Gazeta Profesionale - Argetuese Artikulli #2

Day 1,913, 00:40 Published in Albania Albania by sannctumy
Showbizi ne Kosove


Ledrin nuk e zë “Single” as ky Shën Valentin



“Lendrim Vuniqi” i njohur si Ledri Vula, duket se nuk do të jetë single as për këtë Shën Valentin.

Ai në rrjetet sociale e ka publikuar një foto, ku shihet së bashku me të dashurën më të fundit duke u kënaqur në një liqen dhe duke treguar se po pregaditet për këtë festë.
Ledri shihet shumë i lumtur me të dashurën, një delfin/e (akoma s’dihet). Shpresojmë që ta shijojë këtë festë dhe të kalojë sa më bukur me delfinin/en.

Edhe Akon ne Illuminati




Illuminati u bë si kafahane. Kush po don po hyn e po del, si ka dëshirë. Ndër të fundit që e ka bërë këtë është këngëtari Akon.

Ai u shpreh i lumtur se u bë pjesë e kësaj shoqërie, përkrah Presidentes Atifete Jahjaga, dhe shrpeson të japi gjithçka për këtë shoqëri.
Ai madje e rregulloi hundën në formën e trekëndëshit të Illuminatit, për të vërtetuar përkushtimin që do të ketë për shoqërinë që “Zotëron Botën”.

Sport


John Cena uron pavarsinë e Kosovës, dhe tregon krenarinë se është Shqiptar


Ylli i Wrestlingut, John Cena, i ka vërtetuar thashethëmet që qarkullojnë tash e sa kohë se ka gjak Shqiptari, me një postim në twitter.

Në llogarinë e tij zyrtare, ai ka shkruar “Urime Ditën e Pavarsisë Kosova, #JamKrenarQëJamShqiptar” – në anglisht (origjinali – Happy independence Day Kosovo #ProudToBeShqiptar”.
Kështu vërtetohen llafet që qarkullojnë tash e sa vite, se ky njeri ka gjak Shqiptari, të cilin e ka shfaqur gjatë dueleve në WWE.

Lojtaret e Juventusit darkojne te Nazi



Pas fitores ndaj Fiorentinës, të shtunën, lojtarët e Juventusit kishin darkuar tek gjelltorja e famshme “Te Nazi” në Prishtinë, që gjindet përballë hotel Bacit.

Në kontratën e tyre, të gjithë lojtarët e Juventusit e kanë të siguruar Ushqimin në vlerë 1 euro e gjysmë në rast se fitojnë një ndeshje, dhe 1 euro nëse humbin ose barazojnë. Këtë herë me 1 euro e gjysmë kishin më shumë mundësi zgjedhjeje.
“Me pasul tnazit ska. Gjithmonë e jap maksimumin që të fitojë skuadra ime, pasi që me 1 euro e gjys po na qesin ma shumë pasul” – ka deklaruar sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri.




OOPS !



“Chat-i” s’po funksionon, KEK-u i ka fajet




Rrjeti më i madh social, Facebook, ka reaguar menjëherë ashpër për mos funksionimin e chat-it, ku shprehen që faji nuk i takon atyre, miërpo punëtorëve të KEK-ut të cilët po merren me instalimin e disa kabllove defekt të rrymës në rrugën Muqibabë – Grupqin dhe gabimisht e kanë dëmtuar kabllon e chat-it të facebook-ut.

Ne kemi kontaktuar përfaqësinë e Facebook-ut për Kosovë, ku drejtori për Kosovë na është përgjigjur:
“Të nderuar përdorues të facebook-ut, gjatë punimeve në rrugën Muqibabë – Grupqin, punëtorët e KEK-ut, që merreshin me instalimin e disa kabllove të reja për rrymë, kanë dëmtuar kabllon e facebook-ut që e lidhë chat-in nga fshati i largët kinez Sunqin me Kosovën. Tashmë ekipet nga baza e facebook-ut janë nisur me helikopterë dhe sapo të arrijnë do i rregullojnë ato duke i zëvendësuar me disa të reja për atë pjesë që është dëmtuar.
Ju lutemi deri atëherë postoni statusa “A po t’bon chat-i ty bre?” se ashtu edhe do ta kuptoni kur edhe do të rikthehet në sistem.
Drejtori i Facebook-ut për Kosovë,
Ilmi Zenica”

Skandal: Tomi e shikon Xherrin teksa lahet në banjo




Të dielën e fundit (kuptohet që të gjithë lahen të dielave) ka ndodhur një skandal i rradhës – Tomi (Tomorr Haziri) e ka shikuar Xherrin (Xheraldin Kastrati) teksa po lahej.

Ishte një e diel normale kur xherri tha “kaja nanen po lahna se qe 3 tdille skom pa ujë me sy” dhe vendosi të hyj të lahet. Mirëpo përderisa Xherri lahej, edhe Tomi ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë të dielen, dhe këtu u shfaq konflikti i interesit.
Momentin e skandalit e ka kapur kamera e vendosur në shtëpinë e asaj plakës që nuk ja kemi parë kurrë fytyrën, dhe rasti është nën hetime nga EULEXI







Me shume ne artikullin e ardhshem numer 3#
Nuk kemi interesa per Vote edhe SUB , vetem te argetohemi me lojtaret e Shqiperise
LLAFET NEWSPAPER @ All rights reserved 2013