Gazeta Korrieri - Java1 (24/8/2012)

Day 1,739, 13:54 Published in Albania Albania by DonCurtis

Gazeta Javore Korrieri, Numri 1, 24/8/2012



eShqiperi: Albania D1 dhe D2 thyejne rekord
Globale: Airstrike, shtetet qe e perdoren humben me shume se sa fituan
Analize Ushtarake: Lufta e humbur kunder FYROM, Shqiperia pa Kongres
Intervista Javore: Presidenti flet per eShqiperine, luften me FYROM dhe per EDEN
Kurioziteti i Javes: Kopja e "xhaxhit"


Albania D1 dhe D2 thyejne rekord
Gjate luftes se dates 22 kunder FYROM, Divizioni i pare dhe i dyte thyen rekordin personal dhe dolen ne maje te njesive ushtarake te divizionit 1 dhe 2 respektivisht. Divizioni 1 u rradhit i pari ne eRepublik me 17.000.000 damage per 1 dite. Divizioni2 i Shqiperise gjithashtu u rradhit ne vendin e pare ne divizionet e dyta me 87.000.000 damage per 1 dite. Edhe Divizionet 3 dhe 4 ishin te suksesshem por jo mjaftueshem per te fituar luften. Por verrehet nje ngritje e ketyre dy divizioneve ne krahasim me ditet tjera.

eShqiperia ende pa territor
eShqiperia ka qe nga 25 i muajit te kaluar qe nuk mer nje territor. Ne perpjekjen e fundit, eShqiperia nuk arriti te siguronte nje territor ne menyre qe te kishte kongres. Mercenaret nuk ndihmuan aq shume ne div 3 dhe 4. Divizioni 1 dhe 2 fituan cdo beteje! Per me shume shikoni seksionin “Analiza Ushtarake” per nje analize te plote te luftes, apo “Intervista Javore” per disa fjale nga Presidenti ne lidhje me kete lufte.


Airstrike, shtetet qe e perdoren humben me shume se sa fituan
Rumania ishte nder te parat qe shfrytezoi airstrike duke sulmuar Malajzine. Shume shpejte Serbia pushtoi Rumanine dhe beri qe Malajzia te fitonte automatikisht pasi Rumania nuk i kishte mbetur asnje territor origjinal. Presidenti i Rumanise u ankua pasi ai nuk kishte gjetur askund pjesen e cila thoshte se nese nuk ke nje territor origjinal, airstrike quhet si i humbur. Erepublik u pergjigj duke cituar fjalet nga Wikipedia te cilat ceknin nje gje te tille. Nuk dihet nese ato fjale u shtuan pas sulmit te Rumanise ose para.
SHBA gjithashtu shfrytezoi airstrike. Per te vendosur se cilin shtet do te sulmonin, SHBA beri nje proces demokratik qe eshte unik ne erepublik. Qytetaret votuan se cilin shtet do te sulmonin dhe pas 2 ditesh votime, u vendos qe do sulmohej Indonezia. Tani per tani SHBA i ka okupuar te gjithe territoret e Indonezise.
Pervec rastit te SHBA, Airstrike ishte me shume nje humbje se sa nje fitore per shtetet qe e perdoren. Shqiperia eshte me fat qe nuk e perdori

Franca dhe Polonia arrijne marreveshje
Franca dhe okupatori i saj, Polonia, kane arritur nje marreveshje te re per sa i perket territoreve franceze. Polonia do mbaje 10 territore te frances ndersa do te liroje 10 te tjere perfshire edhe rajonin kryesor, Parisin. Marreveshja eshte miratuar nga Presidenti i Frances, Presidenti i Polonise, Presidenti i Amerikes dhe nje reprezentues i Terra-s.

Presidenti i eSerbise: Serbia nuk do te formoje aleance ballkanike
Ne nje komunikate nga Presidenti i eSerbise dhe kabineti i tij, drejtuar qytetareve te eSerbise theksohet se eSerbia nuk ka ne plan te formoje nje aleance ballkanike dhe se kjo gje nuk do te ndodhe asnjehere.


Rradhitja e partive shqipetare
Partia Nacionaliste vazhdon te kryesoje partite eShqipetare me afersisht 290 anetare. Aleanca Kuq e Zi e cila mbeshtet Partine Nacionaliste gjendet ne vendin e dyte me afersisht 145 anetare. Aleanca Kuq e Zi ndiqet nga Partia Revolucionare qe beri nje ngritje te madhe se fundmi dhe tani me ka rreth 75 anetare. Levizja Vetevendosje gjendet ne vendin e 4 me perafersisht 50 anetare. Partia eDemokratike ka bere nje renie te vogel dhe tani gjendet ne vendin e 5 me afersisht40 anetare. Ajo ndiqet nga Vellazeria Muslimane me rreth 30 anetare, dhe me pas nga nje parti qe i mer te gjitha gjerat me sportivitet, partia Legalize Marijuana. Kjo parti qesharake ndiqet nga Illyrians Party, Shqiperia e Re dhe Shqiperia ETNIKE.


Lufta e humbur kunder FYROM, Shqiperia pa kongres
Ajo qe vertete ja vlen te analizohet eshte lufta serioze qe Shqiperia pati me FYROM per te cliruar nje territor (Southeastern Albania) ne menyre qe te kishim kongres edhe per kete muaj. Tentative kjo qe deshtoi. Do pyesni pse? Sepse nuk ishim te pregaditur aq sa duhet. Kishim nje muaj kohe te pregaditemi per nje lufte serioze, ndersa pregaditjet filluan vetem 3 dite perpara. Ndoshta keto dite dukeshin mjaftueshem nga komandantet ushtarak te eShqiperise, por fatkeqesisht nuk ishte ashtu.
Lufta u fillua mire nga ana jone dhe ne betejat e para ishim ne avantazh me disa pike kur gjithecka filloi te permbysej. Divizioni 3 pasi fitoi ca beteja ne fillim, filloi te humbiste te gjitha betejat e ardheshme. E njejta gje per divizionin e 4 i cili fitoi vetem nje beteje dhe me pas humbi te gjitha te tjerat. Divizioni 1 dhe 2 ishin ne top forme, dhe fituan te gjithe betejat duke lene FYROM pa asnje pike ne dy divizionet e para.
Duket se 300.000 ALL te dhena nga qytetaret e eShqiperise per Airstrike te cilat u perdoren per te paguar mercenare, 65833 ALL qe u dhan nga qytetaret drejtperdrejt per te paguar mercenare, dhe 29.33 Gold per te njejten arsye, nuk ishin te mjaftueshem per te marre mjaftueshem mercenare per divizionin e 3 dhe 4.
Ne fund FYROM doli fitues. Por kjo lufte e humbur eshte nje mesim i madh per ne. Heren tjeter me siguri qe do pregaditemi me herret dhe do jemi me te forte. Nje gje qe verrehet eshte rritja e numrit te anetareve te Albania D3. Se shpejti do jemi te gatshem te perballemi me FYROM pa nevojen e mercenareve dhe pa u dashur te humbasim 400.000+ ALL per nje lufte.


Presidenti flet per eShqiperine, luften me FYROM dhe per EDEN
Per numrin e pare te revistes tone, vendosem te intervistojme presidentin e eShqiperise, Kushtrimzz. Ne interviste flitet per Kushtrimzz, luften kunder FYROM, per EDEN dhe jepen keshilla per qytetaret e eShqiperise. Per me shume lexojeni intervisten:

Don Kurtishi: Sa kohe kalon mesatarisht ne eRepublik?
Kushtrimzz: Lojes ja kushtoj mesatarisht 6-7 ore cdo dite,me nderprerje kuptohet,ndonjehere me pak,ndonjehere me shume,varesisht nga angazhimet ne RL.
Don Kurtishi: A je i kenaqur me aktivitetin e Shqipetareve ne eRepublik?
Kushtrimzz: Eshte kohe e pushimeve,disa shkojne ne pushime,disa kthehen,mirepo ne pergjithesi jam i kenaqur.
Don Kurtishi: Cili ishte faktori kryesor ne humbjen e eShqiperise ndaj FYROM me date 22?
Kushtrimzz: Faktori kryesor eshte se FYROM nuk kishte lufte serioze qe nje kohe,dhe pergjate rezistences tone per clirim ata ishin te perqendruar vetem tek ne dhe luftonin vetem kunder eShqiperise.
Faktori tjeter eshte se disa nga aleatet tone te cilet na kane ndihmuar edhe ne lufterat e kaluara ishin te zene duke luftuar per veten e tyre.
Keta jane faktoret kryesore qe e pamundesuan fitoren tone.
Don Kurtishi: Shqiperia ngelet nje muaj pa kongres, a shkakton ndonje problem te madh kjo gje?
Kushtrimzz: Kongresi eshte shume i rendesishem per nje shtet e normalisht edhe per eShqiperine.Kemi mbetur edhe ne te kaluaren pa kongres,dhe ja kemi dalur dhe besoj se do ja dalim mire edhe kete muaj.
Perndryshe pa kongres ne nuk mund ti japim lojtareve nenshtetesi shqiptare,nuk mund te propozohen ligje per ekonomi (taksa),nuk mund te transferohen mjetet e mbledhura ne thesarin e shtetit tek Banka e Shqiperise dhe rrjedhimisht nuk mund te shfrytezohen.
Don Kurtishi: A ndihmoi EDEN mjaftueshem ne lufte dhe a eshte marre ndonjehere parasysh qe shqiperia te bashkohet me ndonje aleance tjeter?
Kushtrimzz: Ne ishim prioritet kryesor i EDEN,nuk mund te kerkohet me shume.
Shume shtete ishin aty,duke luftuar per ne,disa shtete kishin luftera te rendesishme per vete,disa shtete ju mungonte organizimi ushtarak.
Ne pergjithesi EDEN ka mundur te bej me shum per ne.
Don Kurtishi: Cilet jane shtetet me te aferta me shtetin Shqipetar ne eRepublik, dhe a ndihmuan ato shtete gjate luftes?
Kushtrimzz: eShqiperia ka shume shtete aleate ne loje,dhe shume shtete qe ja duan te miren eShqiperise.
Nuk dua te ndalem me emra,mirepo them se eShqiperia ka shume raporte te mira me shtetet e EDEN.
Ato shtete qe na kane ndihmuar gjithmone,na ndihmuan edhe ne kete lufte,disa shtete kishin luftera per vete,ne pergjithesi kemi pasur ndihmen e tyre.
Don Kurtishi: Si perfundim, a ke ndonje mesazh per t'ua percjellur qytetareve te eShqiperise?
Kushtrimzz: Mos te ndikoj kjo humbje tek ju,ne treguam se mund ti shkaktojme problem edhe shteteve te fuqishme, ne kete rast FYROM-it.
Perfundojeni Daily Order me rregull,ejani ne chat sa me shpesh ( www.tinyurl.com/chatishqiptar ) , ruani Bazookat dhe Bars.
Eshte me rendesi ta respektojme njeri tjetrin dhe te mendojme vetem per te miren e eShqiperise.
Keni durim,se kohet e mira per ne po vijne.

RROFTE SHQIPERIA.

Faleminderit per intervisten,kisha kenaqesi.
Don Kurtishi: Kenaqesia ishte e gjitha e imja. Faleminderit per intervisten. Mirupafshim.


Per momentin nuk ka oferta.
Ky seksion eshte krijuar per te lehtesuar shitjen/blerjne e kompanive. Gjithashtu ketu mund te publikohen ofertat per pune. Gazeta Korrieri do te mundohet te gjeje nje shites/bleres sa me shpejte te jete e mundur.



Cmimi i arit vazhdon te bjere
Nga 2600cc ne 885cc dhe ende vazhdon te bjere. E dini se per cfare e kam fjalen, eshte ari i erepublik. Po behen disa perpjekje te deshtuara nga erepublik per te rritur cmimin e arit, por kjo gje duket e pamundur me uljen e vazhdueshme.


Kopja e “xhaxhit”
Shkrimtari Llyod Johnes nga Zelanda e Re ne librin e tij “Biografi” pershkruan udhetimin e tij ne Shqiperi ne vitet 1990 per te takuar Petar Shapallo, nje dentist nga nje fshat i vogel i Shqiperise. Por cfare kishte ky njeri qe Lloyd Johnes po kerkonte me ngulm ta takonte? Ai kishte nje ngjashmeri te jashtezakonshme me diktatiorin e Shqiperise, Enver Hoxhen. Kur shteti shqipetar kuptoi se Petar Shapallo i ngjante shume Enver Hoxhes, ata i vrane familjen Petarit dhe e perdoren ate si nje kopje e Enver Hoxhes. Ndoshta ne shumicen e fotove ku mendoni se shihni Enver Hoxhen, ju jeni duke pare Petar Shapallon. Pas renies se komunzimit, Petari u zhduk pa lene gjurme. Lloyd Johnes pohon se ai e ka takuar Petarin pas renies se komunizmit, por kjo gje eshte provuar si e pa vertete. Ende nuk dihet nese Petar Shapallo egzistoi ne te vertete apo ishte nje trillim i Lloyd Johnes.



Foto marre nga 9gag.


Shperblimi javor duke filluar nga nr i 2 do i jepet njerit nga personat qe votojne artikullin. Shperblimi do jete 100 ALL dhe do u jepet lojtareve qe jane ne nivelin 25 ose ne ndonje nivel me te vogel te eksperiences.


Gazetat e rekomanduara nga gazeta jone:
FrankNews

Nese deshiron qe edhe gazeta jote te gjendet ketu, kontakto me Don Kurtishin ne mesazh privat.

Don Kurtishi
Gazeta Korrieri
24/8/2012