Mposhtet CR7 dhe bashkëkombësit e tij
Cakolli
Përfaqësuesja e Portugalisë ka pësuar humbje prej 2-3 nga Ekuadori në miqësoren e zhvilluar në Estadio Dom Afonso Henriques në Guimaraes.
Pas një gjysme të parë mjaft interesante, rezultati ishte i barabartë, 1-1.
Jefferson Montero dërgoi një harkim në zonë, ndërsa Antonio Valencia e dërgoi topin në rrjet për epërsinë e mysafirëve (2’).
Fabio Coentrao dhuroi një asistim të bukur me thembër drejt Cristiano Ronaldos, i cili e ndali topin me mjeshtri dhe e plasoi në rrjet (23’).
Pas një ore lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Helder Postigas, i cili shënoi falë asistimit të Nanit.
Mirëpo, një autogol i Joao Pereiras, shumë shpejtë e ktheu lojën në baraspeshë (61’).
Ekuadori kaloi në avantazh me anë të Felipe Caicedos, i cili u asistua nga Christian Benitez (70’) dhe ky rezultoi goli i fitores
Comments
v+ sub 1 o/
Se harrova urime per gazeten
E PASKAM BERE SUB 🙂 NESE NUK E KE HARRU http://www.erepublik.com/en/article/allied-forces--2222543/1/20