Gazeta Korrieri, Numri 2 (31/8/2012)

Day 1,746, 15:31 Published in Albania Albania by DonCurtis

Gazeta Korrieri, Numri 2, 31/8/2012



SHQIPERI: Albania D-1 ne Top5 boterore
GLOBALE: Ndryshimet ne Evrope, Shqiperia, Bosnja dhe Ukraina, tre shtetet e vetme europiane pa asnje territor
INTERVISTA JAVORE: Zevendesja e Komandantit Suprem te EDEN pyetet per Shqiperine dhe EDEN
ANALIZE LUFTARAKE: EDEN udheheq Betejen e Aleancave



Albania D-1 ne Top5 boterore
Divizioni i 1 i Shqiperise nga te gjitha anet gjendet ne top5 MU e divizionit te 1. Pas monitorimit dit pas dite qe nga numri i pare i gazetes Korrieri, cdo dite Divizioni i pare ka qendruar ne top5 dhe shpesh edhe ne top 3 MU te divizionit te pare me me shume anetare, luftetare, demtim dhe cdo gje tjeter. Kjo na jep shpresa qe ndoshta ne te ardhmen eShqiperia do te ndryshoje dhe do behet nje shtet qe te tjeret do ja kene friken.

Shqiperia e 39 per nga ana e demtimit te shkaktuar ne muajin Gusht
Doli para 4 ditesh, por ne gazeten time publikohet sot pasi gazeta Korrieri publikohet cdo te premte. Pra ne kete rradhitje mujore te shteteve per nga ana e demtimit te bere, eShqiperia rradhitet e 39. Performanca e Shqiperise ishte e mire dhe ka treguar nje permiresim te madh, por ende le shume per te deshiruar pasi shtete si Irlanda (me 700 lojtare aktiv) apo Zelanda e Re (me 450 lojtare aktiv) jane perpara neve qe kemi rreth 6500 lojtare me shume se keto dy shtete bashke. Por per Shqiperine mund te quhet sukses vendi i 39 pasi shumica e 7000 lojtareve te eShqiperise jane te rinj dhe ne nivele te uleta.
Nje gje tjeter qe verrehet eshte renja e eShqiperise per 1 pozicion ne rankimin sipas numrit te popullsise. Ajo qe e nxorri shqiperine nga vendi i 11 ne te 12 eshte Indonezia.

Gazeta Korrieri, me disa ndryshime
Gazeta qe tani mbush 2 jave nga fillimi i punes si gazete javore, ka nderuar logon qe ka mbajtur prej dites se krijimit, dites 1679. Logoja ka forme rrethore dhe nje luftetar me shtize, qe simbolizon korrierin e koheve te lashta. Ne logo shkruhet emri i gazetes, si dhe dita e formimit. Kjo logo eshte me e thjeshte se ajo e kalueshmja dhe gjithashtu ka me shume opsione perdorimi.


Ndryshimet ne Evrope, Shqiperia, Bosnja dhe Ukraina, tre shtetet e vetme europiane pa asnje territor
Duke e krahasuar evropen me harten e asaj te nje jave me par, duket e njejte, pervec disa ndryshimeve te vogla. Kroacia ka humbur ca territore ne luften kunder Sllovenise, ndersa ka fituar nje qe ishte e pushtuar nga Serbia. Ukraina eshte pushtuar nga Hungaria (me ndihmen e Moldovise). Sllovakia ka pushtuar dy territore te republikes Ceke, duke e lene ate vetem me nje territor. Bjellorusia ka humbur disa territore nga 2 shtete qe tashme jane bere shume te suksesshme ne erepublik dhe kane shume territore: Lituania dhe Latvia. Estonia ka humbur disa territore pasi ia morri Finlanda, dhe tani po mbahet vetem me nje territor. Pas gjithe ketyre ndryshimeve, eShqiperia ende po qendron pa asnje territor, ndersa eshte nje nga tre shtetet e vetme europiane pa territor.

eKroacia marreveshje me eTailanden
Pas depertimit ne Tailande me ane te airstrike, Kroacia ka arritur nje marreveshje te kenaqeshme per tedyja palet. Pasi nje sulm dhe pushtim i teresishem i Tailandes do ishte i pamundur sepse Kroacia do te haste ne rrezistence te madhe te aleateve te Tailandes, tedy shtetet kane arritur marreveshje ne te cilen citohet se Kroacia do lejohet te pushtoje te gjitha territoret e Tailandes, dhe me pas Tailanda do te clriohet me luftera kryengritese, ndersa do i ler Kroacise vetem nje territor qe do ta lidhe Kroacine me Indine. Ne kete marreveshje Kroacise i ndihmoi edhe Romper i cili pranoi qe pas kesaj marreveshje, ti jape eTailandes nje shume simbolike prej 1 gold cdo muaj si qera per territorin qe Kroacia do te mbaje.
Kroacia gjithashtu thekson se ka marredhenie shume te mira me Greqine dhe Romanine, dhe i porosit te gjithe qe te anashkalojne artikujt qe mundohen te prishin harmonine ndermjet ketyre shteteve.
Ka pasur edhe marreveshje tjera, por nuk ja vlejne te permenden sepse jane marreveshje te shteteve qe nuk kane asnje lloj afersie apo efekti ne Shqiperi.


OPINION: Ne Shqiperi mungon diplomacia
Shqiperia ngelet pa asnje territor, ndersa e vetmja menyre qe shihet si menyre e mundshme per clirim eshte lufta, e cila nuk eshte se po jep efekt. Ndersa te gjitha shtetet tjera kryejne traktate me shtetet fqinje apo me ato qe i kane pushtuar, eShqiperia thjesht pret 22 e cdo muaji per te luftuar. Edhe pas ketyre fjaleve nuk ngelet asgje tjeter vetem se te shpresojme qe ne te ardhmen do kemi drejtues me korrekt dhe me diplomatik.


EDEN udheheq Betejen e Aleancave
Me me pak se 3 dite te ngelura, EDEN po fiton bindshem Betejen e Aleancave me perafersisht 63.000.000.000 (63 bilion) demtim. Si favorit tjeter shihej edhe Friendship Over Everything (Shoqeria mbi gjithecka) por qe perkohesisht ndodhet ne vendin e 2 por shume larg EDEN, me rreth 45.000.000.000 demtim. Ne vendin e 3 gjendet 4FUN me rreth 30.000.000.000 demtim ndersa 4FUN ndiqet nga aleancat tjera qe deri tani nuk kan arritur as 15.000.000.000 demtim. Duket se EDEN tashme ka fituar kete beteje, dhe aleancat tjera do duhet te bartin logon tone per nje kohe te caktuar.
Nje gje qe verrehet ne betejen e aleancave eshte se aleanca Shtetet e Pavarura (ne te cilen gjendet vetem SHBA) ka arritur te beje 6.000.000.000 demtim, qe eshte shume duke marre parasysh se ai demtim eshte shkaktuar vetem nga nje shtet.

Shqiperia ndihmon EDEN ne Argjentine, pret mbeshtetje nga EDEN ne luften e ardheshme
BIGMEF i cili tani eshte komandant i Albania D-1 ka urdheruar te gjithe anetaret e ketij divizioni dhe ato qe kane mundesi nga divizioni i 2 te luftojne ne Argjentine kunder Bullgarise. Kjo lufte ishte madheshtore. Ne fund te luftes kishte me siguri me shume se 2 bilion demtim, e ndoshta edhe 5 bilion. Divizioni 1 ne anen e Argjentines fitoi shume beteja, ndersa ai i 2 jo mjaftueshem, por perseri lufta u fitua. Me siguri qe Shqipetaret paten nje influence ne fitoret e divizionit 1 dhe ato te divizionit 2 dhe keshtu pritet qe edhe Argjentinasit dhe EDEN te na perkrahin neve ne betejen tjeter serioze kunder FYROM.


Intervista Javore: Zevendesja e Komandantit Suprem te EDEN pyetet per Shqiperine dhe EDEN
Ndihmesja e Komandantit Suprem te EDEN, Valkirya Vala ju pergjigjet pyetjeve ne lidhje me EDEN, Shqiperine dhe Skuadren ATO per te cilen ajo eshte pergjegjese. Per me shume lexoni intervisten:

Don Kurtishi: A mund ta prezantosh veten tek Shqipetaret?
Valkirya Vala: Une jam Vala, kjo eshte llogaria ime e dyte, kam qene Ministre e puneve te jashtme te Spanjes, Portugalise, Iranit, Kolumbise dhe Argjentines. Gjithashtu pata mundesine te jem zevendes Ministre e puneve te jashtme + zevendes Presidente e Portugalise. Kam jetuar afersisht 1 vit ne Kroaci si ambasadore. Ne jeten reale jetoj ne Buenos Aires, Argjentine. Tani jam ndihemse e Komandantit Suprem te EDEN, dhe jam e ngarkuar me ministrat e huaj te shteteve te EDEN dhe gjithashtu organizoj mbledhje me ekipin ATO (Anti Take Over).
Don Kurtishi: A eshte me e lehte per EDEN te kete disa shtete te medhaja apo shume shtete te vogla?
Valkirya Vala: Per damage, me shume shtete te medhaja. Aleancat jane me te lehta per tu drejtuar nese ke numer te limituar te shteteve. EDEN eshte nje aleance e madhe dhe ndonjehere eshte e veshtire te menaxhohet, por nuk eshte e pamundur.
Don Kurtishi: A mendon se eShqiperia ka nje te ardhme te ndritur ne EDEN?
Valkirya Vala: Mbaj mend kur eShqiperia u krijua, u prit si nje “femije” nga te gjithe. EDEN e priti eShqiperine me krahe te hapur. Shqiperia ka nje te ardhme te ndritur dhe eshte nje shtet me popull shume intelegjent.
Don Kurtishi: A ka shqipetar ne skuadren ATO? (skuadra ATO sherben per mbrojtjen e shteteve te EDEN ne rraste sulmesh)
Valkirya Vala: Po, dhe u mahnita nga numri i madh i shqipetareve qe ofruan ndihme ne skuadren ATO.
Don Kurtishi: A eshte e drejte per nje shtet te EDEN te nenshkruaje nje marreveshje paqeje me nje shtet armik dhe a e informojne shtetet e EDEN per keto marreveshje?
Valkirya Vala: Po, por ata duhet qe me pare te marin leje nga aleanca, sepse duhet te verifikohet a demton nje shtet mik apo jo.
Don Kurtishi: A mendon se EDEN i ndihmon te gjithe shtetet e saj?
EDEN ndihmon shtetet anetare me aq sa mundet, eshte munduar tu jape kongres te gjitha shteteve cdo muaj, qe eshte e drejte e cdo shteti. Disa shtete duhet te presin pak qe aleanca ti pergjigjet thirrjes se atij shteti, EDEN eshte si nje familje.
Don Kurtishi: A i permbush Shqiperia te gjitha detyrat e saja kundrejt EDEN?
Valkirya Vala: Mvarret shume te shteti, ka pasur mungesa dhe keqkuptime datash, por perkohesisht Shqiperia po i permbush mire keto detyra.
Don Kurtishi: Motoja e EDEN apo me mire te them e ekipit ATO eshte “Sot ti i ndihmon vellezerit, neser ato te ndihmojne ty”. Por pse edhe pasi shqipetaret luftuan per nje muaj per aleatet, duke sakrifikuar edhe territoret e saj gjat asaj periudhe, ne luften e pare serioze gjate gjithe asaj kohe kunder pushtuesit, FYROM, Shqiperia nuk ishte prioritet I EDEN ate dite?
Valkirya Vala: Une nuk kam te drejte ti pergjigjem kesaj pyetje pasi kjo eshte pyetje e aspektit ushtarak dhe une nuk jam komandante ushtarake e EDEN. Edhe nese do mund ti pergjigjesha kesaj pyetjeje, mendoj se pergjigja duhet te dihet vetem nga Qeveria e Shqiperise. Gjithashtu ekipi ATO nuk merret me clirimin, por me mbrojtjen e territoreve.
Don Kurtishi: A do te koncentrohet EDEN me shume ne te ndihmuarin e Shqiperise ne te ardhmen e aferme?
Valkirya Vala: Ne muajin e ardhshem, ne do kesim me pak luftera serioze dhe shpresojme te kemi komunikim dhe pjesemarrje me te madhe te Shqiperise ne aleance.
Don Kurtishi: A ke ndonje mesazh per eShqiperine ose popullin shqipetar?
Valkirya Vala: Po, EDEN eshte nje aleance e fuqishme dhe ka mundesi te beje cdo gje, por ndonjehere ndodhin ngaterresa si per shembull me metoden e re te AirStrike qe shkaktoi nje kaos total ne Evrope dhe Amerike, dhe keto kaose nuk jane faji i EDEN. Aleanca punon cdo dite qe te zgjidhe te gjitha problemet. Asnjehere mos e humbni shpresen, dhe qendroni se bashku ne kohe lufte! Rrofte Shqiperia, rrofte EDEN!
*Intervista u zhvillua ne gjuhen angleze, dhe u perkthye ne shqip nga Don Kurtishi. Fjalet jane perkthyer ne menyre te perpikte per te mos shkaktuar keqkuptime ndermjet EDEN dhe eShqiperise.


Fabrike Armesh Q3
Shitesi: Don Kurtishi
Cmimi: 40.00 GOLD


Se shpejti: 1 GOLD = 1 ALL
Cfare po i ndodh ekonomise se eRepublik dhe a ka eRepublik ndonje ide per te zgjidhur kete krize eshte ende e paqarte. Ne numrin e pare te gazetes Korrieri, shkruhej se cmimi i arit ishte 855 ALL. Tani ajo shume duket e madhe sepse cmimi i goldit ka rene ne 600 ALL… Shpresojme qe eRepublik te gjeje nje zgjidhje per kete, ose do behet me e lehte te blesh Gold se sa ALL.


Kush e shkroi deklaraten e pavarresise?
Ne shume shkrime apo filma te kohes se sotme ka shume gjera qe ne te vertete nuk ishin ashtu me 28 Nentor 1912. Gjera si per shembull rruga. Ne nje film per pavarresine e Shqiperise, delegatet shfaqen duke udhetuar me kuaj ne rruge te mira, por e verteta ishte ndryshe. Ata udhetuan ne kembe dhe rrugen e kishin shume te veshtire.
Por fakti me interesant eshte: kush e shkroi deklaraten e pavarresise? Dihet se nuk ishte Ismail Qemali, por sipas historianeve, bazuar ne gjuhen e paster dhe kaligrafine e rregullt me te cilen ishte shkruar deklarata, i vetmi person qe mund ta kete shkruar deklaraten e pavarresise eshte Luigj Gurakuqi. Por kjo nuk eshte vertetuar ende.


KUJDES: E mbushur me premtime politike…



Per shperblimin javor prit gazeten korrieri javen tjeter. Nese nuk ka shperblim as javen tjeter, lexoje kete perseri…
Shperblimi javor do jepet kur une te jem me i fuqishem financiarisht. Mendoj se kjo gje do te ndodhe ne me pak se nje muaj.


| FrankNews | 9Gag Albania | Carpal Tunnel Weekly | Crystal Meth | Albania D2 |

Don Kurtishi
Gazeta Korrieri
24/8/2012