Lidhja e Arbrit - Organizim në departamente

Day 2,129, 09:53 Published in Albania Albania by RadeciVV

Shqiptar të respektuar.

Lidhja e Arbrit që prej themelimit të saj përpos Idealit që të punohet vetëm për të mirën e vendit ka pasur edhe qëllim që të jetë ndër partitë më të gjalla dhe më të organizuara, që me aktivitetin e saj do i mbante në lojë të gjithë lojtarët e saj.

Kjo gjë na ka bërë gjithmonë të veçantë dhe ka tërhequr lojtarë të shumtë që ishin të interesuar që të aktivizohen në fusha ku ata e gjejnë vetën.

Në bazë të kësaj, ne kemi vendosur që kuadrot tona në parti të i strukturojmë në departamente adekuate, ku secili do të mund të gjejë veten. Departamentet do të jenë si vijon (mund të ketë edhe ndonjë tjetër që do të shtohet në ndërkohë) -

Departamenti i Shtypit
Perpilon artikuj qe shprehin qendrimet zyrtare te Lidhjes dhe artikuj te tjere per te njohur komunitetin me punen e Lidhjes. Perpilon plan nje-mujor te komunikimit.

Departamenti i Mbrojtjes
Koordinon marredheniet mes Lidhjes e njesive ushtarake prane saj. Udhezon anetaret e Lidhjes ne raste lufterash serioze.

Departamenti i Zgjerimit
Siguron zgjerimin e Lidhjes me anetare te rinj, mban kontakte me anetare potenciale, ndjek anetaret e rinj ne 30 ditet e para te futjes ne parti dhe transmeton nevojat e tyre te departamentet e tjera.

Departamenti i Brendshem
Siguron informacione mbi zhvillimet aktuale politike e ushtarake, mbikqyr anetaresimet e reja dhe daljet nga Lidhja, i rregullon problemet eventuale te brendshme te Lidhjes.

Departamenti i Ekonomise
Manaxhon fondin per zhvillimin e forcimin e anetareve te rinj, jep keshilla anetareve te rinj, si te manaxhojne accountin e si te rrisin fuqine e tyre.

Departamenti i Jashtem
Krijon e mban lidhje me parti te tjera jashte shtetit, qe kane ngjashmeri me Lidhjen, sjell eksperience prej tyre tek Lidhja, informon mbi zhvillimet me te fundit jashtei ofron Qeverise se Shqiperise kandidatura per ambasadore shqiptare per ne shtete te tjera.

Departamenti i Teknologjise
Siguron mbarevajtjen e chatit, ofron avatare dhe sherbime te tjera ne fushen teknoligjike e elektronike per anetaret e Lidhjes.

Ky organizim mes tjerash mund të kontribojë shumë në rritjen dhe zvhillimin e kuadrove që në të ardhmen do të ishin të gatshëm që të kontribojnë për qeveritë pasuese në fushat përkatëse.

Ka filluar puna e konsolidimit të departamenteve dhe organizimit të strukturave përkatëse, ku SECILI anëtar i LeA mund të kontribojë. E dimë se antarët tanë janë aktiv dhe do të kyçen me dëshirë në gjithë këtë organizim që ka për qëllim rritjen e aktivitetit në LeA po edhe në gjithë lojën në përgjithësi.

Përpos kësaj, duhet të e cekim se Muri (Walli) i partisë është mjaft aktiv dhe secili antar i shpreh mendimet e tij për çështje nga më të ndryshmet, debaton për çështje nacionale, ndan ndonjë shaka, përvojë personale etj.

Nga gjithë kjo, me Ndërgjegjshmëri, Vullnet dhe Bindje të plotë ju ftojmë që të bashkoheni me Partinë më aktive dhe më të organizuar aktualisht në vend, të bëheni pjesë e zhvillimit të saj po edhe të gjithë vendit, duke kontribuar në aktivitet, vendimmarre, organzim e zhvillim.

Bashkë është e mundur.

Bashkohu me LeA!!

Me respekt
Stafi i LeA.