[AUS] Atdheu - Nderi - Detyra

Day 2,308, 16:26 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO


Përshëndetje antarë të AUS dhe jo vetëm.

Me këtë artikull do bëjmë njoftimin për sasinë e re të ndihmave ditore dhe programin e suksesshem qe zhvillon AUS, Programin e Rritjes se Forces.

Programi i Forcës konsiston në stërvitjen e përditshme për një javë rresht dhe të mos luftohet. Në fund të javës çdo antar që plotëson kushtet merr si shpërblim një sasi të caktuar Goldi.
Për të lexuar më shumë për Programin e Rritjes së Forcës klikoni më poshtë:

Programi i Rritjes së Forcës

Gjithashtu janë bërë ndryshime në ndihmat ditore të cilat tani ndahen sipas divizioneve.

D1 (Niveli 21-34)
Mund të marrë maksimumi deri në 42 Q7 në jave. (6 ne dite)

D2 (Niveli 35-49)
Mund të marrë maksimumi deri në 56 Q7 në javë. (8 në ditë)

D3 (Niveli 50-69)
Mund të marrë maksimumi deri 70 Q7 në javë. (10 në ditë)

D4 (Niveli 70+)
Mund të marrë maksimumi deri në 84 Q7 në javë. (12 në ditë)

Kushtet për të marrë ndihmat ditore dhe për tu bërë pjesë e Programit të Forcës janë:

1. Antar i AUS
2. Të kesh avatarin e AUS
3. Të paktën nivelin 21
4. Të punosh në fabriken e AUS
5. Të kryesh një numër të caktuar vrasjesh ditën e mëparshme (vetëm për ndihmat ditore)

AUS ka në dispozicion dy fabrika armësh Q7
Njëra është Kthetra Alb, të cilin e falenderojmë pafund për gjithcka që ka bërë dhe bën për AUS, sidomos për vendosjen e fabrikës në dispozicion të AUS.
Tjetra është Dr. A. Kulla, që tani kontrollohet nga Komanda e AUS pasi Dr. A. Kulla ka lënë lojën. Por kjo sna pengon ta falenderojmë për ndihmën e madhe që ka dhënë për AUS.

Puna në fabrikën e AUS paguhet 3 ALL çdo ditë, plus 30 Q7 në muaj.

Së fundmi AUS i bën thirrje çdo qytetari shqiptar që të bashkohet me Akademinë tonë në të cilën do gjejë ndihmën e duhur për këtë lojë. Por jo vetëm për lojën, por do gjejë edhe një staf pune të përkushtuar për tju shërbyer. Do gjejë një ambient miqesor dhe grup personash të bashkuar dhe me një qellim të vetëm, të respektojnë moton tonë, "ATDHEU - NDERI - DETYRA".

Për çdo informacion apo pyetje kontaktoni me komandantin Jurgen Dervishi.

Ju faleminderit.

Me respekt
Komanda e AUS

AKADEMIA USHTARAKE SKENDERBEJ
ATDHEU - NDERI - DETYRA