Përformanca e dobët e FPZH-Edukimit.

Day 2,070, 05:41 Published in Albania Albania by Rilindasi


Ky është raporti i fundit i FPZH-së , që tregon për performancen e ketij fondi dhe edukimin e të rinjëve. Raporti po e citoj në origjinal në mes tjerash thekson "Gjatë kesaj jave nuk ka ndryshuar numri i anetarve ne MU" dhe më posht " Per te marre ndihma ne dite mesatarish aplikojne 20 anetare.." .
Një rezultat aspak i kënaqshëm, shumë deshperues se si eShqipërisë po i edukohen të rinjtë.
Se edukimi i të rinjëve u është besuar përsonave të gabuar deshmon dhe perjashtimi i ministrit të edukimit, ai u perjashtua për shkak të dyshimeve të perdorimit të llogarive të dyfishta! A po shnderohet kjo ministri në "suksese" të llogarive të dyfishta? (http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/7498822 )

Janë vetëm 20 anëtarë në ditë aplikues, dhe numri i anëtarëve të FPZH-së nuk ndryshon madje as për një javë, e numri i të rinjeve brenda komunitetit gjatë një dite është 20 - 50 të rinjë. Nga të gjithë keto të rinjë që vijnë, për një javë të vetme FPZH edukon zero të rinjë.

E numri i eShqiptarëve aktiv nuk kalon ka vite numrin 500 të anëtarëve, por ky numër bie çdo ditë, nuk janë të rinjtë ata që po shtojnë numrin , por vetëm llogaritë e dyfishta të eShqiptarëve, e që shumica janë për zgjedhje , e të tjerë për perfitime ilegale të arit.

Si qytetar i brengosur i Shqipërisë, presidentit të tanishëm, por dhe presidentëve në vijim, u propozoj që edukimin e të rinjëve të ua lënë në dorë personave kompetent, kjo ministri po behet për shkak të pazarlleqeve politike, dhe vetëm për ketë gjë po perdoret, për të shtuar numrin e anëtarëve të një partie politike, pjesë e të cilës janë dhe anëtarët e stafit të FPZH-së.

Thuani po zhvillimit, edukimit, dhe ndalojeni sa më shpejtë politizimin e skajshëm.

20 anëtarë brenda javës , asnjë i ri i shtuar nuk janë rezultate pozitive, janë barazim i mos performancës, i punës së dobet dhe i mos perkushtimit.








Mos vdeksha pa t'parë t'bashkume, o Shqipnia ime! Hyjneshë përmbi dhe, perëndi e shpirtit tim.