Taksat, importi 1-99%

Day 2,505, 15:36 Published in Albania Albania by Yll Shqiptar

Deri më tani kur po shkruaj artikullin nga shqiptarët u paguan gjithsej 808.1 ALL taksa

Kur heqim nga shuma e përgjithshme 80% të cilat për shkak të pushtimit të territoreve origjinale nga ana e Serbisë, shteti shqiptar sot ka përfituar vetëm 161.62 ALL taksa

Taksa e importit

Nëse ne e risim taksën e importit në masën 99 përqind, duke pasur TVSH në masën 1%, një shtetas i huaj do të shiste produktin e tij 100% më shtrenjtë se sa që e shet në vendin e tij.

Pse ndodhë kjo?

Shembull 1.

Në qoftë se një shtetas i Bosnjë Hercegovinësvendos që të shes në tregun shqiptar armë(kualiteti më i lartë 7) me çmimin momental 6.0 ALL

Si rrjedhojë : 6 all çmimi momental, 100% taksa(99 import dhe 1 TVSH), fitimi i shitësit 3 all!

A do të shisnit me kaq humbje në një treg të huaj? Unë mendoj se JO!



b]Taksa e importit[/b]

Nëse ne e risim taksën e importit në masën 1 përqind, duke pasur TVSH në masën 1%, kemi këto të dhëna si vijon :


Shembull 2.

Në qoftë se një shtetas i Bosnjë Hercegovinësvendos që të shes në tregun shqiptar armë(kualiteti më i lartë 7) me çmimin momental 6.0 ALL

Si rrjedhojë : 6 all çmimi momental, 2% taksa(1 import dhe 1 TVSH), fitimi i shitësit 5.8823... all, fitimi i shtetit shqiptar 0.1176... ALL

Me vetëm 0.1176...ALL humbje, një shtetas i huaj nuk do të hezitonte që të shiste brenda tregut tonë

Konkluzion

1.Duke pasur parasysh të dhënat e paraqitura lart, vlerësoj se masa e importit në 99% është masë e bllokimit të tregut të huaj që vjen nga jashtë vendit .
2.Si pjesë e artikullit përdora dy ekstremitete, në mënyrë që të shohim më pas vlerësimin se si duhet të jetë më saktë gjendja në të ardhmen tonë.
3.Pa pasur territoret tona origjinale, duhet të e kuptojmë se nga 100 ALL që i fitojmë nga taksat, 80 i ka Serbia.
4.Gjendja momentale me rregullin e ri, i ka bërë dëme shteteve të vogla e të pafuqishme si jemi momentalisht sepse fundos ekonominë tonë.
5.Është mase e nevojshme që të kemi prurje të reja të lojtarëve, duke rritur fuqinë tonë shitëse dhe blerëse brenda tregut, por edhe aspektin ushtarak të lojës


________________________________________________________________________________

Nëse mendon se ia vlen, jepi një votë dhe një të shpërndarë të mirë 🙂