Intervistë e imagjinuar me Hasan Prishtinen

Day 1,813, 04:51 Published in Albania Albania by gjilani1233 is here

Të bëhet Shqipëria ashtu siç e meriton (H.PRISHTINA)

Çdo datë historike ka edhe personalitetet e veta, të cilët kanë lënë gjurmë, e ndër ta është edhe dëshmori i kombit- Hasan Prishtina, i cili i dha kombit gjithçka pati, edhe jetën, që me të vërtetë Shqipëria të jetë e mëvetësishme dhe e mosvarme. Mu për këtë zgjodhëm këtë personalitet të madh të kombit për të bërë një intervistë, përmes të cilit do të mësojmë ku ishim, ku jemi e ku duhet të shkojmë.

bubullima:- Kam nderin që të bëjë këtë intervistë me Ju, sepse kombi ynë Ju çmon si njërin nga personalitetet më të mëdha, që nuk ka pranuar të hyj në lojëra të ndyta politike për çfarëdo çmimi dhe nuk keni pranuar as më të voglin kompromis?

Prishtina:- E falenderoj kombin për këtë vlerësim.

bubullima:- Jeni nga Polaci i Drenicës dhe më të shkuar në Stamboll ndërruat mbiemrin nga Polaci në Prishtina?

Prishtina:- Kjo më tepër ishte për t’i treguar parlamentit turk, se vij nga Vilajeti i Kosovës dhe Prishtina kishte emër.

bubullima:- Në parlament ishit një nga deputetët më kryengritës për çështjen shqiptare dhe menjëherë ratë në konflikt me xhonturqit?

Prishtina:- Xhonturqit kishin ndërruar vetëm gëzofin, ndërsa vepronin me avazin e vjetër. Situata ishte e nder dhe domosdo se edhe ne kërkonim hisen tonë, sepse me ndihmën tonë kishin marrë pushtetin, por u tradhtuam.

bubullima:- “Biro! Ti i duhesh Shqipërisë!” Pse ta tha këtë Plaku vlonjat?

Prishtina:- Dervish Beu tinëzisht i ra shuplakë pas qafe Ismail Qemalit, sepse zëri i Tij ishte i fuqishëm për mbrojtjen e kombit tonë. Unë kërkova dyluftim, rregullat e kohës e lypnin këtë, mirëpo Ismaili më ndali me këtë thirrje.
bubullima:- Ishte i arsyeshëm mendimi i Ismailit?

Prishtina:- Po, sepse Ai shtoi edhe këtë: “Zotërinj, ta dini se kjo ngjarje do të sjellë gjëra të liga!” Kjo dha për të kuptuar se edhe zyrtarisht në një farë forme i shpallëm luftë Perandorisë Turke.

bubullima:- Dhe...?

Prishtina:- Unë së bashku me Isa Boletinin dhe Bajram Currin u caktuam që të organizonim kryengritjen në Kosovë.

bubullima:- Kur u përcaktuat të zgjidhni bredhjen nëpër fshatra të Malësisë, kishit edhe ndonjë moto?

Prishtina:- Po. Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit, do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe bashkohet KOMBI im. Kjo më ka bërë të palodhur dhe më ka dhënë vullnet për punë. Këtë vullnet ma shtoi edhe kombi im, i cili kishte zgjedhur më mirë luftën se robërinë. Kur e shihja djalërinë shqiptare që ishte e gatshme për të rrokur armët, më bëhej se fluturoja nga një fshat në tjetrin.PRA NE VEND TE KOLLTUKUT ME TURP NE STAMBOLL PREFEROVA KRYENGRITJEN NE MALET E KOSOVES

bubullima:- Dhe në ditën e mëvetësisë nuk ishit pranë plakut vlonjate?

Prishtina:- Jo. Ne çliruam Shkupin, si qendër e vilajetit të Kosovës. perandoria Turke më lehtë kishte pranuar të bëjë koncesione me Serbinë për tokat tona dhe mbështeste çdo veprim të sajën kundër kryengritësve. Kështu qe më arrestuan me katër nëntor të vitit 1912 dhe më mbajtën në burgun e Beogradit deri më një prill të vitit 1913. E dija se do shpallej pavarësia, kuptohet se kisha dëshirë ta gëzoja këtë ditë të madhe jashtë grilave, në mesin e bashkëluftëtarëve, por në anën tjetër e ushqeja vetën se do të jem jashtë për ta jetësuar këtë pavarësi.

bubullima:- Gjatë jetës suaj keni pasur poste ministrore, keni qenë edhe drejtor i gazetës “ZUKRE” (Afërdita), por edhe udhëheqës i delegacionit për Kosovën në Versajë?

Prishtina:- Po, isha Ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit, të Princ Vidit, por para kësaj drejtoja edhe një gazetë, që përmes shkrimeve të mija dhe bashkëpunëtorëve të mi mundohesha të informoja opinionin kombëtar e atë ndërkombëtar për robërinë dhe hallet tona. Ndërsa në Versajë kam udhëtuar në emër të “Mbrojtja Kombëtare Shqiptare” Organizatë politike dhe atje jemi munduar që në të gjitha këndet ta arsyetojmë luftën tonë për çlirim. Fatin tonë e kishin fuqitë e mëdha në dorë dhe si delegacion shqiptar në ishim të dërguar nga një Qeveri dhe kjo bëri që të mos kemi rezultate të kapshme.

bubullima:- Kongresin i Lushnjës hapi perspektiven e krijimit të një Qeverie, e cila do të bënte të njohur çështjen shqiptare në qarqet ndërkombëtare?

Prishtina:- Punë e madhe është bërë në Lushnje. Nuk ka qenë fort lehtë të tuboheshin shqiptarët aty dhe të gjenim një gjuhë të përbashkët për të krijuar Qeverinë.

bubullima:- Pastaj u zgjodhët dhe kuvendar nga Dibra në kuvendin e parë shqiptar. Ai kuvend Juve u dha mandatin e Kryeministrit. Këtë post e mbajtët prej shtatë deri më dhjetë dhjetor të vitit 1921. Nuk di në histori edhe të ndonjë shteti të ketë pasur dikush një mandatë kaq të shkurtër. Pse ndodhi kjo?

Prishtina:- Po, ky mandat zgjati vetëm katër ditë. Ahmet Zogu ishte haptas kundër shqiptarëve që vinin jashtë Shqipërisë londineze. Në ato momente duhej menduar për Shqipërinë e jo për vete. Mu kujtua Kongresi i Manastirit, kur Mithat Frashëri kërkoi mandatin e Kryetarit të Kongresit, në të cilin ishte Luigj Gurakuqi. Që të arrinin shqiptarët të kishin një alfabet komunikimi, Luigji i madh menjëherë i la vendin Mithatiti. Prandaj edhe unë bëra të njëjtin veprim, të ketë Qeveri dhe të njihet kjo Qeveri nga të tjerët. Edhe sot mendoj se kam vepruar drejtë, për të mos ardhur deri të lufta civile, të cilën e kërkonin fqinjët tanë, për të pasur më lehtë për të gllabëruar toka tona, përmes aleatëve.

bubullima:- Ahmet Zogu bëri menjëherë hapin tjetër, në janar të vitit 1922 lidhi marrëveshje me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Jugosllave z. Ninçiç, që Ju të arrestoheshit dhe në anën tjetër ua morri mandatin e kuvendarit. Si e përjetuat këtë?

Prishtina:- E kam pritur, prandaj edhe dhashë dorëheqje nga posti i Kryeministrit. Mirëpo akuzat, shpifjet, kërcnimet, rreziqet nuk më kanë frikësuar kurrë deri më sot, e kundërshtarët e mij le të jenë të sigurtë se nuk do më friksojnë as mbas sotit. Unë kam bërë çka kam mundur për kombin tim, sepse si moto ishte ne luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh kanë me i gjet shenjat tona.

bubullima:- Po ne i gjetëm dhe na kanë shërbyer shumë, mu për këtë edhe Ju respekton i gjithë kombi. Ju nuk ndenjët për të bërë sehir, se çka po ndodh me fatin e kombit, por u kthyet edhe një herë në Kosovë, që bashkë me qetat kaçake të vazhdoni luftë çlirimtare?

Prishtina:- Bëmë aq sa mundëm, por serbet kishin edhe aleatin e vet shqiptar, Ahmet Zogun, i cili na luftonte nga të gjitha anët dhe këndet.

bubullima:- Për një periudhë bukur të gjatë kohore, Ahmet Zogu trajtohej si tradhtar. Para njëzet vitesh filloi të rehabilitohej nga demokratët në Shqipërinë londineze, në Kosovë e vise tjera shqiptare, në emër të demokracisë. E drejtë?

Prishtina:- Në emër të demokracisë?! Ai ishte vrastari i parë i demokracisë, jo vetëm te ne shqiptarët, por edhe më gjerë. Të gjithë figurat kombëtare që luftuan për çlirim dhe bashkim kombëtar, në emër të demokracisë Ai i vrau dhe i syrgjynosi. Nëse ai paska bërë diçka të mirë për shqiptarët dhe demokracinë, meritë të madhe ka Serbia, sepse ajo ishte e para që i zgjati dorën e ndihmesës, duke më ndjekur mua, vrarë Avni Rustemin, rrëzuar nga pushteti Nolin, vrarë Bajram Currin, Luigj Gurakuqin Ali Nivicën e syrgjynosur shumë të tjerë, si Halim Gjelon, Ali Kelmendin, e besa edhe në një farë mënyre ka vrarë edhe Shotë Galicën. Atëherë duhet rehabilituar edhe regjimet serbe.

bubullima:- Mos ndoshta...?

Prishtina:- Vrasjet ndoshta do t’i ishin falur, sikur mos të linte në duart e Mbretërisë Jugosllave territore dhe fatin e ushtrisë. Këtë të paktën nuk ka guxuar të merr askush mundimin për t’ia falur. Ai morri me vete edhe arkën shtetërore, edhe pse vet kishte përgatitur okupimin e gjysmës së Shqipërisë nga italianët. Tradhtia e krimi nuk kanë brirë për t’i dalluar, por bëmat dhe kahet e veprimit janë shumë domethënëse, se kafshëve me brirë nuk iu prehet dëmi.

bubullima:- Shqipëria sot është e ndarë në gjashtë pjesë..

Prishtina:- Në kohën time ka qenë e ndarë në tri pjesë, e nga na dolën gjashtë?!

bubullima:- Shqipëria londineze, Kosova gjysmë e mëvetësishme, Serbi, Mali i Zi, Greqi dhe Maqedoni.

Prishtina:- Nuk po e kuptojë këtë? Nuk keni luftuar fare, ndonëse Ju më thatë se bëmat e mia kanë ndikuar për të mirë te shqiptarët dhe sot të jeni kaq shumë të copëtuar?!

bubullima:- Demokracinë e morëm: vepro si të duash, mendo si të duash, lidhu me kë të duash, me një fjalë tym për shtëpi e qejf për njeri. Territoret tona u ndan nga vet shqiptarët dhe armiqtë shfrytëzuan këtë moto, përçaj e sundo. Bëmë dhe luftë në Kosovë, në Maqedoni dhe në Shqipërinë e veriut, Luginë të Preshevës.

Prishtina:- Kush janë maqedonët?!

bubullima:- Kaluat në anën time. Sllavë, që emërtimin e morën në bazë të territorit dhe qendrën e kanë në Shkup. Befasoheni?!

Prishtina:- Është për tu çmendur. A kaq poshtë kanë rënë shqiptarët?!... Kur më thatë se është rehabilituar Ahmet Zogu, po e marr me mend se kush paskan qenë në krye të partive politike, sepse kurrë nuk më ka të dëgjojë që kombet e robëruara nuk mendojnë për çlirim, por për demokraci. Sigurisht dhe pushtuesit jua kanë mundësuar këtë!?

bubullima:- Jeni në vitin jubilar të shpalljes së Pavarësisë, Kryeministri z. Sali Berisha ka këtë mendim rreth këtij manifestimi: “është e domosdoshme të ridimensionohen figurat kryesore të këtyre 100 vjetëve të Pavarësisë së vendit. Besoj se disa prej tyre, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, duhet të kenë praninë e tyre në kryeqytet.”, pra në Tiranë. Si e komentoni Ju këtë?

Prishtina:- Me siguri ky i takon lozes së Ahmet Zogut, e bashkëpunëtor i serbëve dhe grekëve. Nderin tim si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, muk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n’inden t’eme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mëria e të tanë armiqve. Ka me më shtrue vetëm vdekja. Dhe mos lejoni që ky nder imi e i Ismail Qemalit të përdhoset nga ky bastard!

bubullima:- Për fund, çka i kishe porositur bashkëkombësit Tuaj?

Prishtina:- Ju pa tjetër duhet të bashkoheni dhe ta bëni Shqipërinë ashtu siç e meriton, e jo ta nëpërkëmbin dhe poshtërojnë dallkauk e kopuk, siç shprehej Noli. Kur të jepni mendimin tuaj para së gjithash ruajuni nga mallkimi i historisë!
Faleminderit z.Prishtina