RUBRIKA - "Paragjykime qe vijne nga 'llumi' dhe 'bloza' e ketij sistemi"

Day 2,391, 02:47 Published in Albania Montenegro by Lyrical Warfare

- Kritikojne nepermjet facebook-ut femrat qe bejne check in-e te shumta duke dale me shoqerine dhe qe flasin me meshkuj te ndryshem,nderkohe qe vete kane dite pa e pare motren e tyre.
- Kritikojne te tjeret qe e kalojne pjesen me te madhe te dites ne facebook duke i listuar ne statuse pune te ndryshme qe te filloje,por jane vete ata qe s'mendojne gje tjeter vecse te bejne statuse kunder te tjereve dhe mbasditen e kalojne ne nje kafe lagjeje me 60-lekshin qe ua marrin prinderve.
- Ju lepihen femrave si zara edhe nese nje shok i tyre i ben zemra vazhdimisht nje femre qe pelqen ne facebook,ata direkt e konsiderojne njeri barbon ose e thene ndryshe ne gjuhen e tyre qe pjell vetem gjera te ceketa "laskar".
- Bejne si ateista ne facebook me disa statuse ordinere per te rene ne sy dhe kritikojne ata qe besojne ne Zot,nderkohe qe vete kur kane ndonje provim ose kane ndonje njeri semure ne spital gjejne ngushellim te fjala "ZOT" ne qyrravitje e siper.
- Nese nje status ne profilin e nje cuni merr mbi 50 like ku shumica jane femra,direkt e konsiderojne si gay nderkohe qe po ti merrnin vete ata do quheshin gjenial edhe pse me nje status copy-paste.
- Bejne si eksperta ne fusha te ndryshme te jetes duke te bere moral,nderkohe qe pervoja e tyre edhe pse jane ne nje moshe madhore nuk eshte me shume se e nje 15-16 vjecari.