Propozim kongresit: Hetimi i chatit #albania

Day 2,107, 05:19 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Pershedentje vellezer,
se pari ju falenderoj ju qe votuat Partine Nacionaliste, keni bere zgjedhjen e duhur, dhe kete gje do jua vertetojme me veprat ne vazhdim. Meqenese kongresi nuk ka nje mesazh te perbashket kesaj here po perfitoj nga rasti te bej nje artikull per draft-ligjin qe dua te propozoj, ne kete menyre jemi transparent me te tere.

Ka mjaft ankesa per chatin #albania, shume persona kane marre ban per arsye qe mbase jane nje idiotllek i papare, ose pa arsye fare. Ajo qe Partia Nacionaliste kerkon, eshte hetimi i ketyre baneve, nje per nje. Meqenese chati eshte prone publike, gjejme arsye te mjaftueshme per t'i bere nje kerkese te tille parlamentit.
Hetim per cdo ban ne #albania

Ne baze te kushtetutes se krijuar nga DonCurtis, ne kohen e presidences se VisarJ, dhe miratuar nga parlamenti i asaj kohe, votimi do te zgjase 48 ore nga koha e publikimit, dhe per t'u miratuar duhen 66% te votave, kush kongresmen s'voton ne kohe, vota e tij nuk llogaritet. Votimi behet ne komente duke shkruar "Pro" ose "Kunder". Nderkohe pjesa tjeter e shqiptareve te japin mendimin e tyre per kete ceshtje. Ne rast se parlamenti nuk e miraton, por shumica e shqiptareve jane pro kesaj, atehere s'na mbetet gje tjeter vecse te iniciojme nje referendum popullor.
Per te qene te qarte vota ime shkon "PRO".
Ju faleminderit!

PS: Ja dhe nje rast i fresket i sapo keputur nga pema