Akademia e ndarjes së mirënjohjeve në eShqipëri(Nominimet)

Day 2,123, 05:24 Published in Albania Albania by MDejzi


Përshëndetje burra dhe gra 🙂 o/

Pasi që kohëve të fundit patëm një turbullimi ujërash në eShqipëri,menduam që do të ishte një thyrje e monotonisë dhe po ashtu një gjë shumë pozitive për komunitetin tonë që ta
organizonim një eveniment të tillë.

Si cdo garë edhe kjo duhet të ketë rregullat e veta,ku në fund me anë të votave të juaja do
të përzgjidhen fituesit e asaj x kategorie,të cilët do të shpërblehen me mirënjohje në emërin e të gjithë komunitetit eShqipëtarë



Rregullat:
-Personat që nominoni duhet të jenë Shqiptarë
-1 person ka të drejtë vote vetëm një herë për secilën nga kategoritë
-Nuk mund ta nominosh vetvetën
-Vetëm lojtarët me lvl mbi 20 kanë të drejtë vote




Kategoritë:

1.Presidenti më i mirë i të gjitha eKohërave
2.Luftëtari më i mirë
3.Politikani më i mirë
4.Lojtari më i pëlqyer
5.Lojtari më i urryer(Po e llogarisim si mirënjohje edhe këtë kategori 😛 )
6.Lojtari më aktiv i chat-it
7.Lojtari më Troll(Kerkoj falje po nuk gjeja përkthim të saktë për këtë fjalë)
8.Gazetari më i mirë
9.Lojtari i ri më i mirë(Personi në fjalë duhet të ketë më pak se 6 muaj lojë)
10.Mu-ja më e mirë

Votën tuaj duhet ta adresoni këtu
Pas 3-4 ditësh në Artikullin pasues do të njoftoheni me të nominuarit e secilës nga kategoritë ku më pas
do të zgjedhni në mes 2-3(e më shumë emra,varësisht nga votat dhe barazimet e tyre) si fitues të asaj x kategorie.
Votimet mbeten anonime.


P.S Kjo ide u huazua nga ky artikull me autorizimin e vetë Autorit

Dejzii.