Puna e Ministrise se Wikipedias dhe Statistikave Deri me Tani / KONKURS

Day 1,754, 15:24 Published in Albania Albania by DonCurtis

Deklarate nga Ministria e Wikipedias dhe Statistikave, shkruar nga NightFury2:

Pershendetje eQytetare,

Une do te perfaqesoj projektin e Wikipedias per muajin shtator. Dua te shtoj qe eshte nje nder qe me eshte besuar nje poste i tille dhe do e marr seriozisht punen qe do te behet per kete muaj.
Tani per tani ne ekip jemi une (NightFury2) dhe Ififif, dhe te dy do te bashkepunojme qe te arrijme suksesin qe muaji i kaluar nuk e ka pasur.
Muaji i kaluar ka qene i veshtire per mua sepse morra ban pa nevoje.Ndoshta disa me mbajne ne mend si eAmai dhe me ate account kisha kontribuar mjaftueshem ne wikipedia por protesta ime e gjate per pranimin e kosoves nuk ju pelqeu adminave keshtu qe me futen ban per mos ndjekje te rregullave edhe pse aty shkruan per multi accounting.

Tani te dalim ne teme se pse po shkruhet ky artikull. Se pari me brengos fakti qe faqet ne wikipedia jane shume te nenvleresuara, madje zevendesohen me tutoriale ne gazeta dhe youtube. Personalisht mendoj qe nese nje lojtar i ri deshiron qe te merr nje mendim profesional per sa i perket zhvillimit te qytetarit te tij, atehere ai duhet ti drejtohet wikipedias pasiqe mendimet aty jane neutral dhe prekin qdo mundesi sesi te zhvillohet nje qytetar, perkunder tutorialeve te cilat bazohen ne eksperienca personale te autorit.
Tani sigurisht do te thoni "Si te na ndihmoj wiki ne shqip kur nuk eshte perkthyer?" Epo kjo nuk eshte pune individuale kjo kerkon nje grup me njerez qe kane eksperience ose deshirojne te mesojne se si te punojne ne wiki.
Qe nga sot do te hapet konkursi per perkthyes ne wikipedian shqip te erepublik.

Kerkesat Minimale:


*Njohuri te larte te anglishtes (Primare pa kete ju lutem mos aplikoni)
*Njohuri baze te sintaksave dhe kodeve ne wikipedia (Sekondare,gjithashtu do te ndihmojme ata qe shprehen te gatshem)
*Te kesh kohe te lire (se paku 3-4 artikuj ne jave,qe do te thote 3 deri ne 4 ore ne jave)


Aplikimet mund ti dergoni tek http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/6401158

*Data deri kur pranohen aplikimet eshte ende e pavendosur


Gjeja e dyte qe do te deshiroja te flasim eshte mbikqyrja e faqeve anglisht te cilat kane te bejne me shqiperine. Keto deri tani i ka mirembajtur per mrekulli ififif por ai per momentin nuk ka kohe te lire qe te merret me to. Per ata qe jane te interesuar per kete pozite, te me dergojne PM pastaj do mirremi vesh se çfare mund te bejne.

*Shenim : Nuk do te thote qe gjithsesi aplikimi juaj do te pranohet.Ne do ti konsiderojme te gjithe ata qe aplikojne,por aplikimi dhe pranimi jane gjera te ndryshme dhe ju lusim qe te keni mirekuptim edhe nese merrni pergjigje negative.


Gjeja e trete do ishte channeli te cilin kemi krijuar, si dhe puna qe do te behet duke filluar nga e hena.
Mund te na kontaktoni ne #ealbaniawiki per qdo gje,ose nese ju duket e lehte te me dergoni PM ne loje, edhe ashtu ben.

Puna qe do te behet per kete jave ne perkthimin e artikujve do jete e koncentruar ne perfundimin e faqes kryesore ose ne Portal. Ka edhe shume pune ajo faqe dhe ma do mendja se me ndihmen tuaj do te arrijme qe ta perfundojme brenda 2 javesh.

Nese deshironi te dini se cka kemi bere deri tani ja tek eshte linku:
http://wiki.erepublik.com/index.php/Category:Shqip

Linku per tek Portali Shqip:
http://wiki.erepublik.com/index.php/Main_Page/Shqip

*Shenim : Per cdo faqe te perkthyer mund te referoheni tek linku i pare pasiqe qdo faqe do te futet ne ate kategori (perjashtim kane faqet e krijuara per personalitete)


Nuk me mbetet gje tjeter te them, vetemse shpresoj ne sukses.

Faleminderit,
Me te mira,
NightFury2.