Epidamn87 - Kandidat për Kongres

Day 2,288, 07:57 Published in Albania Albania by Epidamn87


Miq dhe bashkëkombas,

Dua te paraqes perpara jush kandidaturen time per kongresmen gjate muajit mars si perfaqesues i Lidhjes se Arberit. Me poshte po ju parashtroj pikat kryesore te politikes sime gjate muajit mars nese zgjidhem si perfaqesuesi juaj.

POLITIKAT EKONOMIKE
Do mundohem te ngre nje komision i perbere nga ekonomiste ne RL dhe sigurisht nga individet me me fuqi politike ne eRepublik. Synimi i ketij komisioni eshte diskutimi per politikat fiskale te eShqiperise ne situata te ndryshme (pa, me nje dhe me shume territore) dhe aprovimi i nje politike fiskale stabel per muajt e ardhshem. Me pas do mundohem qe keto ndryshime ti implementojme ne legjistraturen e eShqiperise.

POLITIKAT USHTARAKE
Persa i perket MPP-ve premtoj qe nuk do votoje pro pa kriter, por cdo vote do peshohet shume duke marre ne konsiderate jo vetem fuqine por dhe miqesine qe ai shtet ka treguar per ne gjate gjithe lojes, jo vetem ne muajin e fundit. Persa i perket NE vota do jete sipas udhezimeve te Keshillit te Larte te luftes.

GJITHPËRFSHIRJA
Cdokush qe mendon se mund te ndryshoje apo te propozoje nje ligj, te me kontaktoje dhe premtoj se nese do jem pjese e kongresit ne muajin mars do e marr ne shqyrtim per ta propozuar pamvaresisht partis politike qe ai/ajo aderon
Ne raste ligjesh me peshe te vecante do kerkoj referendum popullor.

CENSUSI
Do mundohem qe te propozoj dhe zbatoj regjistrimin real te lojtareve shqiptar, ku pikat kryesore te cilat do te merren ne shqyrtim jane:
- Niveli
- Fuqia
- Grada ushtarake
- Fabrikat qe disponojme

MMM ALBANIA
Do krijoj nje database per regjistrim e te gjithe gazetave te lojtareve shqiptare dhe do mundohem ta publicizoj sa me shume qe ti afrohemi sado pak fitores se medaljes MM.

Me respekt
Epidamn87
Të përçarë në mendime, të bashkuar në qëllim