[EKSLUZIVE] Intervistë me Presidentin e eShqipërisë I L L Y R I C U M!

Day 2,517, 03:28 Published in Albania Albania by Fatonks

1. Cilat janë synimet që pretendoni të i përmbushni gjatë këtij mandati?

Synimet e para ishin organizimi i një baby-boom dhe mbajtja e 3 kolonive të paprekura.Por baby boom dështoi totalisht,dhe kjo jo për faj të grupeve të punës apo tjetërkujt,përgjegjësinë në çdo gjë që dështon apo nuk shkon është mbi mua, pasi idea ka qenë e imja,mënyra e organizimit etj.
Çdo njeri që kam zgjedh,deri më tani ka punu super.Synimet e reja janë ruajtja e këtyre 3 kolonive,gjetja e mundesisë të sigurojmë një koloni të 4,dhe aktivizimi i komunitetit në bazë të Albanian Army, ku prapë diçka shkoi keq me fabrikat, ku më hollësisht do të e shpjegoj në një artikull timin.


2. A mendoni se e keni stafin cilësor për kryerjen e detyrave qeverisëse?

Po,patjetër.

3. Në çfarë gjendje do te jetë eShqipëria pasi ju të i përmbushni të gjitha synimet që i keni?

Shpresoj që të jetë më mirë, edhe pse dyshime kam, pas 2 deshtimeve qe ndodhen: baby-boom dhe humbja e fabrikave.

4. Çfarë është primare për juve zhvillimi i ekonomisë apo i ndonjë fushe tjetër?

Primare është aktivizimi i komunitetit, dhe bashkimi i tyre,duke punuar së bashku.

5. A mendoni të krijoni aleanca të cilat do të shkonin në dobi të Shqipërisë?

Aleancat gjithmonë do krijohen nga shtete të fuqishme, dhe nese të tilla krijohen me shumë mundësi Shqipëria do jetë anetare e futur më pas, ose me drejta të plota që në fillim, që është synimi ynë, nëse ndodh një kolaps tjetër i aleancave.

6. Cili ishte qëllimi që i hyre zgjedhjeve për president?

Baby-boom, dhe përgatitja e një brezi të ri për nëntorin dhe shkurtin.

7. A do të jeni në gjendje të punoni aq sa të i bashkoni të gjitha tokat shqiptare dhe të e fuqizoni ekonominë e Shqipërisë?

Duhet edhe më tepër punë,e stafë aktiv për këto 2 objektiva madhore.Ekonomia fuqizohet në tjera mënyra, sa ta vendosesh stabel, se pastaj çdo gjë qarkullon vet, por sa i perkët bashkimin e tokave Shqiptare, me poziten gjeografike që kemi, është shumë e veshtirë, por jo e pamundur.

8. A keni hartuar ndonjë strategji që të sjellni sa më shumë lojtarë shqiptare në eRepublik, që do të e ndihmonin Shqipërinë?

U hartua baby-boom,që u organizua në menyrë mjaft të mirë, por diçka shkoi keq, që solli dhe dështimin e atij plani. Diçka tjetër u mendua më para real, ku mbase do sillte tjetër rezultat, por dhe morali i grupeve të punës ra paksa, dhe kjo mundësi u la pas dore + që dhe unë vet personalisht nuk kam buxhet ekonomik në RL me financu nje lojë me lekë real,se jam student.

9. Sa do të i pranoni keshillat dhe kritikat nga populli?

Në maksimum do i pranojë gjithmonë.

10. A mendoni që Shqipëria ka qenë në gjendje të mirë apo të keqe, para se ju te bëheshit President?

Në gjendje inaktive,por stabel,siç jemi mësuar ta shohim muajt e fundit.

11. Cila është mënyra më e mirë sipas jush që qytetarët të kontribojnë në eShqiperinë?

Të qenit më aktiv, e të bashkuar, pa pritur momentin që tjetri të gaboj, e ta bëjnë me gisht, por ta ndihmojn tjetrin,duke mos e lënë të gabojë.

12. A mendoni se eShqipëria ka potencial për një zhvillim te shpejtë?

Ende jo, duhet një motivim i mirë dhe një inatë brenda vetës, ego për të qenë më i mirë(këtë ego e kemi, por individual, duhet ego në grupë, në një farë menyre ego sakrifice, që kërkon të jesh më i mirë,në grupë, dhe duke u vetsakrifiku për grupin).


E falenderojm Presidentin që e pranoi ftesën për të e dhënë këtë intervistë për gazetën tonë"KosAl Press" dhe i dëshirojm suksese.