Shvercerat Shkup

Day 2,678, 04:14 Published in Albania Albania by Muadhrustemii

Mundsisht edhe ka 1 koment me lan per misionin
''Shvercerat'' janë simpatizantët e ekipit futbollistik shqipëtarë KF Shkupi në Shkup, Maqedoni.

Ekipi futbollistik Slloga është themeluar në vitin 1927 në lagjen e pare urbane të qytetit të Shkupit – Çair. Që nga viti i themelimit e gjer më sot, Sllogën e kanë përkrahur shumë dashamir të klubit dhe të futbollit dhe është një nga klubet më me traditë në Maqedoni.

Gati se çdo fëmijë nga lagja e Çairit, por edhe nga Shkupi, është aktivizuar në të rinjtë e këtij klubi dhe gjithnjë shumica dërmuese kanë qenë Shqiptarë. Kontaktet e çdonjërit prej nesh me klubin janë bërë nëpërmjet prindërve tanë apo shoqërisë, kështu që Slloga u bë pjesë e pashmangshme e jetës sonë.

Kujtoj rrëfimë që nga vitet e ’60 dhe Slloga që atëherë ka pas tifoz të organizuar të cilët edhe mblidhnin para për ti paguar lojtarët, festonin sukseset dhe ndanin hidhërimet bashkë, sepse ata ishin miq, familjar dhe të gjithë ndanin pasionin për Sllogën. Udhëtime të organizuara të tifozëve të Sllogës jashtë Shkupit janë bërë edhe në vitet ’60. ’70 dhe ’80, kuptohet jo në kuptimin e sotëm të tifozerisë, por në dicka shumë të ngjajshme dhe të përafërt.

Ky pasion i prindërve, familjarve tanë u ngrit në nivel më të lartë nga ne, djemtë dhe rinia që krijoj dhe themeloj grupin e pare të organizuar të tifozëve Shqiptarë që sot njihen me emrin SHVERCERAT!!!

Shvercerat “linden” në vitin 1989. Gjatë gjithë vitit ’89 kishte përpjekje nga ana e pionirëve të Sllogës që të përkrahin senioret e tyre që kishin gjasa të mëdha për tu inkuadruar në ligën e parë të Maqedonisë, në kuadër të ish Jugosllavisë. Në Shator ’89, gjatë lojës vendimtare kundër pretendentit kryesor për avancim në rankun më të lartë të garimit – Zik Novaci nga Manastiri, tifozët e grupuar nën emrin “Kusarët” kishin paraqitje të theksuar dhe kjo shënoj fillimin e një tregimi tepër serioz dhe skajshmërisht të suksesshëm. Rreth 150 djem të ri u tubuan në stadionin e Çairit dhe kishin siguruar mjete piroteknike, shalla dhe një transparent simbolik. Stadioni ishte përplot me shikues dhe “Kusarët” bën ndërprerje të lojës për afër 15 minuta pas ndezjes së gjithë piroteknikës që kishin siguruar. Slloga fitoj ndeshjen dhe u avancua në ligën e parë të Maqedonisë.

Me ndarjen e Maqedonisë nga Jugosllavia, u bë unifikimi i ekipeve nga Maqedonia që garonin në ligën e parë, dytë dhe të tretë të Jugosllavisë me 5 ekipet e para të ligës së Maqedonisë, ndër të cilat ishte dhe Slloga.


Në vitin 1992, në ndeshjen kundër Metalurgut në Autokomandë “Kusarët” vendosën që ta ndërojnë emrin në “Shvercerat” pasi që aktiviteti kryesor i shumicës së anëtarëve të grupit, por edhe i disa nga lojtarëve të Sllogës, ishte shverci apo kontrabandimi i devizave, cigareve, etj. Transparenti i parë serioz i Shvercerave ishte Hooligans çair i gjatë 12 metra dhe i gjërë 2.5 metra. Të gjithë transparentat në këtë periudhë janë bërë nga materiale të “huazuara” nga hotele, teatra, perde të shkollave. Piroteknika më së shumti sigurohej nga kazermat por edhe nga anëtarë që e kontrabandonin nga Greqija. Nuk ka stadion në të cilin Shvercerat nuk kanë qenë prezent për ta përkrahur Sllogën, pavarësisht nga numri. Shumica dërmuese e Shvercerave janë Shqiptarë me përjashtim të një numri të vogël të turqve dhe boshnjakëve. Kjo spjegon “arsyetimin” e armiqësisë së skajshme të policisë dhe grupeve tjera Maqedone ndaj Shvercerave. Vlen të përmendet se në këtë periudhë, Shvercerat pregaditën transparentin më të madh në Maqedoni, ndoshta dhe më gjërë, me përmasa 115 metra gjatësi dhe 3 metra gjërësi.


Zhvillimi i Shvercerave arriti kulminacion në vitin 1996 gjatë gjysmë finales së kupit të Maqedonisë kundër ekipit të quajtur Makedonija Gjorçe Petrov, ku Slloga pas ekzekutimit të penaltive u kualifikua në finale. Atmosfera me fjalë vështirë spjegohet. 5.000 shikues ne stadiumin e Çairit, sa dhe është kapaciteti i stadiumit, iu bashkangjiten Shvercerave në një anim mbresëlënës, fanatik, ku dridheshte i gjithë Çairi. Shumë njerëz që mbetën jashtë rrethuan stadionin dhe ju bashkangjitën Shvercerave në revolucionin e tyre. Pas kësaj ndeshjeje, djem të ri anëmbanë Shkupit, nga Veriu, Gazi Baba, Kondova, Serova, Qendra, Saraji, u organizuan në lagje, komuna, mahalla, shkolla dhe ju bashkangjitën Shvercerave dhe u bënë pjesë e pandarë e këtij grupi.


Në finale, Slloga takohej me Vardarin. Biletat për finalen në stadiumin e qytetit u ndanë përgjysëm dhe vetëm për Shvercerat u siguruan 3.500 bileta të cilat u shprëndanë mbrenda ditës. U pregaditen shumë transparenta dhe materiale. Kolona prej afër 5.000 njerëz u nis në këmbë prej Çairit për në stadiumin e qytetit. Organizim fantastik, anim i papërshkrueshem gjatë 120 minutave, më pas penalltive dhe Slloga fitoi Kupën e Maqedonisë. Rrugës duke u kthyer në këmbë, kishin dal për të na përshëndetur, fëmijë, gra e pleq sepse gjer në atë ditë nuk kishin përjetuar një organizim të tillë të rinisë Shqiptare. Njerëz mbi vetura, flamuj, kënga jehonte gjatë rrugës së kthimit si fitimtar. Besa-Besë jehonte në stadium dhe jashtë. Pas këtij suksesi, SHVERCERAT u bënë INSTITUCION!


Më vonë, Slloga fitoj kampionatin 3 herë me rradhë dhe ishte finaliste e Kupës 8 herë duke e fituar prap në vitin 2000 dhe 2004. I përmendi sukseset e klubit për arsye se ato inspiruan dhe shfaqjet më të mira të Shvercerave të cilët u forcuan në aspekt operativ, organizativ, financiar, pregaditën transparenta, flamura, flamur për ta mbuluar gjithë tribunën, materiale për koreografi , shalla, maica dhe normal pirotehnikë. Shvercerat udhëtuan në Hungari, Rumuni, Kroaci, për ta përkrahur Sllogën në ndeshjet ndërkombëtare. Shvercerët hapën dhe zyren e tyre, morrën pjësë në shumë përleshje, intervista me gazatarë të huaj dhe të vendit, në organizimin e demonstratave në përkrahje të NATO-s, etj . Shvercerat gjithashtu së fundi rregullisht udhëtojnë në Shqipëri për të përkrahur Kombëtarën Shqiptare si dhe ndihmojne klubet tjera Shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Nuk do të përmendi këtu ndeshje tjera sepse do të keni rastin të gjeni storie dhe tregime nga ndeshjet historike dhe më të rëndësishme në rubrikat tjera të web faqes sonë. Gjatë periudhës 1989 – 2006 Shvercerat kanë përjetuar shumë ngritje dhe ulje, probleme me kryesinë, policinë, por nga të gjitha këto kanë dalë dhe më të fortë.