Abraham Linkoln dhe John Fitzgerald Kenedi,fate të kryqëzuara

Day 1,711, 04:14 Published in Albania Albania by gjilani1233 is here

Historia njeh analogji të jashtëzakonshme mes njerëzve që nuk kanë pasur asnjëherë lidhje midis tyre.
Mistere analoge nga ato të treguara deri më tani kushtëzuan jetën dhe vdekjen e dy presidentëve amerikanë, Abraham Linkoln (1809-1865) dhe John Fitzgerald Kenedi (1917-1963). Të shumta dhe të jashtëzakonshme ishin edhe rrethanat që kushtëzuan jetën dhe vdekjen e tyre. Vërtet shumë, për t’iu atribuuar rastësisë.
Para së gjithash, Linkoln u zgjodh President në vitin 1860, ndërsa Kenedi u zgjodh ekzaktësisht 100 vjet më vonë, në vitin 1960. Linkoln u vra një ditë të premte, në praninë e gruas së tij, por edhe Kenedi u vra po këtë ditë dhe gjithashtu në praninë e bashkëshortes së tij.

Të dy presidentët u qëlluan me armë pas zverkut dhe menjëherë pas atentatit, ndihmat e para iu dhanë nga gratë e tyre, që kishin pranë. Linkoln dhe Kenedi vdiqën menjëherë pa mundur që të çoheshin në spital.

Por, përveç të veçantave dhe të përbashkëtave mbi vdekjen, mes tyre ekzistojnë edhe ngjashmëri të tjera. Të dy presidentët kishin emrat e gjyshërve të tyre dhe të ty ishin djemtë e dytë të familjes. Si Linkoln, ashtu edhe Kenedi, kur u martuan, gratë e tyre ishin 24 vjeç dhe të dyja vdiqën në moshën 65-vjeçare.

Të dyja bashkëshortet e presidentëve njiheshin për ndjekjen e modës dhe rinovimin që i bënë Shtëpisë së Bardhë. Si Linkoln, ashtu edhe Kenedi, kishin nga katër fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën para moshës 10 vjeç.

Të dyja çiftet humbën një djalë, ndërsa jetonin në Shtëpinë e Bardhë. Uilli Linkoln vdiq në moshën 12 vjeç ndërsa Patrik Kenedi, në moshën 2-vjeçare. Zëvendësi i Linkolnit quhej Xhonson dhe kishte lindur në vitin 1808, por edhe ai i Kenedit quhej Xhonson, dhe kishte lindur në vitin 1908, në një largësi prej 100 vjetësh nga njëri-tjetri.

Vrasësi i Linkolnit quhej Xhon Wilkes Booth dhe kishte lindur në vitin 1839, ndërsa ai i Kenedit, Lee Harvey Oswald, i cili kishte lindur në vitin 1939, 100 vjet më pas. Po ashtu, është vërtet e habitshme teksa zbulon se shuma e shkronjave që përbëjnë emrin dhe mbiemrin vrasësit të Linkolnit shkon në 15, po ashtu edhe ajo për vrasësin e Kenedit.

Por koincidencat e jashtëzakonshme nuk përfundojnë këtu. John Wilkes Booth dhe Lee Harvey Oswald përdornin të dy nga 3 emra. Të dy ata kishin lindur në mes të viteve ‘30, Booth më 1838-ën ndërsa Oswald më 1939-ën. Të dy vrasësit ishin jetimë nga i ati. Babai i Booth vdiq kur ai ishte 13 vjeç, ndërsa i Owsald para se ai të lindte. Të dy ata u arrestuan nga dy oficerë të ndryshëm të quajtur Baker.

Booth e vrau Linkolnin në një teatër dhe vetë u fsheh në një magazinë. Ndërsa Oswald i qëlloi Kenedit në një magazinë dhe u fsheh në një teatër. Booth dha shpirt 11 ditë pas Abraham Linkoln dhe të dy vdiqën në orën 7:20 të mëngjesit, po ashtu si Oswald që vdiq 48 orë pas Kenedit, po në të njëjtën orë si presidenti, në 13:00. Një javë përpara se të vritej, Linkolni vizitoi Monro, shtet në Merilend, ndërsa Kenedi, një javë përpara se të vritej, ishte me Merlin Monro.

Të dy presidentët kishin ndërmarrë beteja të ashpra në luftën për të drejtat e zezakëve: Linkolni për emancipimin dhe Kenedi për ligjin mbi të drejtat civile. Në momentin e atentatit Linkoln dhe Kenedi kishin në krah përveç bashkëshorteve, nga një grup miqsh, ku ato ngelën të pacenuara, ndërsa burrat u plagosën nga atentatorët (majori Rathbone në vitin 1865 dhe guvernatori Connally në vitin 1973).

Sekretari i Linkolnit quhej Kenedi dhe u përpoq që ta ndalonte Presidentin të shkonte në teatër atë mbrëmje. Sekretarja e Kenedit quhej Linkoln dhe edhe ajo u përpoq që ta ndalonte Presidentin të mos shkonte në Dallas atë natë.

Një tjetër fakt i veçantë është se burri i gruas quhej Abraham, si Linkolni. Kur ndodhi atentati, Kenedi ishte në Dallas mbi një makinë të markës “Linkoln”, prodhuar nga grupi “Ford” ndërsa teatri ku u qëllua Linkolni quhej “Ford”.

Të dy presidentët kishin 7 shkronja në mbiemër, të njëjtën gjatësi dhe të dy kishin studiuar juridik. Si Linkoln ashtu dhe Kenedi kishin probleme të njëjta, me sytë, vuanin nga sëmundje gjenetike dhe kishin shërbyer në ushtri. Asnjëri prej tyre nuk kishte frikë nga vdekja madje urrenin truprojat.

Të dy kishin konstatuar se sa lehtë mund të ishte t’i qëlloje një Presidenti. Linkoln një ditë pati thënë: “Nëse dikush do që të më vrasë, unë s’mund të bëj asgjë që ta parandaloj”. Ndërsa Kenedi: “Nëse dikush do të më qëllojë nga dritarja me një pushkë, askush s’mund ta ndalojë”.

Në gjuhën angleze këto fjali kanë të njëjtin numër fjalësh. Pas vdekjes, Linkoln u zëvendësua nga Andrew Johnson, ndërsa Kenedi nga Lindon Johnson.

Gjatë vitit të tyre të fundit të Presidencës si Andrew si Lindon Johnson, u përfshinë nga një skandal politik që i pengoi ata të rikandidonin për një mandat të dytë.