Iken pushimet verore, tani pak organizim

Day 1,756, 08:17 Published in Albania Chile by Armant

Miq te dashur, vera na gjeti pak te c'oroditur dhe jo te organizuar mire. Pas nje pranvere fantastike, me ate pushtim te Kosoves ndaj nje armiku si Serbia, vera dhe vajzat e plazheve na hutuan si ne ashtu dhe drejtuesit tane dhe rezultoi qe disa RL-humbes si Maqedonasit, qe nuk kane nje cope plazh, te rrinin gjithe diten ne loje e te na pushtonin, nderkohe qe ne pinim Mojito prane plazheve e vershellenim ndonje yll qe na kalonte prane.
 
Vjeshte! Erdhi koha per te qene serioz ne qellimin tone per te mbajtur territoret dhe per te forcuar Shqiperine. Dje kishte nje takim te Qeverise se re dhe me kenaqesi degjova per ri-organizimin. Disa gjera per t'u pasur parasysh nga te gjithe.
 
1. Nino eshte serish President!
Kur jam futur ne loje per here te pare nuk me beri pershtypje kandidatura e Ninos. Heren e dyte qe e pashe te votohej si President, i flas ne chat dhe i them "qe qenka me keq se Putini!" Gabohesha!!!!
Te drejtosh nje vend ne nje bote virtuale nuk eshte si te drejtosh nje shtet me bonuse dhe para. Perkundrazi, do te thote te sakrifikosh me shume nga koha jote dhe nga parate e tua per lojen. Ai qe investon me shume eshte Presidenti dhe kjo eksperience te shkaterron. Shihni psh Krisforin, nje tjeter President shume i afte i Shqiperise qe pas Presidences se tij nuk eshte me aktiv. Shihni gjithashtu dhe DardanH, teper i afte ne loje, por qe sulmet gjate Presidences e lodhen dhe ia merziten lojen.
 
Duhet shume sakrifice per te qene President dhe shume mundim per ri-organizim. Personalisht jam i gezuar qe Nino u rikthye dhe po ri-drejton vendin. Me besoni eshte gje e veshtire dhe mos e synoni e as mos e gjykoni. Shqiperia eshte e dobet akoma ne loje dhe duhet pune gjigande per ta pasur ne harte.
 
]2. Prioritetet e Qeverise se re
ARME NDIHMA! Jo vetem DIV1 dhe DIV2, por po punohet fort qe kjo Qeveri te mbeshtese me Arme te gjitha Divizionet. Behet fjale per arme Q7, e jo mall kinez 🙂 Orare sulmi te perbashket, ndihma ne arme, koordinim qe te bejme maksimumin e demit.
Prioritet tjeter i Qeveris sic kuptoj eshte dhe transferimi i Diaspores ne Shqiperi. Shume nga ne ndodhen jashte Shqiperise pas humbjes se Territoreve. Lufta ne grup, forcimi i MUve duhet te jene prioritet per te pasur nje dem maksimal.
 
3. Te ndihmojne qe te ndihmohemi
Kjo pike duhet pare ne 2 aspekte!
Behet fjale per lufterat qe ne bejme per aleatet dhe shpeshhere kam pare ankesa. Megjithate duhet te kuptojme qe duhet te jemi aktiv ne lufterat e EDEN qe kur te therrasim EDEN ne ndihme, ata ta ndiejne detyrim moral te pashmangshem, dhe jo detyrim te lodhshem qe te luftojne per ne.
Prioritet ne keto caste eshte lufta kunder Polonise. Serbia eshte drejtuar drejt Kines (dhe erepublik.com eshte bere BAN ne Kine) dhe do kete shume probleme ne ate lufte per EDEN. Ne duhet te japim maksimumin ne luften kunder Polonise ne keto caste, dhe kur te vije casti, EDEN do jape ndihmen e saj.
Aspekti i dyte i thirrjes te ndihmojme qe te ndihmohemi ka te beje me donacionet ndaj shtetit. Ato Ndihma qe do jepen cdo mbremje dalin qe diku. Nese dikush nga ju nuk e ka problem te beje nje donacion te vogel ne arken e shtetit, atehere bejeni me kenaqesi. Do sugjeroja nje program nderi per te gjithe ata qe dhurojne para ne Arken e Shtetit, por kjo do ngelet per ditet ne vazhdim.
 
4.Pika e fundit! FORUMET PO VIJNE!
Kemi kohe qe shohim shkrime shume te bukur me tutorials apo informacione te vlefshme qe vendosen ne erepublik.com por zhduken nga vemendja pas pak oresh apo ditesh. Tashme jo me!
Shqiperia do kete forumet e veta dhe po punojme per nje ambient sa me praktik. Partite Politike, Military Units, Kongresi, e cdo gje tjeter do diskutohet dhe atje. Ne kete menyre informacionet e rendesisshme do perhapen me shpehte e me lehte. Forumet pritet te ri-leshohen javen e ardhshme dhe po kerkohen vullnetare moderatore. Te interesuarit te kontaktojne me Borharisnya. Do kete dhe shperblime per anetaret me aktiv.

 
 
Mos harxhoni bazooka! Mos harxhoni Health Bars (KURRE!!!). Jane gjerat me te vlefshme dhe mos harroni festat e Nentorit 🙂