Mbi Politiken e jashtme, te shteteve te EDEN.

Day 1,725, 01:13 Published in Albania Chile by Armant
(Ju lutem votojeni si artikull nese mendoni se ka nje pike me te cilen jeni dakort)

Po lexoja lajmin e fundit te botuar nga Kushtrimzz (Presidenti yne) mbi marreveshjen me Maqedonine. Marreveshja eshte e ngjashme me ate te disa muajve me pare te arritur nga Krimiko ne mos gaboj dhe na garanton nje territor sa per te mbajtur gjalle kongresin, ndersa maqedonasit mund te mbajne te pushtuar territoret e tjera te Shqiperise.

Heren e kaluar nuk isha kritik ndaj Qeverise, bile mendoja se ishte zgjidhje e mire, por kesaj rradhe kam disa rezerva, pasi duket sikur keto marreveshje i interesojne me shume FYROM se neve. Ja perse:

Heren e kaluar kur bene marreveshje me ne, FYROM ishte ne lufte me Greqine. Greqia ishte perqendruar teresisht ne FYROM dhe pas ca kohesh e mbylli FYROM brenda territoreve te saj duke kercenuar per pushtim me te metejshem. Dihet qe FYROM cilesohet si shtet anesor ne aleancen ONE (e cila mos mendoni se eshte mbyllur, eshte akoma aktive) dhe nuk ka ndonje prioritet ne lufterat e ONE.
Kur FYROM kuptoi qe lufta me Greqine ishte fatale, per te mos luftuar dhe ne frontin Shqiptar (sado i vogel DMG yne, ai do ishte shperqendrim i forcave te FYROM), beri nje marreveshje duke na hedhur nje kocke e duke na bere te ndjeheshim sikur kishim fituar nje kofshe.

Po tani!? E njejta situate, marreveshja qe FYROM kishte bere me Greqine duhet te jete prane fundit ose mund te kete perfunduar. Tani qe FYROM ndjen luften me Greqine prane, cfare ben!? Mbyll luften me Shqiperine qe te perqendrohet prap tek Greqia.

Sigurist, EDEN eshte i dobet por dhe keto marreveshjet tona e dobesojne akoma me shume.
Nuk jam kundra marreveshjeve te tilla, por duhet te jemi me te kujdesshem qe keto marreveshje te jene pjese e nje sfondi me te madh politik. Armiku une i vazhdueshem eshte FYROM, duke marre parasysh qe Serbia eshte e angazhuar ne luftera ne veri.

Politikisht duke pare qe armiku yne eshte FYROM dhe Greqia eshte gjithashtu e angazhuar ne lufte kunder FYROM, duhet te bashkerendojme politikat tona dhe lufterat me Greqine kunder ketij armiku te perbashket. Shpresoj qe marreveshja tjeter te jete me Greqine para se te bejme pakte me djallin.