I L L Y R I C U M FOR CP!

Day 2,506, 02:03 Published in Albania Albania by AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM

Pershendetje miq e shoke,vellezer e motra Shqiptare!
Ne kete artikull do ju paraqes planprogramin per kandidimin tim muajin e ardhshem si President i vendit,gjithashtu edhe ekipin tim qe do punoje me mua per muajin e ardhshem.



Sic e kam shpreh dhe ne artikullin para ketij,e gjithe puna muajin qe vjen do te bazohet tek plani per organizimin,krijimin e zhvillimin te nje baby-boom.Per kete arsye jane ngritur 4 grupe pune te cilet do te punojne ne maksimum per te arritur rezultatet e pritura.
Jane mundesuar zoterimi i disa faqeve,qe ne baze totale shkojn rreth 1 milion like,me te cilat do te punoje i ashtequajturi grupi i pare me ne krye Skenerbeu(ish ILLYRIUM) .Puna e ketij grupi do te jete ne shperndarjen e linkut referal te fabrikave bashkengjitur me nje mesazh bindes per te afruar lojtar te rinj.Ky postim do te vijoje per disa dite me rradhe.
Me pas puna do te kaloje menjeher tek grupi i dyte,te cilet me ane te nje linku qe tregon ne kohe rekord dite pas dite regjistrimin e lojtareve te rinj ne eShqiperi,do ti dergojne nje tjeter mesazh cdo secilit prej lojtareve te rinj,duke i treguar hapat baze te lojes,dhe duke i lene deshiren qe te vazhdojne te luajne.Ata lojtar qe do tregojne interes,do te mirren e te punohet me hollesisht nga grupi i dyte,i cili pasi ta kete formuar me ABC-ne e lojes,do ta dergoje tek grupi i trete.
Grupi i trete do jete i perbere nga kreret e Albanian Army(MU-ja shteterore),puna e ketij grupi do te jete ne formimin ushtarak te lojtareve.Do ti udhezojne gjerat baze,rregullat e MU-se,do ti pajisin me unifrome(avatar zyrtar),ti punesojne tek fabrikat shteterore.Duke i ndare ne regjimente,cdo komandant i regjimentit do kete per detyre te krijoje nje grup-mesazh me regjimentin e tij,ne menyre qe te qendrojne gjithmone ne kontakt dhe ne mbeshtetje te lojtareve te rinj.Per Albanian Army jane realizuar logo dhe unirme e re,fale Epidamn87.
Logo:
Unifroma:
Me pas gjithcka kalon tek grupi i katert,qe do te marre raporte nga grupi i trete,dhe do te nise me shperndarjen e ndihmave javore per lojtaret e rinj.Do te mundohet te organizohet dicka per ndihma me te shumta,qe te ndihmohen n e TG.
Dashje pa dashje eshte formuar dhe nje grup i peste,i cili punon ne prapaskene per te krijuar buxhetin qe do duhet per te gjithe keto pune,pasi pa buxhet asgje nuk mund te behet.Ky grup vullnetaresh te cilet i falenderoj,shpresoj te kene dhe mbeshtetjen e cdosecilit prej jush nese do kene nevoje per ndihme.



Kryeministria: Roli i Kryeministrit do jete vezhgimi i Ministrive te tjera,dhe zevendesi im,i cili do kete forcen e Presidentit ne mungesen time.



Ministria e Mbrojtjes: Kma zgjedhur dhe besuar nje strateg ushtarak te zote,i cili e ka treguar kete gje dhe ne eUSA ne shume raste.Puna e tij dhe e zevendesit te tij do jete ne hartimin e planit per ruajtjen e kolonive ne UAE,sidomos ne datat afer kongresit,kur luftrat jan dhe me te ashpra.Luftrat ne Ballkan do te behen per ti ardh ne ndihme aleateve,ose nese gjejme armikun tone,serbine ne nje cast te dobet.



MInistria e Puneve te Jashtme: Pasi kete muaj dolem nga aleanca Root,gje qe dhe un e kisha planifikuar te zhvilloja nje referendum,kjo ceshtje u mbyll,dhe pritshtmerite nga kjo Ministri do jene kontaktet e vazhdueshme me aleatet tone(qe te gjithe),dhe nenshkrimi i MPP-ve,do jete ne numer drastik te vogel,per mungese buxheti.Kjo Ministri ne rast urgjent,do te mbeshtese Ministrine e Mbrojtjes,duke kordinuar aleatet ne ndonje rrezik qe mund te na kanoset.Gjithashtu ne rast se mund te krijohen aleanca te reja ne eBote,ne do te pozicionohemi ne menyren e duhur,prane aleateve tane te medhenj.



Ministria e Edukimit😒igurisht per te edukuar lojtare te rinj,duhet nje pune e palodhshme e kesaj Ministrie.Nga e cila pres nje rifreskim te artikujve informues te MoE-ve te meparshem,dhe zhvillimin e ndonje aktiviteti me gjerat baze per lojen,ne menyre qe lojtaret e rinj te jene me shume te terhequr nga loja,e ti shtohet shpirti i konkurrences per te fituar.



Guvernatori(Ministria e Ekonomise):Ekonomia gjithmone ka qene pike e dobet e jonja,per vet faktin se moduli i lojes nuk na lejon nje zhvillim ekonomik shteteve si ne,e qe qendrojme pjesen me te madhe te kohes te okupuar.Por sic cdo kush e ka gjet nje zgjidhje,jo ne rruge te drejta,te njejten gje kemi ber dhe ne.Por per ceshtjen e taksave,pres nga nje keshilltar i imi,qe te mbaj nje mbledhje me kongresin,per kete pune.



Kongresi😒ic e preka me lart me kongresin do mbahet nje mbledhje,me te cilet do bisedohet ceshtja e taksave nje her e mire,dhe shpresoj te kem mbeshtetjen e tyre.Si fillim dua ti informoj,qe per cdo MPP mos te votojne,pa marre udhezim nga mua ose MoFA me pare,pasi sic permenda numri i MPP-ve,do ulet ne menyre drastike,cdo fond do jete i vlefshem per te rinjte.



Keshilli i Larte: Gjithmone ne renje nga aktiviteti,disa her kam verejt se ka pas ngritje,shpresoj qe muajin qe vjen te jene te gatshem te jene me aktiv,ne menyre te mbeshtesin dhe lojtaret e rinj qe priten te vijne ne loje.Gjithmone do kene rolin e tyre,me fuqine me te madhe ne loje,sic i kam pare gjithmone,qe fjala e shumices se Keshillit do te jete ligj per ne.Dhe cdo gje pritet te propozohet,diskutohet e vendoset me Keshillin.



Buxheti: Kam shpreh me lart per grupin e peste te punes,te cilet do te punojne per buxhetin,per krijimin e nje fondi per te rinjte,por sa me i madh te jete ai fond,aq edhe me mire do jete normalisht.Prandaj mirepres nga ju dhurime e donacione,do kisha deshire qe keto dhurime e donacione nga ana juaj te behen ne thesar te shtetit(nese do jene cc apo flori),dhe ne fabrika shteteore nese do jene arme.Ju faleminderit!



Fabrikat Shteterore: Do te menaxhohen nga une personalisht,duke qendruar gjithmone transparent per hyrje daljet ne fabrika,per cdo veprim,por do te shikohet nje mundesi,per te shperbere fabriken e ushqimit,pasi me sa po shihet nuk po sjell asnje perfitim sic duhet.Pra ne rast se vendoet per shperberjen e kesaj fabrike,shuma e mbledhur do dergohet ne thesar,ndersa acc do te mendohet cdo behet me te.
Ne rast se edhe ju keni ndonje adrese,e cila nuk ju nevojitet,ju kisha lut te ma dergoni,pasi do duhen per grupin e 5.
Gjithashtu ata lojtare qe kane ne zoterim fabrika armesh te cilesise Q7,dhe duan te japin kontributin e tyre,ta vendosin fabriken ne sherbim te Albanian Army,mund ta furnizojme me punetore,ne kembim te armeve(duke pare sa me sukses do dale Baby-Boom,qe te plotesojme fabrikat shtetore me punetore se pari)



Something in english for our allies and friends: I,ILLYRICUM am the candidate for the next Country President election in eAlbania!If I win,I have in mind to make a baby-boom and regenerate the eAlbanian community!For this plan,I need a lot of funds,so if anyone of you want to support the Albanian Baby-boom donate to me what you want 🙂
In the Foreign Affaris,with me as President,Albanian will be always side by side with their friends and allies,in good and bad times,like you were with us,Turkey,USA,Croatia,Chile,BiH,Ukraine,Italy and all other allies,and for sure we will welcome everyone which want to pass a month in eAlb.A special thank goes for Terroristas,which supported eAlb too many times,and was my honour beeing a terrorist,beeing GaMa 🙂
Thank you very much o7



Tani t'ju prezantoj me stafin e punes:

President: I L L Y R I C U M
z.CP + Keshilltar i CP: Ezio Tazim
Kryeminister: Strategi1
Minister i Mbrojtjes: Sle7en
z.Mo😨 ZamoTP a.K.a BigDamage
Minister i Puneve te Jashtme: TroyannForc
z.MoFA: ArnoldDjin
Minister i Edukimit: Orges13
Guvernator: K O S O V A
Keshilltar Ekonomik: Yll Shqiptar a.k.a Max8

Grupet e Punes:

Grupi I: Skenerbeu a.k.a ILLYRIUM
Grupi II: I L L Y R I C U M , Orges13 , Peja001
Grupi III: Komandant i pare- Epidamn87 , Komandante te dyte- bushiAl & Amarildo Memia
Grupi IV: Strategi1 , ProShqipe , ZamoTP a.K.a BigDamage
Grupi V: 0toringo , Skenerbeu a.k.a ILLYRIUM , ZamoTP a.K.a BigDamage , Peja001 , Jeton Green Man

Do kisha deshir dhe te falenderoja te gjithe ata djem qe perbejne ekipin tim,me mbeshtetjen e tyre e di qe ia dal,gjithashtu cdo President dhe Kryesi partie qe me dhane mbeshtetjen zyrtarisht ne zgjedhje!
Shpresojme qe te gjithe se bashku te krijojme te ardhmen e komunitetit tone ketu,te rrisim brezim e ri te eShqiperise!

Ju faleminderit per vemendjen!
Me respekt ILLYRICUM