Formatohet Partia Nacionaliste

Day 1,853, 10:47 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Se pari, ju falenderoj per besimin dhe per votat qe me keni dhene dhe uroj gjithe kryetaret e tjere te partive! Pune te mbare dhe pacim nje muaj sa me produktiv e bashkepunues me njeri tjetrin!

Se dyti, dua t'ju lajmeroj se jeta politike e Partise Nacionaliste do te jete shume me aktive se c'ka qene se fundmi. Me poshte do t'ju paraqes kryesine e formuar, synimet, programet dhe idealet e permiresuara te partise.

Le te fillojme me kryesine:
Kryetar i partise: Kris Hasa
Nenkryetar: Napoleon 54
Sekretar i Pergjithshem: Lignja
Keshilltar: Kleantjo The Legend
Guvernator: Visar Jasiqi

Do te punojme shume per fuqizimin e metejshem te partise. Une dhe nenkryetari do te merremi pak a shume me gjithcka. Sekretari i pergjithshem do te mbikqyre situatat ekonomike, keshilltari situatat ushtarake dhe guvernatori situatat ekonomike. Vendimet do te merren nga kryesia dhe ne raste te rendesishme do te merret vendimi nga anetaret e partise. Mbledhjet tona me anetaret, vendi i partise nacionaliste do te jete channeli ne rizon/mibbit #Partia-Nacionaliste.
Formatimi i ideologjise dhe te tjera:
Edhe pse loja nuk na e mundeson si opsion do jua paraqisim ne.

Ngjyrat zyrtare: E kuqe, e zeze
Pozicioni politik: Qendror
Ideologjia: Nacionalizmi, Konservatizmi, Progresivizmi

Nghyrat tona jane si te flamurit kombetar, pas se gjithash jemi nacionaliste. Duke marre parasysh se ideologjia e djathte mbeshtet me shume shtresat e pasura ndersa ideologjia e majte ato te mesme dhe te varfra, ne jemi centriste. Nuk mbeshtesim shtresa, ne mbeshtesim kombin. Nuk ka rendesi pasuria, rendesi ka kombesia. Sa per ideologjine, besoj se nacionalizmi perfshihet tek gjithe partite. Konservatizmi na ben te ruajme traditat tona, te pakten ato pozitive ndersa progresivizmi na shtyn te ecim perpara.
Synimet tona
Duke analizuar synimet tona mund te vendosni nese do te qendroni apo te largoheni, apo te futeni ne partine tone. Varet sa dakort jeni me to. Ja ku po jua paraqesim.

1. Riorganizimi i ushtrise kombetare.
2. Permiresim ne anen territoriale.
3. Rishikim i marredhenieve me EDEN.
4. Ndertimi i nje strukture juridike.
5. Perfshirje nderpartiake ne qeveri.
6. Shtimi i popullsise.
7. Angazhimi popullor ne fushat e ekonomise, ushtrise, politikes dhe edukimit.
8. Kthimi i emigranteve ne atdhe.

Keto jane pak a shume synimet tona kryesore te cilat do ti arrijme patjeter me ndihmen e popullit. Jemi te gatshem te bashkepunojme me cdo parti per cdo pike. Na duhet kordinim ne cdo aspekt. Edhe pse jemi kundershtare duhet te bashkepunojme per te miren e vendit tone.

KJO ESHTE GJITHCKA PER MOMENTIN. JU FTOJME TE BEHENI PJESE E PARTISE NACIONALISTE E TE JENI AKTIV NE TE. JEPNI KONTRIBUTIN TUAJ JO VETEM DUKE QENE NUMER TEK ANETARET POR DUKE LUAJTUR ROL KYC NE PARTI!
BASHKOJUNI PARTISE NACIONALISTE, BASHKOJUNI UNITETIT KOMBETAR!
http://www.erepublik.com/sq/party/partia-nacionaliste-3808/1


Kris Hasa
Kryetar i P.N