[Ministria e Drejtesise] Gjykatesit dhe ekstra

Day 2,121, 13:04 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Gjykatesit
Aplikimet per gjykates jane mbyllur dhe nga aplikimet e pakta keto kater persona kane plotesuar kushtet.

The Illuminati Mason
gjakova22
james gilmour
berat gashi
aritoNNN

Meqenese jane pak, nuk do te kete votim, por do e marrin detyren menjehere. Ministria e Drejtesise dhe e Puneve te Brendshme cakton The Illuminati Mason ne krye te gjykatesve, per te qene zeri kryesor i ketij institucioni dhe vendimeve qe do te merren.

Qe ne kete moment gjykatesit do te jene nen mbikeqyrjen intensive te ministrise, ne rast se verehen shkelje, qeveria gezon te drejtet e shkarkimit te tyre.
Bashkepunimi ushtarak me qeverine
Nje mesazh do t'i shkoje komandantit te cdo MU-je shqiptare qe ka me shume se 5 anetar aktiv, per te konfirmuar bashkepunimin e tyre me shtetin shqiptar dhe me vendimmarrjet e Ministrise se Drejtesise dhe Puneve te Brendshme. Komandantet do te kene nje afat prej 48 oresh per t'u pergjigjur pozitivisht ose negativisht. Bashkepunimi nderushtarak nenkupton mbeshtetjen e komandanteve shqiptar ne vendimmarjet e qeverise dhe parlamentit. Raporti do te publikohet si dhe do t'i shkoje Ministrise se Mbrojtjes.
Disiplina e chatit #eShqiperia
Shpesh here hyjne njerez per te provokuar ne menyre qe te marrin ban e me pas te tregojne se chati shteteror eshte i parregullt. I lutemi ketyre femijeve te luajne ne shtepi me lodrat e tyre nese s'dine me cfare te merren. Sa harxhoni kohe te beni dallavere, perpiquni per dicka te mire per vendin.
Ministria jone eshte pergjegjese per mbarevajtjen e shqiptareve dhe do te perpiqemi ta bejme kete muaj sa me te qete e pa konflikte te thella politike. Le te jemi si njehere e nje kohe ne loje, kur kishim me shume deshire t'i suleshim sllaveve sesa njeri tjetrit. Ne perpiqemi vertet.
Ju faleminderit,
Kris Hasa,
Minister I Drejtesise dhe Puneve te Brendshme