Okolje ON/OFF

Registrirajte se

 

Naprej

Naprej Z ustvarjanjem računa se strinjam s pogoji uporabe & pravilnikom o zasebnosti

Rikthim???

Dan 1,900, 16:30 Published in Albania Albanija s strani ujku76

Motra e Vëllezër, miq e shokë, bashkëkombas, Nipa të Kastriotit!

Para pak kohësh u largova nga loja. Arsyet pse i dini e s'po zgjatem. Turqit, pas 500 vite eksperiencë (kështu po e quajmë) me shqiptarët kanë nxjerrë një thënie që sintetizon sipas tyre temperamentin tonë – "O Zot, mëndjen e parë të shqiptarit jepja kalit; mëndjen e dytë jepja djalit". Nuk besoj se ka nevojë për shpjegime kjo thënie e turqve osmanllinj.

Ternakopi në një koment (që është akoma në mur) thotë se ika per ti shpëtu luftës së Kosovës :) Në fakt lufta në betejën e Kosovës kishte një të mirë. Kuptova se sa herë të mbetet hatri apo zemërohesh për dicka, gjëja më e mire është të pajisesh mirë me armë, ushqim, energji e t'ja nxjerrësh inatin serbëve. Të ndihmon shume të largohesh nga streset e lojës (çudi që një lojë e shpikur për argëtim të krijojë strese). Këtë ja u keshilloj nxehtësisht të gjithëve. Eshtë më e mirë se joga kundër stresit.

Keto ditë që ndejta "jashtë" kuptova se problemet tona të brëndshme, pra shqipe me shqipe apo më mirë, vëlla me vëlla, vijnë kryesisht si pasojë e mungesës së komunikimit ndërmjet nesh. Si per ta provuar këtë, sapo u riktheva dëgjoj per debatet e kongresmenëve tanë të nderuar në lidhje me çeshtjen e arit të medaljeve të tyre. Megjithë hallet që ka Shqiperia djemtë tanë akoma nuk merren vesh as per dicka kaq të thjeshtë.

Mendojeni keshtu: nëse njëri prej nesh, të themi Presidenti, vjen e thotë – "të lutem, më duhet goldi yt për të paguar mercenaret në luftën e Kosovës se banka jonë s'ka asnjë lek e xhepat na u zbrazën fare". Do kishte shqiptar këtu që do ja mohonte arin atij?! Pyetje retorike. Nga ana tjetër, nëse dikush të thotë – "atë arin që more nga medaljet dorëzoje shpejt tek ministri se na duhet e mos zgjat". Si do vepronit?! Pyetje retorike edhe kjo.

Me këtë që thash dua vetëm të jap një shembull të thjeshtë se si kur dicka nuk bëhet në mënyrën e duhur krijon efekt të kundërt me qëllimin për të cilin u krijua. Sidomos kur vjen puna me pasardhës të ilirëve (duhet të ketë një arsye pse paraardhesit tanë quheshin "i lirë").

Edhe diçka tjetër që kam vënë re gjatë këtyre ditëve të qeta reflektimi. Vjen nje ushtar i huaj dhe të thotë – "më jep armë të luftoj për Shqipërinë". Si do vepronim ne? Sigurisht që me kënaqesi do ja jepnim e madje do ta falenderonim shumë herë mikun që ka zgjedhur të na ndihmojë (pa kerkuar shpërblim në para e ar) dhe madje edhe do krenoheshim duke thënë që kemi gjetur lojtarë që luftojnë për ne.
Po nëse vjen vellai yt e të kerkon armë? Ja japim sigurisht, por tani presim që ai të na thotë 100 herë faleminderit e të na e dijë për nder (e dini mirë se ç'do të thotë të ta dij dikush për nder). E shihni dot dallimin midis dy rasteve?

Pse me të huajt kemi një sjellje sikur u a kemi borxh e me tanët, sikur na e kane borxh?

Dua t'ju bej një pyetje. E dini cila eshte arritja ime më e madhe në këtë lojë? Medaljet? Harxhimi i shumë goldeve për të fitu një betejë? Artikujt që kam shkruajt? Jo! Është Shpata e Kastriotit. E dini pse? Sepse edhe pas ikjes sime gjërat vazhduan njësoj sikur te isha unë aty. Shpata e Kastriotit është një institucion që funksionon edhe po të largohet ai që e ideoi, që e krijoi. Kjo është e vetmja arritje e imja për të cilën jam krenar. Dhe është diçka kaq e thjeshtë që nuk do as mend.

I gjithe suksesi i saj rrjedh në mënyren se si ne e shohim njëri-tjetrin, për respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe mbi te gjitha për besimin tek njëri-tjetri. Nuk ka rëndesi se kush bën pjesë, se cilën parti mbështet, se çfare bindjesh ka. Aty jemi të gjithë njësoj. Nga i pari tek i fundit. Kapitenët janë zgjedhur rastësisht. Janë ata që bëjnë gjithë punën në fakt. Po të largohen ata të tjerë do i zënë vëndin. Sigurisht që ka edhe probleme. Sistemi i lojes, jeta reale janë pengesa për këdo.

Pse nuk mund te krijohet e njëjta situatë në vendin tonë te vogël? Pse nuk jemi të zotë të krijojmë një administratë që nuk e çan kokën se kush vjen e ikën nga pushteti po merret me punen që i takon?

Kur hyra në lojë gati nje vit më parë më thërritnin bebe: "po rri o bebe se s'di gjë ti për lojën"; "po rri o bebe mëso lojën njëherë pastaj hajde na trego per kë të luftojmë" :) Atëherë merrja ushqim tek FPZH-ja. Tani edhe mbas një viti, lojtarët e rinj, apo të sapoardhurit (sinqerisht që fjala bebe nuk me tingellon mirë dhe do doja që ta shmangim nga fjalori) përsëri aq mund t'u sigurohet. Jemi rritur në forcë e në numër. Kemi arritur të zbythim fyromsat e të pushtojme Malin e Zi. Por kur vjen puna tek ndihmat për të rinjtë jemi akoma aty, tek 50ff në ditë për ata nën nivelin 26. Tani unë ju pyes Ju. Ky eshte progresi?

Kam përshtypjen se ju lodha me pyetje. Po ndalem këtu.

Mirësejugjeta dhe na qoftë rruga e mbarë se Shqipëria ka shumë rrugë për të bërë!

Me respekt
ujku76

 

Komentarji

LioneX aKa MeDzeLi
LioneX aKa MeDzeLi Dan 1,900, 16:38

PRINÇ ! WELCOME BACK OLD WOLF

Divineal
Divineal Dan 1,900, 16:41

E lexova te gjithen dhe ka shum kuptim pajtona me ty ne cdo fjale qe e ke cek Respekte ujku mire se vjen

maxXxy666
maxXxy666 Dan 1,900, 16:41

V

maxXxy666
maxXxy666 Dan 1,900, 16:44

Ujku e kam dite qe smund e len Lojen vetem nese e kput Rrjetin Komplet qe mos te mundesh me u kyq mir se u ktheve....

Sleven777
Sleven777 Dan 1,900, 16:44

kur ke te drejte ke....

jonkastrioti
jonkastrioti Dan 1,900, 16:45

Mire se vjen TRIMI o7

jonkastrioti
jonkastrioti Dan 1,900, 16:50

@Eros a lihet Shqiperia he burrrr ?

maxXxy666
maxXxy666 Dan 1,900, 16:52

Jo valla jon.....o spo mundem bre me lan sa po thom po e le po i pshurri nto prap po kthehem

ujku76
ujku76 Dan 1,900, 16:59

Miresejugjeta te gjitheve! Per hajer na qofte kthimi!

Rrofte Shqiperia Etnike!

Andiroid
Andiroid Dan 1,900, 17:11

o7 Mjeshter

Titulli i artikullit (besoj) sikur ka nevoje per nje modifikim te vogel... Ato 3 (???) sikur stonojn, me mire 3 (...)

Mirseerdhe perseri : )

AlbMuslim
AlbMuslim Dan 1,900, 17:16

mirse erdhe o ujk ,se na mbuluan hienat

ujku76
ujku76 Dan 1,900, 17:26

Ato pikepyetjet shkojne meqe ne artikull kam bere shume pyetje. Rikthim??? ne kuptimin qe do vazhdojme me rrumpallen ne kete vend apo do ndryshojme menyren e te berit te gjerave. Eshte pyetje qe u drejtohet vetes, lojtareve, te gjitheve. Pra a ja vlen te rikthehesh? A do jene gjerat njesoj apo do ndryshojne? A ka kuptim te rikthehesh nese gjerat nuk ndryshojne?

???

ShkupiRepublic
ShkupiRepublic Dan 1,900, 17:39

Ujku mir se erdhe o vlla

Andiroid
Andiroid Dan 1,900, 17:45

Te gjithe ne e kemi ne dore shkelqimin, renien, fatin dhe te ardhmen e eShqiperise! Sigurisht qe dhe ndryshimi varet nga ne, sepse secili nga ne e ka ne dore dhe eshte e kote te presim qe ndryshimi te vije nga te tjeret kur hapin e pare mund ta bejme vet ne...

Ke bo shume pytje tek artikulli ku pergjigjet jane retorike, pranej thash qe do ishte me bukur me 3 pika retiçenc ; )

Terrnakopi
Terrnakopi Dan 1,900, 17:45

Harrove me e ceke se Terrnakopi ka ba hajgare. Mire u kthefsh.

ujku76
ujku76 Dan 1,900, 18:25

E di qe bere hajgare. po nga ajo mora shkas me e shkrujt ate paragrafin e vogel.

LavaMelts
LavaMelts Dan 1,900, 22:32

Te gjithe kthehemi eventualisht

Terrnakopi
Terrnakopi Dan 1,900, 23:45

Drangue!

BubullimaAl
BubullimaAl Dan 1,900, 23:47

jam dakort me lavan,por dhe me erosin,duhet te shkepusim rrjeti qe te rrim larg kesaj loje.Mire se na u ktheve Kryekomandant

Arius argiri
Arius argiri Dan 1,900, 23:59

V

Altaer
Altaer Dan 1,901, 01:35

V

mikeli4free
mikeli4free Dan 1,901, 01:56

ujku je personi i vetem qe sa here lexoj postimet e tua me cohet mishi kokerr, dhe nuk te bjen ne fjale ne toke si i thone atij muhabetit. thjesht te them me behet qefi qe po e vazdhon lojen, nuk po te them mireseerdhe. 3-4 vete i duhen shqiperise si puna jote !!!

Dr. A. Kulla
Dr. A. Kulla Dan 1,901, 01:57

V

Atdhe2
Atdhe2 Dan 1,901, 02:15

v+s respekt

CYANlDE
CYANlDE Dan 1,901, 02:33

Mir se erdhe o Trim

Kthetra Alb
Kthetra Alb Dan 1,901, 02:36

mireseerdhe ujku!!

Olsius
Olsius Dan 1,901, 02:51

Mire se erdhi v... Ujku i madh!

KingBato
KingBato Dan 1,901, 03:39

shyqyr pra

Kris the Intriguer
Kris the Intriguer Dan 1,901, 04:09

haha nga erep s'largohesh kollaj e shikon.
une kam ber perpjekje nja 3 her deri tani dhe ja ku jam.
mire se u ktheve:D

sulmuesi
sulmuesi Dan 1,901, 04:40

Forca Ujku76

EFALB
EFALB Dan 1,901, 05:11

Vote ujku
"Por kur vjen puna tek ndihmat për të rinjtë jemi akoma aty, tek 50ff në ditë për ata nën nivelin 26. Tani unë ju pyes Ju. Ky eshte progresi?"

Kete vetem ai qe ka nje vizion edhe nje eneder ne koken e tij mund ti jape pergjigje.
Mireseuriktheve

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Dan 1,901, 05:17

Mirse u ktheve vlla se ska lezet pa ty o/

AqifPasha
AqifPasha Dan 1,901, 05:33

ujku76 per President , menjehere.

Ashtu siç ka bere administraten funksionale te MU besoj se do te beje dhe administraten shteterore.

Bashke me erosin, maxxyy jeni legjenda....... une dua njerin nga keto te tre per president.

PLATO FUCK YOU BYE
PLATO FUCK YOU BYE Dan 1,901, 05:38

sdi qka u ktheve se kesh tu u bo cp

Labern
Labern Dan 1,901, 05:47

Ej allahile nese e leni lojen lejeni mos boni ksi konspiracione palidhje politike tash qe u ktheve bonu CP jo ban kshtu jo ashtu ju lutna kush rri ne dit tmira let rrin edhe ne te fshtira e mos ikni si leprinj ne te vertet a emrin ujku, ariu, bufi, gjingji .... o/

donlaerto
donlaerto Dan 1,901, 06:04

vvv

AqifPasha
AqifPasha Dan 1,901, 06:13

hahah president Laberni. Rri se do behesh akoma me shume qesharak ne keto dite te fundit.
Pas atyre gjerave qe ndodhen "pa dashje".

Arius argiri
Arius argiri Dan 1,901, 06:25

LABERN VELLAI ! AMAN VELLA KUJDES SE MOS GABON DHE I SHPALL LUFTE EDHE KINES SE NA MORRI LUMI FARE PASTAJ!
JEPI NJE TE RISHIKUME ABETARES VELLA NE VEND QE TE MERRESH ME UJKUN SE DO SHPETOSH VETEN DO NA SHPETOSH EDHE NEVE NGA "GABIMET" E TIPIT "ME FALNI VELLEZER POR NE VEND QE TI SHPALLJA LUFTE MALIT TE ZI MMMMM I SHPALLA LUFTE SEBRISE SSSSSSS!

Andiroid
Andiroid Dan 1,901, 06:56

@ Laberno kto gjona po te kishe qen aq Burr sa po kerkon te dukesh tja kishe thon atyne shokve tuj ne fillim: festimbeqes dhe kushtrimzzit para 2 mujve...

Fatkeqsisht ne kete loj nuk ka shume BURRA...

(edhe sa meresh me malazezet tu fol serbisht, futi nje te rishikim abetares...) o/

EFALB
EFALB Dan 1,901, 07:16

Eh mor Labern se je edhe ne fund te mandatit.
Tani qe te luash aty ku duhet edhe ashtu sic duhet, shko te behesh eDjali i ndonje eBabai se punet e qeverise kerkojne pak me shume nivel se ai i joti ketu.

Sabri Hakuli
Sabri Hakuli Dan 1,901, 09:02

E kemi pas shum te veshtire ateher.Ja p.sh une qe nuk e kam dit qka osht strght nuk ma ka spjegu askush dhe tani kom shum pak streght me krahasim me te tjerert.Une ne EKONOMI jom shum i prapa mbetur.Po shyqyr qeta lojtart e ri e kan kuptu mir se qka osht strght

Vote

Sabri Hakuli
Sabri Hakuli Dan 1,901, 09:04

Po ashtu Ujku76 osht lojtar 1 dit ma i vjeter se une sa lvl o ujku sa lvl une
Atehere nuk ka pas video tutoriale ose artikuj.

Lucifer aka Biuy
Lucifer aka Biuy Dan 1,901, 09:29

Mire se erdhe serish vlla

Snooop Lion
Snooop Lion Dan 1,901, 09:51

e qe sun po shaj ...
qa osht kjo fore jotja u largova u ktheva?! mos ja ke jep acc karisuit?dyshoj sepse vetem e pash 200 milion faqe per nje artikull qe kuptohej vetem nga titulli!
apo luajte ndonje lloto e fitove ca para e u ktheve ngase nuk kishe arme per te furnizu MU ? hyhyhyhyhhyhy

Te lutem vella i Dashur mi jep nja 50k cc se jam borxh ende te mercenaret (nese nuk beson kam ende ate docs qe kan luftu )

Te pershendes nga zemra e zemres e zemres te loqkes e loqkes PA DYSHIM JE I MODH te lumte
BRACE YOURSELF, PLISAT TROLL ARE COMING

Snooop Lion
Snooop Lion Dan 1,901, 09:53

e ti Arius mos po don NE me te ba si atij Gjelit
ahahhahahah te loviti tyyy shum

Armant
Armant Dan 1,901, 10:41

V

Pranvera Hoti
Pranvera Hoti Dan 1,901, 12:49

Shume ja paske qellu me qat diskutimin e perdorimit te termit 'bebe' per lojetaret e rinje, pajtohem me juve

LEKSENDER
LEKSENDER Dan 1,901, 13:25

Ke shkruar shume te verteta ne kte artikull Ujku
Te gjith duhet te mendojm si mund te zhvillojm me shum eShqiperin ne menyr qe dhe te kenaqemi duke luajtur te gjith lojtar te vjeter e te rinj

Snooop Lion
Snooop Lion Dan 1,901, 15:34

tubua: jaaaaaaaa 5 euroo

 
Objavi komentar

Kaj je to?

Prebirate članek, ki ga je napisal državljan eRepublika, izjemne večigralske strateške igre, ki temelji na državah iz resničnega življenja. Ustvarite svoj značaj in pomagajte vaši državi doseči slavo medtem ko se uveljavljate kot vojni junak, znan založnik ali finančni mogotec.