Politika dhe dredhimet e saje!!!
Kliton C.T
Kurdo, kur politika bëhet impotente, këndej apo andej shfaqen akuzat për tradhti.
Tradhtar, klithë gruaja e cila sapo është ndarë nga krahët e të dashurit. Tradhtare akuzon burri me gjurmët e buzëkuqit në qafë. Tradhtar akuzon portieri që e ka shitë lojën. Tradhtar akuzon pensionisti që ia kanë vonuar pensionin. Tradhtar klithë hoxha që pi rakinë tinëz. Tradhtar klithë prifti që prishë celibatin. E minoritetet kur bashkëpunojnë me shtetin...
E kur jemi te tradhtia, krejt puna është me ja pritë përpara. Çështje taktike! Si po duket, këto janë rregullat e pashkruara të këtij “biznesi”. Se për dikën është bërë biznes. Etiketo e fito! Gërvisht e fito.
Një anekdotë tregohet në popull: Dy gra me moral të dyshimtë takohen rastësisht në rrugë. Njëra prej tyre, kur e pa rivalen e vet, atë e kapi një shqetësim i arsyeshëm. Tash ka me më sha, mendoi me vete. Ma mbaj djalin, i kërkoi ajo vjehrrës së saj. Duhet me ja pritë përpara. Edhe ia priti. E shau e para. Lavire, moj lavire - i tha.
Me kot pastaj ajo tjetra përpiqej me i thënë ”edhe ti je lavire”. Ishte vonuar. Nga zhurma e krijuar në lagje askush nuk i dëgjonte arsyetimet e sajë.
Kërkoj ndjesë për fjalorin. Fjala lavire është shprehje jashtë bontonit. Thuhet se shpreh zanatin më të vjetër në botë. E fjala prostitutë, që tingëllon më profi, në kohën e zhvillimit të kësaj anekdote ende nuk ishte e zakonshme ndër kombin tonë të lavdishëm. Edhe pse, me gjasë, zhvillohej si “biznes”, askush nuk krenohej me këtë. Zhvillohej prapa mureve të larta. Prapa perdeve të trasha.
Politika është një “prostitucion” i llojit tjetër. Pa mbulesë apo me mbulesë. Kur fillon gara është vështirë me e ruajt burrërinë. Privilegjet që ofron politika,"pushteti" fama apo pasurimi i shpejt , janë një grep në të cilin bien me babëzi peshqit e vegjel të partive tona. Madje edhe peshqit e pavarur. Kur jemi te fjala burrëri, i lus feministet të mos më kapin për fjale. Në këtë rast fjala burrëri nuk ka kuptimin e zakonshëm maskulinist.
Nejse, të kthehemi te taktika “me ja pritë përpara”. Ai që ja pret përpara, nga publiku ynë zakonisht perceptohet si në rregull, për kundër dyshimeve të rastit. Pastaj vjen zhurma e përgjithshme kur askush nuk e dëgjon askënd. Në publik apo Kongres bëhet tollovi. Mbahet mend veç kush shau i pari.
Kjo taktikë përdoret shpesh edhe në fushat e tjera. Kohëve të fundit po përdoret shumë në politikë. Nëse fjalën lavire e zëvendëson me fjalën tradhti dhe tradhtarë, shpaloset taktika e njëjtë: me ja pritë përpara.
Krisfor
Comments
First per Autorin.
Politika dhe dredhimet e saje!!!
http://www.erepublik.com/en/article/politika-dhe-dredhimet-e-saje--2303669/1/20
SubPole
take care with this guy.. he is a scammer
vote
Campaign "One Day Witout Plato"
On Day 2100 DON'T BUY GOLD TO PLATO
Alone we are weak but TOGETHER we are STRONG
Let's show him how the economy works.
Re-Shout
ky eshte artikull i ribotuar ne mos gabohem! kam pershtypjen se e kam lexuar edhe shume kohe me pare!
po e vertet dikur ta pata dedikuar Ty 🙂 por tash mu duk I pershtatshme ta ribotoja duke marr parasysh ngjarjet e fundit ne vend 🙂
EEEE! kjo nuk eshte e drejte!!!! eshte njesoj sikur nje poezi dashurie qe e ke shkruar per nje vajze ta perdoresh pastaj me gjujt edhe te tjerat!!!
o burri qka me ke shti me qesh hahahahahahaahah
Ky eshte botim i Ismail Kadares 🙂
http://botasot.info/opinione/236137/streha-e-fundit-e-horrave/
e kom postu edhe ne erep 😃 http://www.erepublik.com/en/article/streha-e-fundit-e-horrave--2303935/1/20 vetem e vetem se i kom pa disa shqiptar qe e kan shajt skenderbeun edhe ne erep e ktu tregon ku i kan mar argumentet 🙂
V
Bravo !
Nuk thot kot populli qe politika esht kurve
o/
Bravo! Me pelqej shume menyra e shkrimit
o7
bravo...big vote
Kjo metod ka fillu me te madhe sidomos keto 3 muajt e fundit
edhe mandej dalin te kqij ilyrians . pse . thjesht . sepse sju shkojm mbas valles kerkujt
siq thuen amerikant LOL
ose siq thuen shokt e mij LLOLL
o krisfor njesh je...ka shume burra kurva keto kohe ske cben 😁
http://www.erepublik.com/en/article/koha-per-ndryshim-shperndaje-kete-artikull-fito-200-energy-free-50-te-paret--2304336/1/20
lexojeni 200 energy free
[removed]
[removed]