BALKAN TRAFIK! Edicioni i X

Day 3,077, 00:23 Published in Albania Albania by mo green






Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës te Shqipëris në Bruksel dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës,, u mundësua përfaqësimi i Shqipërisë, për të 10-tën herë, në Festivalin Ndërkombëtar Kulturor „Balkan Trafik“.

Në këtë festival, vendi ynë u përfaqësua me këngëtaren e mirënjohur Vikena Kamenica, Grupin muzikor Keli Band dhe Grupin e famshëm popullor “Ali Pasha”.

Përveç koncerteve në sallat e teatrit të famshëm të Brukselit „Bozar“, këto grupe, së bashku me ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore të Brukselit “Vatra”, ndezën atmosferën në sheshin kryesor të kryeqytetit evropian, të mbushur me bashkatdhetarë, e jo vetëm. Ky aktivitet u përshëndet nga personalitete vendase por edhe përfaqësues të institucioneve evropiane.



Gjithashtu, gjatë zhvillimit të Festivalit “Balkan Trafik”, nën kujdesin e Ambasadës shqiptare, në mjediset e “Bozar” ishte vendosur një stendë me materiale mbi zhvillimin dhe mundësitë e turizmit në Shqipëri, ku turistë të shumtë shfaqën interes për të ditur më shumë rreth vendit tonë.

Koncertet dhe shfaqjet e grupit zyrtar shqiptar patën jehonë të gjerë në median belge dhe atë ndërkombëtare, duke u pasqyruar edhe në Euronews e kanale të tjera televizive.

Me Respekt
mo green
Minister i Punve të Jashtme