Propozim ndryshim ligji (casje) + debat publik.
RadeciVV
Ky artikull ka per qellim shpalosjen e nje analize te gjate te bere me Max Tet (i cili eshte edhe protagonisti kryesor ne kete ceshtje, me idene time). Artikulli shtjellon nje ceshtje te ndjeshme ne eShqiperi po edhe ne eBote - taksat e importit. (Max Tet, bashkpuntori i kesaj gjeje duket se ka njohuri me te medha ekonomike, une personalisht nuk kam - po tentoj te i zhvilloje ato permes lojes. Gjithsesi une fola me logjike, ai me njohuri, dhe keshtu arritem ne nje gershetim te mire mendoj).
Ne do ju paraqesim arsyetimet tona per ate qe ne propozojme, e juve ju ftojme te mendoni thelle dhe te komentoni mendimin tuaj. Ketu mendojme te zhvillojme nje debat publik. Rezultatet e ketij debati do te jene faktori kyc nese ne do ta vazhdojme ceshtjen seriozisht ne kongres e qeveri, pasi tema - perseris - eshte shume e ndjeshme. Vetem komentet serioze dhe te lidhura me temen do te mirren parasysh, te tjerat do te injorohen.
Po ju paraqesim idene tone ne pika te ndryshme. Fillojme.
Liberalizimi i tregut
Kjo eshte gjeja kryesore per te cilen propozohet ligji. Ideja jone eshte qe tregu yne te liberalizohet me te huajt, duke thyer keshtu nje barriere te kahmotshme jo vetem te eShqiperise, por te shumices se vendeve ne eRepublik. Ideja eshte qe taksat e importit te ulen ne 1% (per ushqim e arme).
Vendi yne nuk do te ishte i pari qe do te ndermari nje hap te tille. Aleati jone i ngushte, Kroacia, tashme e ka bere nje gje te tille.
Une kam kontaktuar personalisht me Ministrin Kroat te Ekonomis, i cili ishte edhe iniciatori i kesaj gjeje dhe ai me tha se kjo nuk ka ndikuar negativisht ne buxhet, perkundrazi. Rezultatet ne Kroaci ishin: Ulja graduale e cmimit, ulja shume e vogel e inkasimeve ne thesar, por me nje rritje graduale!
Duke u bazuar ne kete shembull, ne morrem guxim qe te vazhdonim shtjellimin e situates dhe te paraqisnim idene tone se si duhet te veprohet ne eShqiperi.
Tregu i mbyllur, 0 perfitim
Me taksat aktuale te importit qe ka eShqiperia - 90% ne ushqim e 35% ne arme (shih: eRepublik Country Economy | Albania) tregu i yne eshte praktikisht i mbyllur.
Nga kjo rrjedh fakti se asnje i huaj nuk ka leverdi te shes ne eShqiperi. Nga kjo, perfitimet tona me keto taksa jane as me pak e as me shume se ZERO!
Per te u bindur per kete gje, mjafton te shikoni tregun e armeve q7 ketu. Aty gjeni vetem tregtar e prodhues Shqiptar.
Nese e vendosim taksen e importit ne 1%, te huajt do te kene leverdi te shesin ne tregun tone, pasi nuk paguajne taksa ekstra. Per ata qe nuk e dine, te huajt paguajne perpos takses se importit (apo mund te quhet edhe "takse doganore") edhe TVSH-ne, pra praktikisht paguajne takse si ne, por me perqindje ekstra te asaj se importit.
Rritja e qarkullimit, konkurrences; Ulja e cmimeve.
Ne import zakonisht futen ata qe kane kapacitet te madh prodhimi, e ne kete loje numri i lojtareve te tille nuk eshte i vogel. Me uljen e taksave te importit rritet interesimi i te huajve per te shitur ne treg Shqiptar.
Kjo "detyrimisht" na sjell ne nje cikel te ri:
-E rrit konkurrencen ne treg;
-Konkurrenca me e madhe - ulja e cmimeve;
-Ulja e cmimeve - rritja e qarkullimit;
-Rritja e qarkullimit - rritja graduale e inkasimit te te ardhurave ne thesar.
Pra me realizimin e ketij cikli, ne fund perfitojme te gjithe. Shteti inkason me shume, tregtaret jane me aktiv sepse duhet te i pershtaten tregut, lojtaret gjejne cmime me te lira. Dihet se shumica e lojtarve blejne ne Shqiperi perkunder se cmimet jane me te larta se ne vende tjera, per shkak te kostos se nderrimit te lokacionit.
Boti i tregut = numri i madh i licensave Shqiptare
Nga informatat qe kemi, dikur ne eShqiperi ka funksionu "fuqishem" boti i tregut. Ai u kriju per me balancu tregjet e shteteve te vogla - i blente te gjithe mallerat qe ishin te percaktuara me cmimin e lojes + taksat (TVSH apo ate te importit).
Kjo ka ndiku qe shume lojtar te huaj me posedu licensa ne eShqiperi per shkak te leverdise - boti i blente gjithe produktin perderisa i permbushte kerkesat e tij.
Si deshmi mund ta keni gazeten eWorld Trade Centar - e dyta me e lexuar ne eRepublik. Autori shpesh sygjeronte blerjen e licenses se eShqiperise jo rralle, per shkak te asaj qe u cek me larte. Ja edhe nje artikull si deshmi: I earned more than 42000 CC in last 24 hours, learn it and do it yourself
Kur gazeta e tij ka mese 11 mije abonues, imagjinoni pak se nga sa persona u lexua artikulli, e sa te tille e blene licensen.
Tani qe boti nuk duket se funksionon, ose funksionon shume me pak se me pare, shohim shume pak importues ne treg, perkunder qe kane licensen.
"Aspektet negative"
Askush nuk i do, por ekzistojne. Kjo levizje mund te kete aspekte negative, por do ishin te pakta, madje mund edhe te hidhen poshte.
1. Mbrojtja e prodhuesit vendor - kjo mund te cilesohet si nje aspekt negativ pasi qe prodhuesi vendor mundet eventualisht me u demtu per shkak te konkurrences. Megjithate, dihet se ne eShqiperi ka shume pak prodhues (edhe ata qe jane shumica nuk kane nenshtetesi Shqiptare) e shume me shume tregtar. Edhe prodhuesit rralle shesin arme ne treg - me shume fabrikat jane per rezerva armesh per luftera, shperndarje etj. Nuk mendojme se kjo mund te ndikoje edhe aq shume tek numri i vogel i prodhuesve, sidomos pasi qe ata mund te bejne "leshime" ne cmim, ndryshe nga tregtaret. Te mos harrojme se importuesit do e kene perseri nje barriere (edhe pse te vogel ndoshta) - nje perqindeshin, i cili sado i lehte qe duket, mund te krijoje nje balancim.
2. "Iluzioni" se me "taksat me te medhaja buxheti rritet" - per taksat e importit aktuale kjo nuk vlen, e arsyet i cekem ma nalt. Tregu eshte praktikisht i mbyllur per te huajt - askush nuk mund te shesi ne rrethanat aktuale per shkak se me gjithe taksa cmimi behet shume i madh, e me cmim te tregut nuk ka fare leverdi te shitet. Kjo na sjell ne perfundim se shteti nuk perfiton as edhe nje gje me keto taksa.
Rreziku i ndryshimit te ligjit
Ky ligj ka qene nder me te ndryshuarit ne historine e vendit tone, per shkak te mendimeve te kunderta ne kete ceshtje, e per kete e kemi quajtur teme te ndjeshme.
Konsiderojme se rreziku me i madh eshte se nese ky ligj kalon per nje mandat, mund te vij dikush tjeter ne pushtet e te e ndryshoje komplet ligjin, duke i risjellur taksat e vjetra.
Kjo do e mbyllte perseri tregun (duke mos sjellur leverdi fare), e do e humbiste reputacionin dhe besimin e vendit tek te huajt. Nese ky ligj ndonjeher arrin te propozohet, duhet te fitoje nje lloj garancioni nga te gjithe kongresmenet e presidentet qe do e pasojne se do vazhdoj te qendroje, per aq kohe sa nuk do te kete ndonje teori tjeter qe do e hidhte poshte kete aktualen (sigurisht me fakte e argumente).
"Pse me na bo konkurrence Serbi apo Maqedoni"
Mundet me ekzistu "frika" se kjo do i hapte rruge armiqve tane qe te vijne ne trege, e te krijojne nje dis-balance duke ulur shume cmimet e duke i demtuar tregataret e prodhuesit.
Zgjidhja eshte e thjeshte: Embargo me vendet potenciale qe mund te tentojne demtimin e tregut tone.
Fushate e forte
Nese gjith ky ligj kalon e pranohet, do duhej nje fushate shume e madhe tek te huajt per te i bindur ata qe te blejne license per te shitur ne Shqiperi (qe nuk eshte fare e lire, 20 gold).
Edhe pse mendojme se ka shume lojtare qe kane licensa ne eShqiperi, loja nuk jep informacione zyrtare per kete pune. Andaj, per te u siguruar do duhej nje fushate e forte mediatike per te i bindur te huajt qe te operojne tek ne.
Kjo lidhet ngushte me piken me larte - duhet te i garantojme ata se ligji nuk do te ndryshohet per periudha afatgjate.
Perfundim
Si perfundim, ne mund te ju themi se Ligji do i sillte vetem dobi Shqiperise. Hapje te tregut, rritje te inkasimit, rritje te konkurrences e ulje te cmimeve.
Do ishte hap i duhur per ekonomine e vendit tone, duke e ditur se eshte mjaft e brishte (jo vetem e vendit tone por e pothuaj gjithe vendeve ne eRepublik).
Ju ftojme te reflektoni dhe te shprehni mendimin tuaj vetem psai te keni menduar mire per temen. Ju riperserisim se mendimet jo-konstruktive dhe qe nuk kane te bejne me temen nuk do te mirren parasysh.
Me respekt
Max Tet
RadeciVV
Comments
Ide e Perkryer , Shpresoj te realizohet 🙂
Faleminderit/
Nga pervoja e them qe asnjehere nuk kam vene armet q7 edhe pse me mblidheshin nga 200 e 300 sosh ne storage, asnjehere nuk i kam vene ne shitje sepse ta zeme qe veje qmimin 10 USD, 3.5 USD iknin si taksa edhe thjesht nuk i'a vlente prandaj edhe kur mblidheshin aq shume arme shprehja më me vullnet deshiren qe ti shperndaja keto neper lojtaret shqiptar kur ishte koha e lufterave.
Askush nuk i ve prodhimet e veta ne shitje nga shtetet e jashtme ne Shqiperi pikerisht per keto taksa dhe kjo eshte e ditur, madje shume ne ate kohe sic eshte edhe kandidati i mirenjohur per president gjilangjiu i venin ne shitje ne tregun e zi prodhimet. Keshtu behet edhe tani dhe askush nuk i ve ne shitje prodhimet nepermes sistemit.
Une jam pro lehtesimit te ketyre taksave sidomos per arme. Jam i bindur qe edhe te ardhurat ne thesar do te shtohen sepse sigurisht tani jane zero nga mbizotrimi i ketyre taksave.
Vote.
Ai eshte dhe qellimi, po pervec te ardhurave ka edhe shume aspekte tjera pozitive. Konkurrenca, ulja e cmimeve etj.
Vote
E kam thene qe para 1 jave e gjymes qe ligji duhesh dhe u votua kunder per taksat e importit. Ndoshta jo 1% direkt se do ishte e papjekur se si kemi akoma lojtaret e huaj, do benim fushate me qeverine e re dhe te gjenim nje 15-20% takse sa te formohej toga e te huajve...
Cdo ulje me taksen me te larte se 1% eshte e pakuptime. Te huajt prap nuk do kishin llogari te shisnin tek ne e ne perseri do fitonim ZERO nga ato taksa.
ulja e takses se importit do sjelli blerjen e licensave per te shitur ne shqiperi. Por kjo do te doj nje kohe te gjate e para sepse tregu shqiptare eshte nje treg i vogel dhe e dyta sepse cmimet aktuale jane te njejta me kine, usa , polonin etj.
Hapja e tregut ( duke ulur taksen e miportit) duhet te shoqerohet me ritjen e taksave te tjera per nje periudh kohe per dy arsye.
Per te kompesuar humbjet ne buxhetin e shtetit.
Dhe per te ritur cmimet ne tregun tone. Sepse po te jemi realist kush do blinet licensen per shitje ne shqiperi nese cmimi eshte i njejte (ose afersisht i njejte) me tregjet e medha te USA, Kines, polonise etj.
qmimet nuk jan te njejta rmet qe me se shumti shiten q7jan te larta dhe me plot bindje tsigurt them se 90%e shqiptarve blejn jasht shtetit,,edhe nje gje qe shumica se kante qrt ulja e takses vlen per shtetasit e shqipris qekan fabrik jasht shtetit,ata smund te shesinskund perveq se ne shqipri dhe me ket tks te tanishme eshte e pamundur te shesin,,per shtetas tjer duhente blejn licenc ,qe u komentu shum ne kongres ,por metreg te vogel siq eshte shqiprija askush s do te blente licenc ku mezi 200q7 shiten ne dit kur ska lufte shqiprija
Rritja e taksave nuk i sjell naj perfitim te huajve edhe nese rritet cmimi. I kemi cmimet e ngjajshme, por prap per nje nuance me te larta se te huajt. E tregova edhe faktin qe shume te huaj kane licensa (jam mese i sigurt) per shkak te botit qe ka funksionuar dikur e i ka "fshire" produktet ne treg.
kjo eshte nje manover shume e rezikshme ekonomike ,pasi ose mund te na ndihmoje ekonomine ose ta renoje fare ,ulja e takses se importit ne 1:% vertet do te sillte importues te huaj me cmime me te lira por do te renonte ata shqipetare ...
E ceka kete gje edhe une e edhe e ceka nje arsye se pse kjo mund te "mbulohet". Faleminderit per koment.
mir e tha tori ma heret nese çmimet do vinin njejt me nivelin e tregjeve te medha si serbia, kina, polonia, brazili etj. atëher pse do shisnin në shqipëri ku tregu është shum i vogël taksën 1 përqind vetëm e aplikojn tregjet e medha si kina, serbia brazili, usa pra cilido tregtar do blinte njeren nga ato licenca me treg të madhë e jo të shqipëris perfitimi i shqiperis në këtë rast do ishte i njejt si 35 perqind si 1 perqind si shtet perfitimi do ishte i njejt.
V
ide e mire por une propozova ne 7 % te ulet taksa e importit por su pranu , u mundova qe sa me thjesht tjau sqaroj , por e kot ishte se kemi kongresmen qe skuptojn fare, as lojen se kuptojn as se si funksionon taksa vetem jipshin komente qe skishin te bejn fare me ate qe ishte e propozur ,
Po e ri-citoj veten:
"Cdo ulje me taksen me te larte se 1% eshte e pakuptime. Te huajt prap nuk do kishin llogari te shisnin tek ne e ne perseri do fitonim ZERO nga ato taksa."
Kjo takse ka te mirat por edhe te keqijat e saje. Taksa 1% eshte shume thjesht per te kuptuar sikurse ne RL qe te huajt dhe te fuqishmit vine dhe shesin ne shtet tendin dhe marrin parate e nje pjes te ketyre i merr shteti. Pra ketu mund te fiton shteti por me shume ata te huajt.
Ne kemi disa bonuse dhe njerzit kane disa fabrika qe kjo do ti shkatrronte por ata shqiptar qe jane jasht do te perfitonin me 1%.
Ne deri tani nuk kemi patur probleme me inflacionin qe do te thote nuk kemi pas qmime shume te larta bile shpesh me te ulta se sa ne shtetet e forta. Por kete mall ne tregun shqiptar ekan mbajt shum multit qe pas asaj iniciatives se platos e pame se sa multi kishe patur. Me kete dua te them qe tash nese multit jane ndalur ateher duhet me u rujt nga inflacioni dhe inflacioni luftohet duke hap tregun sepse vet nuk mundemi me i mbulu nevojat. Andaj nese behet kjo ulje duhet te rritet tax e punes, taks qe do te sherbeje per siguri.
Ndoshata isha pak i nderlikuar por ata qe njohin qeshtjet ekonomike me kuptojne.
Per prodhuesit vendor kam fol ne artikull edhe une. Faleminderit.
Shkrujta ni referat, e me dule kjo - CSRF attack detected.
Tash po pritoj.
propozimit i mungon nje analize me e mire.
V.
Shpesh pom ndodh qekjo kur po shkruj me tel e veq po ja boj logout se po mi prish nervat
vec pse i mungon analiza nuk dmth qe s'eshte i sakte. Tash nuk po te kuptoj, a eshte propozimi i mire por nuk u shtjellu mire, apo ky propozim sipas teje nuk eshte i mire... po pres ni koment ma "adekuat" ndoshta.
Mundesh me hy ne kompjuter me e ba copy edhe me e shkrujt prap. Bash pom intereson mendimi yt pasi qenke edhe ish president.
O Max Tet nuk te vjen bleresi i huaj kur ai mund te kete ne vendin e vete arme se nuk i leverdis te harxhoje per bilete 😛
Radeci VV - i mungojne dy komponente:
1. Fuqija blerese Shqiptare (krahasimi me Kroacine nuk eshte i sakte se Kroacia ka fuqi tjeter blerese qe mund ti stimulon prodhuesit e huaj te tregetojne ne tregun Kroat.)
2. Eshte folur per perfitimin e shtetit, po jo perfitimin e qytetarit, i cili duhet te analizohet nga dy kendveshtrime:
2.1 Qytetari si konsumator - gje qe propozimi ne fjale e stimulon qytetarin te jete nje konsumator i mire, sepse do te blej tenka dhe ushqim me lire ne treg te liberalizuar
2.2 Qytetari si prodhues - gje qe propozimi ne fjal e destimulon ate sepse e vendose ne nje pozite defavorizuese kundrejt prodhuesve te shteteve tjera qe kane produktivitet me te larte dhe kosto me te ulte te prodhimit.
2.3. Qytetari si tregetar - gje qe ligji ne fjale mund ta eliminonte te terin.
Kjo e gjitha varet nga planet e shtetit, te kete qytetare te forte ekonomik, apo qytetar konsumues.
Per te ilustruar kete piken e dyte pe marrim nje shembull mes nje lojtari Polak, Serb, apo Spanjoll dhe te themi se ai gezon bonuse 100% ne prodhim.
Dhe prodhuesin Shqiptar qe gezon p.sh. 60% te bonuseve.
Qysh ne start, prodhuesi Shqiptar do te jete i diskriminuar per shitje, si brenda vendit si jasht vendit. Kosto e prodhimit per me pak njesi eshte me e larte. Ne anen tjeter, fuqija shitese, sasija dhe kosotoja e pordhimit eshte me e leverdishme per ndonje Spanjoll.
Per kete arsye, prodhuesi Shqiptar nuk do te shes fare, apo do te shes plotesisht ne menyre Ilegale, per ti ikur TVSH-se. Kjo do ta detyron ate qe te zhvleresoj/shes ndoshta edhe disa prej kapacietet prodhuese ngase nuk ja vlen. Kjo do te ndikoj ne punesim te komunitetit Shqiptar te cilet do te lypin pune jashta Shqiperise.
Pefitimet me te medha do ti merr nje prodhues Spanjoll, i cili ne anen tjeter do te paguaj nje WORK tax ne shtetin e vet per prodhim. Per me teper do te punesoj po ata Shqiptar dhe me vone do ta luftoj po ate shtet nga i cili ka perfituar.
Une mund te them nese ligji eshte i mire apo jo. Ne fund te fundit kjo loje ka mekanizma te paket kontrolli apo matese te performances ekonomike.
Ne edhe mund ta provojme dhe nese nuk sjell rezulltat ta nderron kongresi.
Une po them se si prozim, duhet te shpalosen te gjitha efektet, si pozitive dhe si negative dhe te vendosim, a po dojne shtet te forte a Shqiptar te forte?
Shtet te forte me komunitet konsumues nuk ka.
Politikat e deritanishme kane stimuluar ngritje te bruto prodhimit vendor.
Secili opcion, i ka te mirat dhe te kqijat e tij.
Pyetja ime eshte me shume strategjike?
pajtohem me visarin në të gjitha pikat me ligjin në fjalë perfiton vetëm shteti dhe jo qytetaret.
Pershendetje, cili eshte perfitimi i shtetit dhe qytetarit me taksa te larta te importit? Nese Filani (shqiptar) shet sot ne tregun vendor , cfar i pamundson atij qe te ndaj bashke tregun me Fistekun (te huaj)?
Plus a nuk ritet aftesia shitese e tregut? A nuk do kete bleres edhe te huj ntreg tonin qe me e rite edhe mundesine qe produkti edhe i Filanit edhe i Fistekut me u shit edhe ma shpejte? Nuk po ma mer mendja se shteti edhe prodhuesi ia ka pa hajrin shume bllokimit tregut, .
Te ajo se nuk favorizohet qytetari, ministri i ekonomise kroate e dha 1 tabele ku tregoi se cmimet brenda Kroacise jane ma te ulta edhe tkrahasume me Kinen(qe e pash se ka cmime me te ulta) A nuk i intereson qytetarit me ble ma lire? Plus bleresit e mdhej shumica sot nuk blejn brenda vetit, arsyetimi cmimi i nalte.
Gzuar.
Max Tex,
Te gjitha analizat e tuaja jane per shtetin dhe per qytetarin si konsumues. Per nje Shqiperi konsumuese, kjo eshte formula.
Mendova qe e keni menduar mire kete pune, e nuk jeni bazuar vetem ne ca tablea kroate.
Mendo ti si prodhues. Kthimin ne Investim, a e ke me te larte me cmime me te larta, apo me cmime me te ulta?
Nga ketu fillon baza e analizes prej kendveshtrimit te PRODHUESIT - jo te shtetit.
Shnet.
Jo nuk e kemi mare propozimin nga shteti kroat e as te dhenat, mos e nxjer nje fjali qe me e vendos nqender e me e ba kryefjale.
Se besoj se prodhuesi vendor duhet me u frikesu prej nje prodhuesi tjashtem qe mundet me ardhe edhe me i shit produktet brenda vendit, besoj qe analizen duhet me e vendos ne faktin se edhe bleresi i jashtem ka me ardh me ble brenda shtetit.
Nese ne e risim numrin e konsumatoreve duke sjell edhe konsumator te jashtem * sjellja vjen si pasoje e uljes se import tax,
Po gjithsesi une besoj qe Shqiperia nuk ka kapaictete prodhuese qe me mbulu tregun, ka ca tregtar te afte qe blejne ne treg te zi dhe qe shesin brenda tregut shqiptar e qe gjenerojne nje fitim minimal momentalisht, e konkurenca me hapjen e tregut se besoj qe eshte pengese perkundrazi eshte zhvillim i shtetit dhe individualitetit.
Po askush nuk e di se si eshte pa qene vet ne lekuren e tij, andaj sa eshte humbja qe taksa 1 perqind e importit i shkakton nje prodhuesi shqiptar krahasu me fitimin momental qe e ka?
Komenti im: Duaje tenden.
V e madhe per mundimin dhe sqarimet
Mendoj se gjithmon do jemi te varur nga numri i lojtarve aktiv ne eShqipri . Nga eksperienca ime si lojtar tregtar shes shum me shpejt ne USA se ne Shqipri megjithse ne USA ka shum me teper tregtar. Tregu jon ka fuqi blerese te konsiderushme vetem kur kemi luftra te rendsishme ose misione
v+s