[Analizë] Pse eShqiperia ka pak lojtar, nga këndvështrimi i një lojtari të thjeshtë!

Day 2,520, 08:00 Published in Albania Albania by Fatonks
Arsyeja pse fillova të e shkruaj këtë artikull është sepse unë si një lojtarë i ri që hyra në eRepublik, dhe e pashë që shumë lojtarë i fyejnë e i ofendojnëlojtarët, pa kurrfare arsye.

Shembull konkrete është se unë fillova të bëj intervista me lojtarë me funksione te larta për eShqipërinë, por njerëzit vetëm pse kishin inate personale, më ofendonin mua.

Ju lutem tani nuk është momenti për këto gjëra, tani është momenti të bashkohemi e të e bëjmë eShqipërinë një shtet të fuqishëm në eRepublik, së paku kaq të bëjm për vendin tonë.

Unë kam respekt për çdo lojtarë shqiptar, por mos të fyhemi mes vete, sepse nga kjo nuk fitojme asgjë.

Të mësohemi të i bëjmë kritikat ashtu siç duhen bërë, të mësohemi të debatojm në mënyrë të kulturuar.

Ju lutem, nëse një CP ose dikush tjetër nuk i ka kryer detyrat e tij ose ka bërë gabime, të e kritikojm por ne nivelin e duhur, dhe në këtë mënyrë besoj se nuk ka asnjë shqiptar që e do të keqen e eShqipërisë dhe që nuk do të i pranonte kritikat në nivelin e duhur.Por jo të fyhen tejet rëndë.

Le të jetë sot dita e fundit që ndodhin këto gjëra tek shqiptarët, të e përmirsojm të gjithë veten në pikat tona të dobëta që i kemi.

Me respektin më të madh,
Fatonks