mundesi dhe sa me osht kerku gjithmone e kom bo me te miren nga vetja,per me shume nuk po foli se veprat gjithmone kane folur vet!

Kom marre guximin me kandidu per President te eShqiperise ne kete muaj shum vendimtar per fatin tone, dhe natyrisht i kom disa objektiva te cilat shpresoj se do ti arrij:

Aleanca e ardhshme e Shqiperise,nese EDEN shkaterrohet
Sic e dini Shqiperia prej futjes ne loje ka qene proEDEN, dhe pas disa muajve u be anetar i aleances qe per disa muaj kishte nje koordinim perfekt,nje vellazeri ndermjet anetareve te saj,ku ndihmonin secila njera tjetren, mirepo muajve te fundit nuk po shkon gjithqka mire, dhe keto dite pritet edhe shkaterrimi i aleances (pasiqe njeri nder shtetet qe krijoi aleancen Romania,u largua).
Mirepo aleatet qe i ka fituar Shqiperia per keto muaj nuk do i humbas dhe do qendroj besnik ndaj tyre, mirepo do shiqohet mundesi qe te thellojme bashkepunimin me ndonje shtet te ri qe kurre skemi pasur marredhenje diplomatike.

Refomat ne MU-te shteterore
Cdo muaj reforma?
Ndoshta dikush mund te thote qe secila qeveri qe po vjen po ben reforma vetem sa per sy e faqe,sa me u duk qe po punojme diqka, mirepo jo,une si qeverite e tjera kom idete e mia.
Cka permban reforma?
Ushtria per fillestaret ( do te qendrojne aty deri ti arrijne 4,000 strength )
Albanian Civil Army ( do te futen te gjithe lojtaret mbi 4,000 strength )

Supplies per MU-te shteterore
Pasi te formohen MU-te dhe te barten lojtaret, do te fillojme te shperndajme supplies ditore per luftaret e MU-ve, gjithashtu supplies do te kete ne rast te lufterave per te gjithe lojtaret pa dallim MU.
Gjithashtu do bisedohet me MU-te me te forta,ndoshta qeveria mund te ndaj nje fond per secilen MU, qe te sigurohemi se secili lojtar ka tanke per te luftuar!

Airstrike
Qeveria aktuale ka bere pune te mire ne kete drejtim,pasi tash kemi fondet qe te bejme Airstrike,mirepo nuk kemi territor.
Ne qeverine time do te punojme fort,nese eshte mundesia do te qendrojme 24h pa gjume (disa nga ne sic kemi bo edhe ne te kalumen) qe te marrim territor,dhe te largohemi nga ballkani.
Pse eshte kaq e rendesishme te bejme Airstrike?
Sic e dini pozita gjeografike ne ballkan eshte shum jo e favorshme per Shqiperine,nuk e kemi forcen e duhur qe te perballemi me armiqte si Serbia, dhe kshtu nuk mund te sigurojme kongres cdo muaj.Nese arrijme te bejme Aristrike dhe gjithcka kryhet me sukses atehere kjo na ndihmon qe te mbajme cdo muaj kongres, e dihet rendesia e kongresit.

Kabineti Qeveritar
Jom ne bisedime e siper me te gjithe lojtaret qe mendoj qe mund te ndihmojne,dhe ju premtoj qe do te vazhdoj kete muaj ate qe e nisi kjo qeveri,pra do te kete ne qeveri lojtare nga te gjitha partite,pa dallim, sepse te gjithe punojme dhe jemi ketu per Shqiperine!

Keshilli i Larte
Keshilli i Larte eshte formuar nga qeveria e Presidentit Andiroid dhe po ben pune shume te mire,me informatat qe i kom,po keshillon qeverine ne cdo hap qe po merr dhe do ta vazhdoj te kryej te njejten pune edhe ne qeverine time.



Faleminderit per vemendjen!