[MoD-ALB] Luftim në grup

Day 2,339, 05:24 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO


Përshëndetje qytetarë të eShqipërisë

Qeveria me CP Kabesos dhe ne bashkëpunim me MoD ka menduar të organizojë disa luftime në grup gjatë kësaj jave dhe javëve pasardhëse.

Këto Group-Fight do bëhen për aleatët tanë dhe sigurisht në rast të ndonjë lufte të Shqipërisë, RW në UAE, RW në territoret tona ose të ndonjë AS të mundshëm që mund të kryejë Shqipëria.
Me këto group-fight duam ti bëjmë të qartë aleatëve që ne nuk harrojmë ndihmën që na kanë ofruar në rastet që kemi pasur nevojë.

Luftimet në grup do zhvillohen çdo dy ditë. I pari do kryhet ditën e nesërme, e enjte (dita 2340 në eRepublik) në orën 21:00 me orën shqiptare.
Do zgjidhet beteja më e përshtatshme gjatë ditës së enjte për tu futur ne si group-fight.

Luftimi në grup i ardhshëm do jetë ditën e shtunë, përsëri në orën 21:00.

Furnizimi me Q7 do kryhet nga fabrikat shtetërore që menaxhohen nga Strategi1.
Prandaj ju ftoj të jeni të shumtë në numër dhe full energy që të lëmë shenjë në një betejë të rëndësishme të aleatëve tonë.

Beteja e caktuar për të luftuar dhe kanalet e chatit ku do jepen furnizimet do bëhen shout rreth 1 orë para fillimit të çdo group-fight.
Por gjithsesi me shumë mundësi kanali i chatit do jetë #eshqiperia.

FULL Energy, ditën e enjte, ora 21:00
Q7 do ketë plot prandaj mos mungoni