Kandidatura ime per Kongres - Remaining Illyrians

Day 2,650, 15:03 Published in Albania Albania by RemainingIllyrians

Pershendetje,


Me kete artikull desha te jua bej me dije qellimet dhe parimet e mia ne rast se do te pranohet kandidatura ime ne kongres. Ne rast se do te zgjidhem Objektivet e mia do ishin:
- Qe te mbroj dhe te sigurohem se do te respektohet cdo e drejte e cdo qytetari te eShqiperise, te luftoj per nje zhvillim te pasur ne anen e gjithe komunitetit te Shqiptareve te cilet luajne nga te gjitha trojet tona etnike.
- Ta vertetoj dhe tja bej me dije te gjithe shteteve ne eRepublike se Shqiptaret jane nje popull me kapacitet dhe potencial te larte te cilet jane te afte te kryejne pune me sinqeritet dhe me aftesi, te luftohet propaganda e rende ndaj neve shqiptareve e cila vjen nga ana e Serbise e cila dominon per shkak te numrit te larte te lojtareve te tyre.
-Jam mbeshtetes i fuqishem i idese qe te nxitet Bashkepunimi midis qytetareve Shqiptare dhe sidomos bashkepunimi dhe ndihma mes veteraneve tek Lojtaret e rinje ne menyre qe te inkurajohen dhe te zhvillohen ne menyre me te shpejte gjate lojes duke ia formuar deshiren qe te vazhdojne ta luajne eRepubliken, dihet se shumica e lojtareve te rinje e braktisin lojen pas ca diteve per shkak te frustrimit qe vjen nga ana e mungeses se resurseve dhe sidomos nga mungesa e informates per loje duke mos ditur se cfare mund te arrihet apo behet ne eRepublik. Mbeshtes organizimin e me shume reklamimeve per shqiptaret qe te regjistrohen ne eRepublike nga se ky eshte faktor kryesor i nje shteti qe te forcohet. Ne menyre qe "babyboom"-et te mos deshtojne duhet te kemi njesi te cilat jane ne gatishmeri te merren me ta per cfaredo nevoje.

Ne menyre qe keto ideja te funksionojne mbeshtes keto qellime:
~ Meqe shumica e zonave ne vendet si dhe kolonite tona kane ushqimin si prodhim kryesor synoj rritjen e Import Tax te food-it nga 1% ne 3% duke inkurajuar prodhimin e kompanive vendase ne keto vende qe te zhvillohen.
~Sa I perket modifikimit te taksave te tjera them se duhen lene pa u prekur deri ne te ardhmen e afert nga qe ndryshimi i menjehershem i shume faktoreve rrjedh deri tek inflacioni. Nese taksat do rriteshin eshte e vertete qe thesari i shtetit do rritej por kjo do te shkaktonte poashtu instabilitet ekonomik, rritje te cmimeve deri ne bankrotim.
- Jam mbeshtetes I idese qe Shqiperia te vazhdoje te qendroj nje shtet neutral e cila vazhdon te formoje lidhje me te ngrohta me aleancat dominante por te mos hyje tek ato. Teksa keta aleatet e pakte te cilet i kemi jane te forte dhe te besueshem kjo ende nuk eshte e mjaftueshme, po te me jipej autoriteti do synoja te formoja lidhje individuale me shtete te reja te cilat kane interesa te perbashketa me ne. Meqe mendoj se aftesite me te zhvilluara i kam ne fushen e diplomacise (Romania kurre nuk sillej me shume e ngrohte me Shqiperine tek sa isha une ambasador aty me 2013😃 ) do isha me se i gatshem qe ta jepja kontributim tim ne zhvillimin e ketyre lidhjeve.

Jam person modest dhe nuk preferoj qe qytetareve tju behen premtime boshe. Teksa e kam pare Shqiperine duke vazhduar ne historine e eRepublikes neper shume faza, ne momente te keqija historike apo mbreselenese, mund tju them se eShqiperia eshte duke ecur perpara, dhe tentoj te jap kontributin dhe ndihmen time ne cfaredo menyre qe vendi jone te jete edhe me i suksesshem!

Sinqerisht,

RemainingIllyrians -Rrofte Shqiperia Etnike!