U ZUNË PRITA MBI VARRE DHE I PUSHKATUAN PËR SË VRARI

Day 1,827, 03:19 Published in Albania Albania by gjilani1233 is here




Ka disa vjetë që Sali Berisha, prej ardhjes së tij në pushtet me ndihmën e Prishtinës së Beogradit, ka përgatitur istikame pritash dhe ka përgatitur togje pushkatarësh për t’i rivrarë për së vrari patriotët e popullit dhe të shtetit shqiptar, për hatër të rehabilitimit të mbretit të vetëshpalluar të Shqiprisë dhe të shqiptarëve, Ahmet Zogut I, dhe, jo vetëm për të, po edhe për hater të miqve shkie.

Pushkatimi i heronjve shqiptarë për së vrari u përgatit kohë të gjatë, në kohën më “demokratike” të shtetit shqiptar, dhe, ndodhi më 17 nëntor 2012. I gjithë populli shqiptar e di që Ahmet Zogu vrau Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Avni Rrustemin, Gjon Gazullin etj. dhe tradhëtoi Atdheun, duke e braktisur dhe plaçkitur thesarin e tij, më 1939, kur Italia fashiste e pushtoi Shqipërinë.

Shqiptarët e dinin se si do silleshin punët deri te ripushkatimi i heronjve të vrarë nga dora tradhtare e Ahmet Zogut I. Dhe, askush e asnjëri nga shqiptarët nuk dyshonte se krye detyrës për rehabilitimin e tradhtarit Zogu I, është Sali Berisha, i ndihmuar gjithmonë nga shqiptaro-titistët e Prishtinës, dhe, këtë e dëshmoi prania e “Presidentës” Jahjaga.

Si si iu ngjit trupës së pushkatarëve të Sali Berishës “Presidentja” e “Republikës së Kosovës”, Atifete Jahjaga, edhe pas letrës së hapur që asaj i derjtoi qytetari dhe deputeti socialist shqiptar, Taulant Balla, është më tepër se e çuditshme.

Rivarrimin e eshtrave të tradhtarit Zogu I, në “Mauzoleumin e familjes mbretërore” e transmetoi drejtpërdrejt TVSH. Në radhën e parë të push(ka)tetarëve qëndronte Sali Berisha me njerëzit e tij të Qeverisë “’Demokratike’ shqiptare”. Pranë tij Jozefina Topalli, Lulzim Basha, Sllobodanka Berisha, të cilët, me praninë dhe fjalimet e tyre të zjarrta për rikthimin e eshtrave të tradhtarit Zogu I në atdhe, rivranë dhe ripushkatuan nga prita “demokratike”: Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Avni Rrustemin, Gjon Gazullin etj., për hatër të Serbisë së Damir Fazlliçit, mikut serb të Sali Berishës së Viçidolit.

Nga ajo pritë e organizuar patriotëve shqiptarë si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi, Gjon Gazulli etj., për së vrari, një batare rasti e shkrepi edhe “presidentja” e “Republikës së Kosovës”, Atifete Jahjaga, e cila me breshëri zjarri provoi ta shuajë jetën e tyre për së vrari, për hatër të Sali Fazlliçit dhe të mbretit tradhtar Zogu I.

Askush nuk u habit pse nga ajo pritë “shqiptare” qëlloi Sali Berisha&Co, por, u habit kur në atë pritë u pa edhe “Presidentja” e “Republikës së Kosovës”, e cila zbrazi një batare në kurriz të heronjve të vrarë nga Ahmet Zogu I. Ajo, madhëroi figurën e tradhtarit Zogu I, siç e madhëruan atë edhe “Presidenti” Bujar Nishani, “Kryemini(stri) shqiptar”, Sali Berisha me suitën e tij serbe, me në krye Sllobodankën e tij në rreshtin e parë të pushkatarëve zogollianë e antishqiptarë.

Për të arsyetuar këto që thamë këtu e me këtë rast, po i përsëritim këtu edhe disa qëndrime të bëra publike të shumë peronaliteteve shqiptare, si të historianëve, si të politikanëve, se “tradhtari Zogu I nuk duhet nderuar nga shteti shqiptar”, madje, z. S. Pëllumbi, tha: “Zogu nuk duhej nderuar nga Protokolli i Shtetit. Po glorifikojmë tradhtinë”.

A mjafton kjo që thamë për këtë rast ritradhëtie dhe rivrasjeje të heronjve që iu bë Shqipërisë dhe popullit shqiptar? JO.

Të gjithë e dimë sjelljen njerëzore të Gjyqësisë Franceze dhe Verdiktin e Saj me rastin e gjykimit të Avni Rrustemit, në Paris, për vrasjen e tradhtarit Esat Pashë Toptani. E, sot, po na del një Sali Berishë&Co dhe po i rehabiliton tradhtarët, po sipas porosisë së shqiptaro-titistëve të Prishtinës, duke i pushkatuar për së vrari heronjtë e popullit dhe të Shtetit Shqiptar. O Popull, eja në vete më, se na rrou ne e e rrohu Shqipërinë dreqi Sali Salep Sulltani&Co!...

Do përfunduar me mendimin se: Themeluesit dhe heronjtë e shtetit dhe të popullit shqiptar u rivranë dhe ripushkatuan nga pjesëmarrësit në rivarrimin e mbretit tradhtar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Ahmet Zogut I, sepse, ata pjesëmarrës iu bënë krah tradhtisë dhe marrisë së mbretit të vetëshpalluar: Mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kësaj, shqip, i thonë: Parisi e bota demokratike i nderon heronjtë, Saliu i pushkaton dhe vret edhe për së vrari, për hatër të miqve të tij shkie e shqiptarë-shkie. Madje, tradhtia po dekorohet edhe nga “Presidenti” i Shtetit Shqiptar, z. Bujar Nishani...

Ata njerëz që nderuan tradhtarin Zogu I, në këtë shekull dhe më pas, nuk mund të flasin më në emër të popullit dhe të shtetit shqiptar. Marri!...
Historia do ja ktheje reston ketij njeriu,shume shpejt,madje aq shpejt sa qe shumica nga ne do te habiten