Disa fjale . . .

Day 2,203, 13:37 Published in Albania Albania by BiG Serxhio


Pershendetje vellezer dhe motra shqiptare

U be pak kohe e gjate qe s'kam shkruajtur me artikuj ne Shqiperi dhe do te kisha vazhduar te qendroja ne qetesi nese nuk do te kishte gjera te cilat do te me shqetesonin mua si nje individ i komunitetit shqiptar.
Dhe keto shqetesime lidhen me presidentin (po e quaj keshtu vetem per shkak te titullit qe mban sepse ne veprimtarite e tij eshte totalisht inekzistent ).

Ne daten 26 pas publikimit te rezultateve per kongres, mora lajmin e mire qe isha nje nder 40 kongresmenet ne Shqiperi 😃
Menjehere me erdhi mesazhi nga presidenti i partise ku une bej pjese ( Dark.Prince ) dhe ne kete mesazh benin pjese kongresmenet e tjere te partise etj ska shume rendesi kjo 😃 Nejse, deri ketu cdo gje po ecte mire.

Pervecse kontaktit me kongresmenet e partise sime, une nuk kam pasur kontakt me asnje nga kongresmenet e tjere, gje qe duhet ta bente presidenti, te hapte grup-mesazhin e ri.

Kjo gje ka shkaktuar dhe nje situate komplet kaotike, me kongresmene gjysme-rebele te cilet veprojne sipas qejfit te tyre duke votuar si te kene deshire... Po shohim ligje, ligje te cilat propozohen pa u diskutuar me pare por edhe gjate procesit te votimit te tyre, nuk shoh asnje tentative per t'u diskutuar ky ligj, qofte edhe nga vete ai qe e propozon ligjin.
Shqiptare qe veprojne sipas kokes se tyre (nuk eshte hera e pare).
Fryma amerikane qe do te na sillte CP yne ndoshta mund te kete ardhur por kjo nuk eshte ndjere aspak per mendimin tim.

Ok, ndoshta CP mund te kete probleme ne RL (mesa kam degjuar eshte ne fakultet) , por keto gjera duhej ti merrte parasysh para se te shpallte kandidaturen e te niste fushaten e tij plot brockulla e mashtrime. Nje qeveri 70% inekzistente, e padukshme, nje minister mbrojtjeje qe nuk ekziston ; pasojat po shihen , 0 territore.

Valle e meritojne kete gje 161 shqiptare qe e votuan dhe qindra te tjere qe nuk e votuan ? E meritojme ne, qe po kalojme nje pjese te mire te kohes sone duke investuar kohe, mund, durim, pune te palodhshme per kete loje ?

Pergjigja eshte e thjeshte, JO .

Ne kete artikull jam munduar te jem gjakftohte, real, i paanshem. Kam shprehur mendimet e mia ne lidhje me situaten aktuale ne Shqiperi. Shpresoj te me kuptoni dhe te veproni ashtu sic duhet 🙂

Gjithashtu dua te shtoj se une sot kam marre nismen te hap nje grup-mesazh ku te bisedojme te gjithe kongresmenet se bashku, dhe besomeni, CP nuk do te jete prezent aty 🙂 (disa nga kongresmenet te cilet nuk i kisha shoke )


BiG Serxhio

Shout
[BiG Serxhio] Disa fjale . . .
http://www.erepublik.com/en/article/2347608/1/20