Pershendetjet e fundit!

Day 1,934, 17:36 Published in Albania Albania by ujku76
Te dashur Qytetare te Shqiperise, bij e bija te Arbrit, nipa te Kastriotit!

Po ju shkruaj shkurtimisht dhe me nxitim ne mungese te kohes si ish-Presidenti i muajit Shkurt per t'ju sqaruar pak ne lidhje me disa gjera qe kane rendesi per Shqiperine ne kete loje.

E para dhe me kryesorja:

Borxhi i fundit i ngelur ndaj mercenareve per luften e fundit u pagua. Ja ku eshte linku

Prandaj, mos u shqetesoni te grumbulloni para per kete pune. Gjithshka u krye sic duhet. Ju falenderoj te gjitheve Ju qe kontribuat gjate ketyre diteve me aq mundesi sa kishit. Nuk ka shume rendesi kontributi se sa ka rendesi fakti qe ate ju e dhate per Shqiperine. Jeni njerez te sakrifices, patriote dhe bujar, dhe me perulesi e them qe une kam qene i privilegjuar dhe i nderuar te jem Presidenti juaj per nje muaj.

Kam kaluar emocione te rralla dhe kam pasur te vetmin qellim t'ju sherbej juve sa me mire. Sepse Ju jeni Shqiperia Etnike te cilen une e permend kaq here. Pa Ju nuk ka as Shqiperi, as Kosove, as gje prej gjeje. Falemnderit qe jeni!

Tani te mos zgjatem shume. Dua te tregoj ca gjera qe u bene dhe nuk u bene sic duhet ne menyre qe Presidenti i sotem por edhe te tjeret qe do vijne ndoshta do ti ndihmoje per nje menaxhim me te mire te Shqiperise.

1. U perpoqa ti ndihmoj te gjithe lojtaret me arme. Ne fillim ndame 5 q7 dhe me vone 12 q6. Ideja e ndihmave eshte qe te nxise lojtaret te bejne DO-ne pa harxhu gold e para nga rroga ne menyre qe me ato te perpiqen te rritin forcen (upgrade TG-ve). Nderkohe, en bars dhe bazukat te ruhen. Pra qeveria ben sakrifice dhe lojtaret bejne sakrifice. Per Shqiperine kuptohet. Nuk mund ti kerkohet lojtareve tane te sakrifikojne pa pas pergjegjesi minimale te pakten per furnizimin me arme. Kjo eshte thelbesore dhe nuk ka lidhje vetem me respektin reciprok ndaj qytetareve.

Edhe nje here falemnderit djemve te programit UML me DonCurtis ne krye dhe djemte e tjere te Qeverise (s'po i permend me emra) qe u moren me kete pune.

- A kishte probleme me ndarjet e armeve? PO! Kishte vonesa, mungesa, ankesa se lojtaret aplikojne dhe nuk i marrin etj. Keto gabime besoj se duhet te merren parasysh dhe mund te ndreqen nga qeverite e tjera.

2. Sulmet masive. Qeveria ose me mire stafi i MoD dhe i MoE ne fakt organizuan disa sulme masive ne chatin e ri #eShqiperia (arme q7 ndaheshin sipas healthit te lojtareve). Pse u nderrua chati e dini, s'po zgjatem. Ideja ishte thjesht per ta bere lojen me interesante e me argetuese (megjithese na duhej te degjonim sharje e tallje te tipit sa i ke shit sulmet, sa lek ke marr qe po luftojme per kete apo ate shtet etj etj). Nejse. Disa sulme paten sukses se terhoqen numer te konsiderueshem lojtaresh. Te tjeret jo. Ka gabime ne organizim? Sigurisht. Mund dhe duhet te ishte bere pune me e mire. Ndoshta nderrimi i chatit ishte gabim. Megjithate u perpoqem. Kaq mund te them.

3. MoE u perpoq te bente nje kuiz ne chat thjesht per te heq monotine e lojes. Nuk pati interes nga lojtaret. Nuk i di arsyet pse po di qe djemte u perpoqen per te bere dicka te bukur megjithese nuk funksionoi. Uroj me shume sukses te kene qeverite e tjera ne kete pune sepse eshte dicka e mire.

4. Besoj se te gjithe e keni degjuar punen per MU-ne me lojtare amerikane qe po rekrutohen. Ajo ide ishte e Jonkastriotit qe para se te zgjidhesha une president. Une i premtova mbeshtetjen time personale (qofte si CP qofte si lojtar i thjeshte). Joni eshte njeriu qe duhet vleresuar per kete pune. Ai eshte ideatori dhe organizatori i nje prej gjerave qe do te kete ndikim te madh ne fatin e vendit tone ne te ardhmen. Une e falenderoj shume per gjithe ate pune qe ka bere ai bashke me LiLo1. Sigurisht qe ka edhe lojtare te tjere si Batoa qe po ashtu duhet falenderuar.

5. Lufta per clirim nga Serbia. Ajo lufte ishte vertete kenaqesi dhe gati sa nuk fituam. Ne fakt, e them me sinqeritet dhe pasterti, qe ne qoftese se Div yne i 4-te, pra MU-ja e famshme "Albanian Elite Unit" te ishte futur ne sulm ne betejat e para gjate nates se pare te sulmit, do kishim marre te pakten 12 pike te vlefshme ne D4 dhe luften me shume mundesi do e kishim fituar. Puna eshte se djemte e kesaj MU-je ne ato momente nuk donin te luftonin dhe i kishin bere bojkot Presidentit (luftes ne fakt) per arsye qe nuk dua ti permend tani. Kur nderruan mend diten e neserme, megjithe demin e jsahtezakonshem nga aleatet, mercenaret, dhe lojtaret tane me ne krye Krimikon (te cilin dua ta falenderoj per ate spektakel ne lufte) ishte e pamundur te kthehej fati i betejes. Une harxhova ne ate beteje dhe kam blere te pakten 1.8 miliarde dem. E perkthyer me gold do te thote me shume se nje fabrike q7 armesh. A bera mire? Ndoshta Jo. Nuk e di. Di qe vetem qe serbeve u dhame nje mesim te mire dhe u kenaqem me shpirt si rralle ndonjehere tjeter. Prandaj, mendoj se ja vlejti. Ne djall te veje fabrika...haha
Dua te falenderoj shume edhe AfroditenMF dhe Nameless qe me siguruan fonde te mjaftueshme (60k cc mora vetem nga Afrodita naten e luftes) emergjente per te mbuluar shpenzimet imediate me mercenare.

Edhe njehere falemnderit joni, batoas, erodial, serxhios, andit, e djemve te tjere (se po bej nai gafe me emrat prape) per organizimin e luftes. Jeni si shpirt te gjithe! Edhe ju qe luftuat jeni si zemer. Ishte kenaqesi e jashtezakonshme per mua. Edhe njehere falemnderit per emocionet qe me dhate. Te paharruara jane.

Tani misioni im ketu mori fund. Disa prej shokeve te mi me te mire, DardanH, Pikachuku, Nameless99 u larguan nga loja dhe nuk kthehen me.

Puna e Kosoves sic e kemi thene edhe here te tjera eshte poshterim, fyerje, shkelje dinjiteti per ne. Une nuk dua te jem pjese e loje rrumunesh qe nuk njohin vendin tone sic eshte. Cdo dite, ore, minute, sekonde qe kalojme ne kete loje poshteruese eshte shkelje me kembe e dinjitetit tone si bijte te Arbrit. Une terhiqem nga kjo loje, me keqardhje. Ne fakt, do doja qe nje bojkotim masiv ta benin te gjithe shqiptaret ketu, por e di qe eshte veshtire te biem te gjithe ne nje mendje. Cdo njeri prej jush i di vete punet.

Largohem me kenaqesine me te madhe qe me la dajaku qe i dhame serbve. Ja u uroj te gjitheve kete eksperience qe kalova une ketu me ju.

Jeni te mrekullueshem!

Mireupafshim

ujku

p.s.
Neser nisem per ne Åre, Suedi, per ca dite ski alpine, pastaj kam nje rruge per ne USA, ne San Antonio ku jam organizator i nje konference. Keshtu qe mos me coni mesazhe apo komente ne artikull se nuk kam mundesi t'ju pergjigjem.

Ha det bra!