Qeveria per muajin dhjetor

Day 1,845, 02:24 Published in Albania Croatia by A E N E A S


Ju falenderoj qe me votuat mua dhe me besuat eShqiperine.

Tani, pa humbur kohe, dua qe te shpall kabinetin qeveritar per mandatin e muajit Dhjetor:

President (CP):
A E N E A S
Zv. President (vCP):
Nino54

Minister i Mbrojtjes (MoD):
ALB KOMANDO
Zv. Minister i Mbrojtjes (vMoD):
Albania Killer 2

Gjeneral i Njesive Ushtarake Shteterore:
Lignja

Minister i Puneve te Jashtme (MoFA):
Kushtrimzz
Zv. Minister i Puneve te Jashtme (vMoFA):
Toverlani

Minister i Imigracionit (MoI):
Krye Qendra

Minister i Edukimit (MoE):
ArlinDx
Zv. Minister i Edukimit (vMoE):
DonCurtis


Guvernator (Governor):
Labern

Me poshte mund te lexoni per synimet dhe objektivat mbi te cilat do te punoje qeveria gjate ketij mandati.


BABY BOOM

Qeveria ka planifikuar nje baby boom (per ato qe nuk e dine: baby boom eshte kur nje numer i madh lojtaresh rregjistrohen ne loje per nje kohe te shkurter). Metoda se si do behet ky baby boom ende nuk eshte vendosur (edhe pse ka disa alternativa kryesore), por me e rendesishme se metoda qe do perdoret eshte ekipi qe do menaxhoje baby boom-in. Per kete arsye, Ministria e Edukimit kerkon persona qe e kuptojne lojen plotesisht, dhe kane deshire ti ndihmojne lojtaret e rinj. Te gjithe qe kane eksperiencen dhe kohen per t’ju ndihmuar te rinjve, te kontaktojne me Ministrine e Edukimit (ArlinDx ose DonCurtis).
Per me shume rreth ketij Baby Boom-i do informoheni ne ditet ne vazhdim.


ORGANIZIMI I MU-VE SHTETERORE DHE NDARJA E NDIHMAVE

Njesite Ushtarake Shteterore do vazhdojne te jene po ato te njejtat, Albania D-1, D-2, D-3 dhe D-4. Secila do kete komandantin e vet, por mbi te gjithe komandantet do jet Gjenerali Lignja.
Ndihmat do shperndahen per lojtaret e Divizionit te pare (ata qe kane nen 400 force), dhe atij te dyte (nivelet 25-26) cdo dite ne ora 24:00, prandaj duhet qe te kerkoni furnizime perpara ores 23:00. Ndihmat do jene 5 tanqe Q7 per person. Kerko ndihma KETU.

Per sa i perket koordinimit te njesive ushtarake jo-shteterore, si ne ato shteterore, Lignja do jete Gjeneral. Ekipi qe do koordinoje njesite ushtarake do perbehet nga Presidenti, Gjenerali dhe Anetaret e Ministrise se Mbrojtjes.
Te gjitha Njesite Ushtarake qe pranojne te bashkepunojne ne kete menyre, te kontaktojne njerin prej 3 koordinuesve.


PROGRAMI USHQEHU, MESO DHE LUFTO

I filluar me inicialet MBP, tanime i kthyer ne UML, eshte programi me i ri per furnizimin e lojtareve te rinj me ushqim dhe per ti mesuar ato se si te luajne eRepublik. Cdo lojtar qe ka statusin Adult Citizen (Lojtar i Ritur) dhe eshte maksimumi ne nivelin 27, ka te drejte te kerkoje ndihma me ushqim per te mbushur deri ne 500 energji. Ndersa per te mesuar me shume per lojen, nuk duhet te permbushesh ndonje kriter. Nese ka persona te interesuar per te shperndare ndihma dhe per ti ndihmuar lojtaret e rinj nga ky program, kontaktoni me DonCurtis. Per te kerkuar ushqim, klikoni KETU.


Me Respekt,
A E N E A S
CP i eAlbania