Ndryshimi fillon nga ne !!![Partia Socialiste]

Day 2,061, 16:35 Published in Albania Albania by ArnoldDjin

Përshëndetje qytetarë të eShqipërisë, ju ftoj të gjithëve të lexoni për partinë më të re të ripunuar asaj Socialiste.

(nuk kemi të bëjmë aspak me komunistët por kjo ishte logoja e partisë që në fillim)


Si fillim dua të prezantoj kryetarin e tanishëm të partisë që faktikisht është një lojtar i ri por me shumë potencial që do e shfaqë si zv.Kryetar, ideja për ripunim dhe rindërtim të partisë(jo për mburrje) ishte e imja, por UltrasAlb ishte ai që bashkpunoi që në fillim.
Kryetari pranoi të më japë frerët e partisë këto zgjedhje të ardhshme me qëllim zbatimin e planit që i tregova.
Një tjetër qëllim i imi është ngritja e partisë, pra dhe një sprovë vetjake që duhet ta kryej në këtë lojë.





Plani mujor për Partinë Socialiste :
- 25 anëtarë në fund të muajit.
- 80% e partisë pjesëmarrje aktive(e cila mungon në partitë Shqiptare).
- Shëndrrimi i partisë në një parti krejt politike dhe jo ushtarake.


Kriteret për të qenë pjesë e partisë :

- Pjesmarrje aktive.
- Te jesh gati për ndonjë post përbrenda partisë.
- Të mos bësh reklama apo shpërndarje të panevojshme dhe jo në lidhje me partinë.






Provojeni të gjithë ata që duan një përvojë të re në lojë dhë më argëtuese, s'mund t'ja dalim vetëm por të gjithë sëbashku sigurisht. Ndryshimi fillon nga ne Partia Socialiste