Google kuqezi më 28 nëntor?

Day 1,828, 22:09 Published in Albania North Macedonia by orlandovlore

Që në 28 nëntor, faqja e Google-it të hapet me flamurin kuqezi në nder të 100-vjetorit të Pavarësisë. Peticioni i drejtuar kompanisë nga i riu korçar, Klajdi Hëna, duhet të ketë të paktën 50.000 firma.

Nisma e tij online është nënshkruar deri tani nga mbi 52.000 vetë, por edhe nëse pragu i nevojshëm arrihet, gjigandi i kërkimit në internet nuk është i detyruar ta vendosë flamurin shqiptar, pavarësisht se e ka bërë një gjë të ngjashme për disa shtete të tjera.
https://picasaweb.google.com/lh/photo/YkHZRoBWK_8o_D2Zrjfyti13rL0Z55O6TxLUsitN7RE?feat=directlink (Fotot e Pedicionit)

Por ato nënshkrime nënkuptojne dicka, do të thotë shumë për cdo shqiptar në mbarë globin nëse njëra prej kompanive më të mëdha të internetit në botë do
të njihte pavarësinë tonë, sidomos në 100 vjetorin e saj, shkruhet në peticion.

Shqipëria, thuhet aty, është një vend i vogël, por me histori të madhe, cka nënkupton se dhe ky apel kaq i sinqertë meriton të dëgjohet.

“Google Doodle” janë ndryshimet argëtuese, befasuese e ndonjëherë spontane që i bëhen logove të Google-it për të kremtuar festat, përvjetoret apo jetët e artistëve e shkencëtarëve të mëdhenj.

Kërkesat për Doodles janë rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe mbi 1.000 prej tyre janë realizuar tashmë. Kompania ka krijuar dhe një ekip që takohet rregullisht për të dhënë ide e për të vendosur cilat evente të vecanta meritojnë të kremtohen me një Doodle.
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=nNZt4oH3yPU