Reforma ne organizimin ushtarak: RREGJISTROHUNI!

Day 1,759, 13:57 Published in Albania Albania by DonCurtis


Përshëndetje qytetarë të Shqipërisë!

Siç mund ta keni vënë re qeveria ka ndërmarr disa reforma në planin e organizimit ushtarak. Këto reforma mbështeten në disa pika kryesore si: kthimi në shqipëri dhe mbledhja e te gjithë ushtarëve shqiptarë që kanë CZ të huaj në katër MU Albania D1-D4, organizimi i sulmit të përbashkët në orën 22:00 për divizionet 2-3-4 dhe dhënia e ndihmave prej 7 tankesh Q7 për të gjithë ata që paraqiten në sulmin e përbashkët. Dita djeshme ishte një fillim i suksesshëm që na bën të shpresojmë për më mirë në të ardhmen.

Bashkë me këto reforma qeveria ka për synim të mbajë nën vëzhgim edhe ecurinë e vendit nga pikpamja ushtarake nëpërmjet statistikave rreth ushtrisë shqiptare dhe divizioneve të saj. Këto statistika do i referohen faqes egov4you.info që është dhe burimi kryesor i statistikave sot për sot në eBotë. Së shpejti përveç statistikave të përgjithshme që janë të aksesueshme nga gjithkush që viziton faqen, qeveria shqiptare dëshiron të përdori edhe opsione shtesë që të ofron kjo faqe për kontrollin e damage gjatë sulmeve të përbashkëta apo edhe gjatë një beteje të caktuar shumë të rëndësishme. Këto statistika do na shërbenin neve si shtet për të kuptuar organizimin dhe fuqinë tonë reale por gjithashtu edhe për ti treguar aleancës se çfarë kontributi ushtarak ne po japim për të.

Për këtë gjë kërkojmë edhe bashkëpunimin tuaj. Ajo qe duhet të bëni fillimisht është që të regjistroheni në egov4you.info të gjithë pa përjashtim, e përsëris TË GJITHË PA PËRJASHTIM. Një guidë rreth regjistrimit do e gjeni më poshtë. Me regjistrimin i jepni mundësi edhe vetes tuaj të keni akses në shumë statistika interesante si për veten tuaj ashtu dhe për MU-të apo shtetin. Jam i sigurt që do gjeni shumë gjëra interesante në atë faqe.

Ja për shëmbull si duket faqja e statistikave personale.




REGJISTRIMI

A më duhet një account për të përdorur egov4you?
egov4you mund të përdoret edhe pa një account por duke e pasur një të tillë ke akses në opsione dhe statistika shtesë.

Si ta bësh regjistrimin?
-Fillimisht shko në faqen egov4you.info

-Kliko butonin "register"


-Vendos ID tënde në ekranin që del. Numri i ID janë shifrat në fund të linkut të profilit tënd. Për shembull profili im është ky: http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/5162399
ID ime në këtë rast janë numrat 5162399



- Më pas do ju dali kjo tabelë


-Bëjini copy rreshtit me të zeza dhe pastaj shkoni tek faqja e profilit tuaj në eRepublik. Klikoni butonin "edit profile" dhe tek pjesa ku mund të shkruash diçka për veten jepini paste dhe pastaj save. Më pas kthehuni tek faqja e egov4you dhe shtypni butonin "connect".

Do ju shfaqet një tabelë e tillë me emrin dhe passwordin tuaj


-Shënoheni diku passwordin dhe pastaj mund të bëni login.


A mund ta ndryshoj passwordin me një që e vendos vetë?

Po patjetër. Pasi të bësh login kliko tek butoni "account". Pastaj kliko mbi "change account password". Vendoseni passwordin tuaj të ri dy herë në kutijat përkatëse dhe shtyp edit dhe passwordi jot u ndryshua me sukses.


Kaq ishte përsa i përket regjistrimit. Rreth hapave të tjerë do ju njoftojmë me artikuj guide rreth përdorimit të faqes. Për artikuj guidë dhe artikuj me statistika rreth ushtrisë shqiptare ndiqni gazetën Vox Albania. E rendësishme është që në këtë fazë të parë të regjistrohemi të gjthë pa përjashtim.

RROFTË SHQIPËRIA!

Me respekt,
Ififif - Departamenti i Statistikave

Don Kurtishi - Zëdhënës i Qeverisë


Linqe:
| Vox Albania - Statistika per Divizionet Shqipetare | eGov |
Linqe Tjera:
| Ministria e Mbrojtjes |Ministria e Edukimit | Gazeta e Presidentit | Cati Shqipëtar |