[Rilindasi] I dashur president

Day 2,013, 08:38 Published in Albania Albania by Sei Kaon

Artikulli që do të ndiqni në vijim është një artikull i punuar nga Rilindasi dhe po botohet nga unë (Sei Kaon) në mënyrë që të jetë i lexueshëm nga qytetarët që kanë nënshtetësi shqiptare.

Pasi plotësova formularin për të aplikuar për shtetesi në eShqipëri, një nga pyetjet ishte se a do të kem aktivitet politik brenda vendit , dhe pergjigja ime ishte " vet jeta është politikë" që nenkuton se çdo gjë është politike.

Befasisht, mora një mesazh nga vegla e festimbeqës, nga presidenti ynë femijë Snooop Lion


Ajo që dua të di është se sa nga ju kanë pranuar ketë mesazh, dhe dua që të kem një pergjigje publike , nga presidenti ynë se pse vetëm mua më shtroi ketë pyetje.

eShqipëria, (po më bie shpesh të e perserisë) nuk është pronë e askujt, dhe si e tillë duhet konsideruar, andaj i bej thirje deputeteve të parlamentit shqiptar dhe ministrisë përkatëse kompetente që të mos bien pre e ndikimeve të "pronarëve" jo legjitim të eShqipërisë.

Deri kur do e konsideroni vetëm superior? Mos keni frikë aq shumë.

Ah po se harrova pergjigja për pyetjen nese e deshironi konkrete është : PO.