Suksese komunitetit Shqiptar

Day 2,207, 08:07 Published in Albania Albania by cLaw eagLe
Te dashur miq…


Po kthehem per here te pare pas 28 Nentorit per te ju pershendetur. Ne Nentorin 101 une i permbusha te gjitha premtimet, te gjitha objektivat edhe pse deshira me e madhe e imja do te kishte qen te vazhdoja punen, te vazhdoja me sukseset mirpo nuk me premtoi koha me. Ndoshta eshte gje pozitive sepse ashtu sic e fillova dhe me suksesin ne Kosove po te kisha pasur kohen me ate avash nuk eshte larg mendesh dhe plani im ishte ai qe ta sulmoja territorin southern serbia(Kosoven Lindore) dhe ti merrnim tokat tona te Presheves, Medvegjes e Bujanocit. Mirpo e theksoj ndoshta eshte kjo gje pozitive qe mu desh te koncentrohem me obligime ne jeten reale dhe te permbylli kapitullin tim me aq sepse ne te kunderten do te ndodhte padyshim nga sukseset e mia ndonje sulm masiv ne zemer tek gjysma e shqiptareve me zemer te infektuar nga inatet personale.



Ju kerkoj falje te gjitheve qe nuk isha i pranishem per te vazhduar udheheqjen vecmas ekipit tim qeverises dhe LeA-s. Padyshim e dija qe do i lija ne gjendje shume te keqe edhe bashkepuntoret e mi edhe LeA-n me vendimin qe mora per te nderprer veprimtarine time ne eRepublik. I kerkoj falje qe nuk i njoftova dhe per zhgenjimet qe u solla ne periudhen vijuese pas nderprerjes se lojes. Sinqerisht cdo dite jam perballur me ndergjegjen time dhe shqetesimin per gjendjen ne te cilen iu lash. Shqiperia nuk e meriton nje gje te tille, nuk e meritonte as ekipi im e aq me pak nuk e meriton LeA si nje parti e vlerave dhe nje parti flori me njerezit qe ka. Jam i bindur qe LeA e ka perballuar ne menyren me te mire te mundshme edhe situaten pa mua me pjekurine e saj mirpo une isha i detyruar qe te nderpreja lojen me cdo kusht pasi obligimet ne Jeten Reale per mua ne keto kohe kerkojne shume perkushtim dhe kohe.
Fatmiresisht me ngushellonte fakti i sukseseve dhe i kthimit te Kosoves per Nentorin 101 - festa e Pavarsise me Kosoven e Kuqe qe ma lehtesoi edhe mua heqjen dore nga loja por edhe LeA sigurisht e ka perballuar me lehte nje veprim te tille timin pas kesaj, pas permbushjes se objektivave te mi.



Ndjej te nevojshme pasi sot gjeta kohe per te shkruar artikullin te japi edhe disa te dhena lidhur me shpenzimet e luftrave qe nuk i kisha bere te ditura.

Lufta me Malin e Zi - i gjithe pushtimi solli keto shpenzime:

103 000 ALL per CO prej te cilave 69 000 ishin ALL personale te mia kurse 34 000 ALL ishin te fondit qe ishte ne Albanian Army.
30 000 ALL te shpenzuara nga qeveritaret e mi gjate luftes me Malin e Zi per te siguruar arme q7.
9 900 ALL te derguara tek Molosi dhe WRKilled per sigurimin e rreth 900 armeve q7 gjate asaj kohe.
Permbi 4000 q7 arme.

Keto ishin shpenzime duke mos i permendur shpenzimet dhe donacionet private te cilat ishin te shumta.

Lufta e Kosoves - marrja e Kosoves per Nentorin 101 solli keto shpenzime:

145 000 ALL shtetrore te organizatave tona per CO.
20 000 ALL private donacion nga Kthetra
4 000 ALL private donacion nga Dr. Strangeluve
3000+ q7 arme shtetrore.
Shume arme private me donacione sidomos tek Illyricum. Illyricum mund te ju informoj me hollesisht.
Mbi 6000 arme q7 te hargjuara.

Ketu nuk perfshihen shuma marramendese shpenzimesh tjera private sidomos nga ana e Albanian Defense Brigade ne krye me Batoa-n dhe nga ENIGMA ne krye me Llapjan dhe Kabesos. Gjithashtu edhe MU-ve tjera i shkojne falenderime per CO marramendese shume te nevojshme ne shume beteja. Falenderimi u shkon po ashtu atyre qe jepnin shperblime per milliona damage te bera neper beteja ne menyre qe ti kthenim betejat ne favorin tone.

Ka shume njerez qe kan ndihmuar pa rezerve mirpo ju kerkoj falje nese nuk ju permendi. Damaget kolosale deshmojne vet perkushtimin ne menyren me te mire rreth clirimit te Kosoves.

Ne llogarine time kishin mbetur pa hargjuar edhe 32 000 ALL nga Lufta e Kosoves te cilat u kthyen ne thesar:
http://prntscr.com/28w8pn
http://prntscr.com/28w8vx
http://prntscr.com/28w8ys



Desha te shprehu keqardhjen per plakun e lojes qe nuk qenka shperblyer me medalje CP.
Kjo eshte nje shenje shume e keqe pasi qe plaku me gjase ne te ardhmen do te paraqitet prap per CP ne menyre qe te marri medaljen po ne anen tjeter te marre ne qafe eShqiperine.
Ky nuk qenka ne gjendje te pushtoj nje territor te Malit te Zi pa Shield qe ia shkatrruam ne gjate pushtimit dhe me NE bonus, e shkonte garantonte Kosoven. Ne me Shield, pa NE bonus e pushtuam per rreth 3 dite.


Ju kerkoj falje secilit shqiptar vecmas per brezit te ri per shembullin e keq qe ju kam dhene duke lene vendin pa udheheqje. Sic e thashe me ngushellon fakti qe ne momentet kyqe isha i pranishem dhe lirisht mund ta them se aty ku e vura syrin ne mbrojtje te ndonje territori ose per pushtim te ndonje territori te caktuar ate edhe e arrita, aty ku kisha synimin aty - Veni Vidi Vici - Shkova Pashe Fitova.


Ju falenderoj te gjithve miqve, bashkepuntoreve, qeveritareve, perkrahesve e vecmas Lidhjes se Arbrit per ndihmen e tyre dhe perkrahjen e tyre te pashoq dhe pa rezerve ne momentet me te veshtira. Nese me Lejohet personat me te dalluar me pune dhe ndihme ne qeverine time ishin strateg1, I l l y r i c u m, Bomber, AAF dhe Andiroid.

Owner i Chatit per CP qe do te zgjidhet do te futem ta jap ose kontaktoni Bomber sepse ai mundet tua siguroj.

Po e perfundoj kete loje me krenari me avatarin tim te pare:



Ju faleminderit.