Dorëzim-Pranimi

Day 1,812, 08:13 Published in Albania Albania by KOSOVA PEYONI
listen

Dorëzim-Pranimi u kry me sukses. Real PEYONI-it i uroj sukses ne RL. juve ju pershendes perzemersisht. ket artikull po ia kushtoj Real PEYONI-it dhe juve. sa her te ndini mungesen e tij lexoni-kendoni keto vargje. flm per mirekuptim.

Unë për ju do t’rri të tretem
As sa qiri të mos mbetem.
Të venitem t’digjem dot
Këtë dëshirë e kam sa mot.
Unë as zjarrit nuk i druhem
Prandaj dua që të shuhem.
Do të digjem me dëshirë
Që të bëj dritë sa më mirë.
Kur t’më shifni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur.
Jam i gjallë e jam ndë jetë
Jamë në dritën e vërtetë.
Unë jam në shpirtin tuaj
Flakën time s’e merr i huaj’!
Më është flakur mua durimi
Andaj po digjem si trimi.
Që të bëj dritë sa më mirë
Të mos mbet’ni në errësirë.
Dua shum fjalë të ju them
Por kam frikë se digjem shpejt.
Mos harroni urtësinë,
Trimërinë e bujarinë