Mbledhja e Pare e Qeverise (Raporti)

Day 1,756, 13:37 Published in Albania Albania by DonCurtis


Përshëndetje të gjithëve,
Mbrëmjen e djeshme u mbajt mbledhja e parë e qeverisë së muajit Shtator ku u diskutuan disa çështje të rrëndësishme për popullin shqipëtar në erepublik. Pikat që u diskutuan ishin:

1. Rikthimi në Shqipëri i Shqipëtarëve që kanë mërguar në shtetet tjera për shkaqe të ndryshme.
2. Ndihmat ne D1 dhe D2 (nivelet 25-26)
3. DO (Urdheri Ditor)
4. Sulmi i përbashkët dhe ndihmat për të
5. EDEN dhe eShqipëria

Për të lexuar vendimet e mara për këto 5 tema, lexoni më poshtë.


1. Tema e parë që u diskutua ishte kthimi i Shqipëtarëve në Shqipëri. Në lidhje me këtë gjë, Qeveria ju bën thirje të gjithë shqipëtarëve që kanë shtetësi të huaj, në kohën që do të kemi kongres, të rikthehen në eShqipëri dhe t’ju bashkohen sërish divizioneve Shqipëtare. E dimë se shumcia e mërgimtarëve e kanë bërë këtë gjë për shkak të bonuseve dhe furnizimeve që jepen nga shtetet tjera dhe MUtë e tyre, por ju lusim që të ktheheni në eShqipëri pasi me metodën e re të ndihmave (për sulmin e përbashkët) gjithëkush do mund të përfitojë rreth 7 armë Q7. Kthehuni në Shqipëri, sepse Shqipëria ka nevojë për ju!

2. Gjëja e dytë që u diskutua ishin ndihmat. U vendos që ndihmat të vazhdonin në të njejtën mënyrë, pra vetëm për Divizionet 1 dhe 2 (nivel 25-26), por me një ndryshim të vogël. Tani anëtarët e Albania D-1 do mund të zgjedhin një opsion varrësisht se çfarë ju nevojitet atyre (shko ne fund të artikullit për linkun). Gjëja që shtohet (financuar nga fonde personale) është ndihma për sulmet e përbashkëta. Këto ndihma do jepen për gjithëkënd, duke filluar që pasnesër. Lexoni pikën 4 për më shumë rreth sulmit të përbashkët.

3. Urdhëri Ditor (DO) ishte tema e 3 që u diskutua. Në fund të diskutimit u vendos që DO të jetë I njejtë për të gjitha divizionet. Festi ManUtd Bublica dhe Lonely Shadow do të komunikojnë me komandantët e çdo MU-je për të treguar urdhërin që vjen nga EDEN (se në cilin vend do të luftohet). Për më shumë rreth kësaj lexo KËTU

4. Arritëm tek Sulmi i Përbashkët, një gjë që do i gëzojë shumë Shqipëtarët. Ndoshta këtë e keni dëgjuar edhe më parë (nëse keni qenë pjesë e Illyrians ose Dardanians Elite). Sulmi i përbashkët bëhet çdo ditë në një orar të caktuar. Pas votimeve për orarin, në të cilat morrën pjesë më shumë se 50 persona, u vendos që orari të jetë ora 22:00. Për sulmin në ora 22:00, kërkohet që çdokush që do të marrë pjesë në sulmin ditor të asaj dite, të jetë online në chatin shqipëtar që prej orës 21:45 për të marë ndihmat. Më pas, presidenti, apo komandanti do japë urdhër kur të futemi të gjithë në betejë (shko në fund për linkun e chatit). Arsyet se pse kërkohet që të jeni në chat janë 2. E para, duhet të merreni vesht mirë se kur do fillojë sulmi; e dyta, duhet të aplikoni në chat për furnizimet. Për sa u përket furnizimeve, do jepen 7 tanqe Q7 për person, por këto tanqe duhet që patjetër ti shpenzoni në luftë, e jo ti shisni në treg. Çdo person që mer ndihma do monitorohet dhe do shikohet se ku do ti çojë tanqet, nëse i shet ose nuk i harxhon, do dënohet me mosfurnizim për një kohë.
Gjithashtu duhet të mbani mend se në sulmin e përbashkët do kemi objektiv betejën primare të EDEN, ndërsa do kemi Shqipërinë vetëm në beteja të rrëndësishme
SHËNIM: Sulmi i përbashkët do fillojë që pasnesër.

5. EDEN dhe eShqipëria: Shpesh shihen lojtarë që shprehen të revoltuar në lidhje me atë se pse ne po ndihmojmë shtetet e EDEN në vend që të luftojmë për eShqipërinë. Arsyeja është e thjeshtë: Ne duhet të ndihmojmë EDEN në mënyrë që kur të kemi RW serioze të na ndihmojë EDEN neve. Objektiv i tanishëm i EDEN është sulmimi i Polonisë në të gjithë mënyrat e mundëshme, prandaj dhe ne duhet të ndihmojmë në këtë gjë. Pasi kjo gjë të arrihet me sukses, objektivi tjetër është çlirimi i shteteve që nuk kanë asnjë territor, dhe sulmimi i FYROM. Këto të dyja janë në favorin tonë. Prandaj kini durim sepse së shpejti do vijë edhe koha jonë. Për më shumë rreth kësaj lexo KËTU

Me rrespekt,
Zëdhënësi dhe Sekretari i Shtetit: Don Kurtishi

LINQE:
| Apliko për ndihma në D-1 – Linku do shtohet se shpejti| Apliko për ndihma në D-2 | Ministria e Mbrojtjes |Ministria e Edukimit | Gazeta e Presidentit | Cati Shqipëtar