INTERVISTË ME Anon.4750191

Day 1,877, 06:07 Published in Albania Albania by Sei Kaon




Pershendetje qytetare te eShqiperise,

Me poshte do te gjeni intervisten ku ka qene i ftuar ¤Anon.4750191¤ (K.H.), kryetari i Partise Nacionaliste i cili gjithashtu ne te njejten kohe sherben dhe si sekretar shteti.
Ai ka mbajtur gjithashtu 6 here pozicionin e Ministrit te Mbrojtjes, 1 here si zv. minister i mbrojtjes, 5 here kongresmen i parlamentit dhe 1 here zv. president ne eShqiperi. Me pare ai ka mbajtur 1 here pozicionin e kryetarit te partise Albanian Unity Party dhe ka qene nje here antare kongresi ne eSHBA.
¤Anon.4750191¤ per te qene te sinqerte ka qene nje nder lojtaret me aktive dhe me te dobishen ndaj kombit shqiptar ne eRepublik. Qe prej futjes se tij ne kete loje (periudhe ne te cilen eShqiperia nuk ekzistonte) ai krijoi Albanian Unity Party (ne eSHBA) ne te cilen ai u perpoq te mblidhte te gjithe shqiptaret per te krijuar nje fare berthame te bashkuar dhe te orientuar. Me krijimin e eShqiperise ¤Anon.4750191¤ se bashku me aLalban dhe Napoleon 54 u vendosen ne krye te Partise Nacionaliste ne e Shqiperi. Qe prej asaj periudhe kane kaluar shume kohe te veshtira te cilave populli shqiptar deri me sotka arritur tu beje balle.
Tanime ¤Anon.4750191¤ gjendet ne krye te Partise Nacionaliste (partise me te vjeter ne eShqiptare).

Int.-Si lindi ideja e Albanian Unity Party. A ka qene e veshtire puna per te bashkuar gjithe shqiptaret ne nje vend te huaj?

K.H.- Qe kur hyra ne loje e u regjistrova se pari ne Britani te Madhe kisha synimin per te bere levizje qe Shqiperia te futej ne eRepublik. Me pas njoha shqiptare te tjere, njeri nga ata ishte aLalban, i cili bente pjese ne kongresin e SHBA. Vura re se Britania e Madhe ishte aleate me armiqte tane keshtu qe u shperngula ne SHBA. I pashe shqiptaret te shperndare ne tere boten dhe mendova t’i mblidhja. Kjo ishte arsyeja per krijimin e partise. Organizimi u be nga une, aLalban dhe Napoleon 54.

Int.-A kishit besim se do t’ia dilnit mbane ne fillim te kesaj “odiseje”?

K.H.- Kam ecur gjithmone me nje nga theniet e Napoleon Bonapartit, “E pamundura ben pjese vetem ne fjalorin e budallenjve”. Keshtu qe me perpjekje, me pengesa e me veshtiresi ja dolem me ne fund madje dhe te shtonim Shqiperine pas baby boomit prej 2000 personash nga aLalban.

Int.-Ju ia keni dale te mbani nen kontroll gati te tere sistemin politik ne eShqiperi dhe keni mposhtur gati cdo parti e cila ia ka arritur t’ia “dale ne siperfaqe”. Kujtojme zhdukjen e shume partive per shkak te humbjes se elektoratit te tyre, ku ju keni pasur rol te vecante ne kete spastrim politik. A nuk ju duket kjo sjellje e juaj si njefare rregullatori disi e tepert pasi askush s’ju ka emeruar si te tille?

K.H.- Pak e rende kjo ne fakt. Megjithate une kurre nuk kam sulmuar dike qe nuk e ka merituar. Nuk kam qene une ai i cili i pa “spastruar” sic thoni ju, ka qene vete populli. Ajo qe une kam bere ka qene thjesht tregimi i te vertetes. Nuk kam bere magji qe te sundoj mendjet e shqiptareve. Kane qene ata te cilet i kane dhene fund partive baza e se cilave ishte e padrejte. Nese ato parti apo ato persona do kishin qene te drejte, do kishin marre mbeshtetjen e popullit dhe une do kisha marre fund me kohe.

Int.-C’mund te na thoni per sistemin ekonomik dhe financat e eShqiperise?

K.H.- Ekonomia nuk eshte fusha ime. Megjithate mund te them se gjendja e tanishme e ekonomise shqiptare eshte permiresuar nese e krahasojme me kohen e themelimit. Ka shume me shume organizim, si shteteror ashtu dhe privat.

Int.- Mund te vihet re qe jeni shume i sulmuar, madje i papelqyeshem nga shume persona. Pse?

K.H.- E thjeshte. Sepse une tregoj te verteten dhe thuhet se e verteta eshte shume e hidhur. Kjo me ben dhe mua te hidhur keshtu qe dalim ne perfundimin qe gjendet brenda pyetjes.

Int.-Meqe zgjedhjet partiake nuk jane shume larg, atehere a mund te na thoni nese do te kandidoni serisht per kryetar parti dhe gjithashtu: keni ndonje plan per permiresimin e legjislacionit te eShqiperise?

K.H.- Besoj se do e rivendos kandidaturen per lidershipin e PN. Kemi shume rruge perpara. Sa per legjislacionin sapo publikova ne gazeten time (Albanian Voice), se shume shpejt do te dale nje dokument ligjor. S’mund te jap asnje detaj per momentin, me vjen keq qe duhet te prisni deri atehere.

Ju faleminderit ¤Anon.4750191¤ per kohen qe na kushtuat dhe ju uroj nje pune te mbare dhe suksese.