Lufta për Kosovën, bilanci im.
Mbretnia Shqiptare
Të dashtun ebashkëatdhetarë,
Po shkruej në momentet kur përfundoi Beteja nr.8 për Kosovën edhe na po udhëheqim 48-40, në nji moment ku u shpenzova edhe po due me ia futë gjumë.
Por, para se me shkue me i mbushë bateritë për protestën nesër (sot, të shtunën) në përkrahje të bashkëatdhetarëve në Luginën e Preshevës, qe nis prej orës 14:00 para Bibliotekës Kombëtare, e ku ju ftoj të gjithëve, po due me ju urue për mundin, kohën edhe sakrificën që e keni ba deri këtu.
Sipas asaj që po e shoh, kur të çohem nga gjumi, ka gjasa me e pa Kosovën të çlirueme, sikur kur e pash para 7 muajsh kur u futa në lojë mbasi u çlirue edhe nuk nuk e pata mundësinë me kontribue.
Sot ishte ndryshe. Përpos që jam kënaqë tuj luftue, ishte edhe kënaqësi me ju pa të gjithëve bashkë. Edhepse jam lojtar relativisht i ri, mendoj edhe shpresoj se kontributi im në lojë është paksa domethanës, posaçërisht te prurjet e lojtarëve të rinj. E kjo me ban me shpresue se, në vend të përçamjeve, keni me u përpjekë ma shumë me i mbajtë ata në lojë.
Poashtu, në 8 betejat e para vërejta se luftëtarët me ma së shumti "damage" ishin shqiptarë, e jo të huej. Kjo domethanë shumë, posaçërisht kur e mbaj në mend se para pak muejsh kemi qenë të varun prej ndihmave të aleatëve, por tani po i marrim kambët tona edhe po bahemi jo vetëm zot të shtëpisë, por edhe mjaft të guximshëm me iu kundërvye shtetit ma të forte në eRepublik, madje edhe me e dërrmue.
Ma poshtë po e postoj kontributin tim në këto 8 beteja, ku i mora 3 medalje "Battle Hero" (që të tri betejat e fitueme - 1, 6 dhe 7), 1 "True Patriot", si dhe 7 medalje "Society Builder", me thirrjet e mia për luftë. Po e baj këtë, pak me u krenue (me u fry), e ma shumë me i motivue krejt lojtarët mos me u ndalë edhe me pasë DURIM, se së shpejti kemi me e dominue edhe DIV4.
TOTAL DAMAGE: 64,455,037.
Ju përshëndes. Mos e leni pa dalë në protestë!
Beteja 1
Beteja 3
Beteja 6
Beteja 7
Beteja 8
Totali
Baby Boom
Abonohu (subscribe) te Tërrnakopi Ditor, sepse po e due një "Media Mogul" medalje.
Tërrnakopi
193 medals - 7 months gameplay.
Baby boom contributor.
Comments
Bravo te qofte per kontributin qe e ke ba ne loje e ne jeten reale...E mos ki gajle nprotest neser na ki o7
Dragueeee,hajde me t mira 🙂 Neser jemi aty per Kosoven lindore.
Pushka Top tu Boft o Rentakop🙂
BestimFeqa, a gjalle je, a?
bravo
Verejta 713 lojtar tri ne Shqipri sot, Shqipria ka fitu shum nket luft pa mar parasysh rezultatin perfundimtar. Fitorja ne ket luft kta 713 lojtar te ri do ti motivonte mos me lon lojen nlevel 20.
Vallai bre Terrnakop na ke lon pa fjal po mue mke lon pa goj kaq mir me luftue me ta knaq synin, po cka me bo pak ka shqipria persona si ti 🙂
Rrentakop Gjall e pa Rep 🙂
Bravo vlla...gjithmone nje bravo e madhe per ty qe e ke ndihmuar gjithmone kete komunitetin tone online
Terrnakopi te lumte goja dhe dora. Keshtu do doja me i pa shqiptaret gjithmone: te bashkuar reeth nje qellimi nji perpjekjeje nji ideali rreth Shqiperise nene. Te vazhdojme luften me sa te mundemi qe fitorja jone ti motivoje gjithe ata te rinj qe jane futur ne loje dje!
BRavo terrnakop, bravo kthetra alb....
Ti je fajtor qe une jam ne nivelin 26 dhe qe vrava 130 bij shkinash dje edhe pse jam fillestar dhe amater ne kete loje. flm
Ehat, e pranoj fajin me krejt shpirtin. 🙂
Ehat, sa gjynaf qe po m'vjen... haha. Bravo!
Ke pak larg sot se kesh tu ardh me t'thon , 'Bravo , je i mOdh'
o7
S'po te them bravo, se nga anet e mia, bravo i thuhet gomarit kur del nga balta, po qe je i Madh.
I Madh per baby boom dhe
i Madh qe e ke hedhur dmg me inteligjence, per te qene sa me efikas e t'i sjellesh pike Shqiperise.
Per te fituar kunder Serbise nuk mjafton te luftosh me zemer, duhet te luftosh edhe me mendje, pra te dish edhe si e kur ta perdoresh dmg ne dispozicion, qe te sjellesh pike, ti e ke bere ne menyre te persosur.
Padyshim je shembull per te gjithe.
SRBIJAAAA!!!!!
V for V
VV
jo Fisnik smuj me u duru pa than se ja ke qi robt i ke shkatrru shkavellat
Te lumt pushka mor trim
Gjithmon e ke nderuar vatanin
Nice but who cares ?
@Roxyem Fu...k servia
Veç me t'marre lakmi per kontributin. BravoS
mir po lujshe... ala sjakom mar oren ksa loj tkarit
Abonim+ Vot
Respekt të veqant për ty në RL 🙂