Kompani Q7
ILLYRIAN .PUNISHER
Kam nje mendim qe dua tua them dhe ndoshta dicka ne te ardhmen e realizojme... Duke qene se kompania me fitim prurese ne kete loje mbetet kompania q7 arme une jam i mendimit qe te krijojme nje te tille duke mbledh gold dhe all pak nga pak dhe ndoshta per pak kohe e arrijme qellimin nqs juve ju intereson ideja...
Mendimi im eshte ky qe kushdo qe do te behet pjese e ketij projekti te bej donate ne gold dhe All prsh mund ta fillojme nga 1 gold ne dite cdo kush nga ne kjo ska rendesi por ideja eshte qe, une tani kam 1 kompani q3 arme ne pune, per ta bere q7 tani duhen 1150 gold por nqs sgaboj kur ka ulje ne erep eshte 40 % me pak pra i bie rreth 700 gold per ta bere q7 nqs ne arrijme qe te veme nga 100 gold secili me donate Gold ose All mund te arrijme qe per disa muaj (sepse loja ka max 10 gold ne dite donation ndersa per all ska limit) mund te arrijme qe te veme ne zbatim kete projekt.
Kjo kompani do jete aksionere dmth qe kushdo arrin 100 golde te donuara keto 100 golde do trasformohen ne perqindje pra nqs ne do jemi (bashke me mua) 7 lojtare (apo me shume) gjithesej do ndajme prodhimin total te kompanise ne 100/7=14.3% qe po e rrumbullakos ne 15% per secilin nga ju dhe une do mbaj 10% me tanket q7 ju mund te beni cte doni ti shisni apo edhe ti mbani per vete.
Dhe mbi te gjitha 100 goldet qe ju i keni nuk i humbni por do ti keni aty dhe nqs ne te ardhmen do te doni te largoheni ju mund ti kerkoni keto dhe do tju jepen pak nga pak ne donate gold ose ALL deri sa te krijohet shuma e 100 goldeve dhe ne ate moment ju nuk do te jeni me aksioner i kompanise keshtu qe si proces per asnje nga ne nuk eshte me humbje vetem se eshte pak i ngadalte per arsye qe do na duhet kohe ti gjejme keto 100 Golde secili dhe te limiteve te lojes por do te mundohem qe ti them adminave nqs munden ta heqin kete limit per nje periudhe kohe per acc tim(se di)
Me thoni mendimin tuaj a e pranoni apo edhe sugjerime per ta bere te mundshme kete projekt.
e fundit.... arsye pse zgjodha acc tim eshte sepse edhe pse shpesh luaj si 2-clicker jam pergjithesisht aktiv ne loje dhe tjetra kam storage te madhe (40k storage per momentin) qe e ve ne dispozicion per kete projekt falas dhe mbi te gjitha kete projekt e bej per eAlbania dhe jo per te fituar sepse sa me i madh prodhimi i armeve q7 qe kushton shume aq me te fort jemi ne si shtet ne kete loje : )
Te interesuarit te me kontaktojne me dhe do pres 1 jave kohe nga ky moment i publikimit te ketij artikulli dhe ne fund do perpiloj nje liste me te gjithe lojtaret qe do prnojne ti futen ketij projekti.
Eshte e kuptushme qe sa me shume njerez do te behemi dakort per kete projekt aq me pak do na duhet qe te veme si "kapitale" per secilin por kete llogari di e bejme me vone kur te jete formua nje grup personash dhe nga ai moment sdo te kete me mundesi te shtohen anetare te rrinje.
Gjithashtu per kete projekt pranojme edhe donate nga lojetare te tjere qe duan te na ndhimojne brenda deshires e mundesive te tyre
per donate per momentin rreferojuni acc tim, do ti shenoj te gjitha ne kete artikull here pas here.
Me respekt IllyrianPunisher.
Comments
Me pelqen ideja pr desha te te them se nese deshiron te dalesh ne fitim me ate fabrike do te te duhen edhe shume fabrika per raw materiale dhe gjithesej besoj qe do duhen jo 700 por rreth 1200 gold.
Tani per tani del ne humbje po prodhove arme q7, ndersa ne te ardhmen do mund te fitosh por jo shume (besoj qe kriza do zgjase per shume kohe).
Pastaj te grumbullosh 1200 gold eshte pak si shume, dhe nuk besoj se do arrihen, por gjithesesi te uroj fat me kete projekt 😃
Llogarit vlla qe perveç Fabrikes se Armeve Q7 duhen edhe nja 300 Gold te tjere per te blere disa fabrika RAW Rubber Plantation per prodhimin e lendes se pare.
Gjithsesi eshte gje qe behet ose me mire disa nga antaret e vjeter te ish-Partise Reformatore (nga te cilet une dhe veçanrisht me kontributin e nje lojtari qe dha gati 90% te shumes) kemi arritur ta ndertojne kur u bene uljet e fundit te fabrikave... Nuk i kemi bo shume reklame sepse akoma nuk eshte ne prodhim total dhe po presim ta spostojme ne nje vend qe i ka bonuset 10/10. ; )
Mjafton vetem pak organizim dhe njerzit e duhur...
kuptoj e di qe duhen shume raw material une per momentin arrij te prodhoj vete gati 2000 raw ne dite ndoshta edhe me shume si kam llogaritur ndonje here por qe per momentin ne fillim te ketij projekti kur ti mbledhim te gjitha sa duhen do ti blejme nga marketi me cmime te leverdisshme sepse e verteta eshte qe ka shume lojtare qe prodhojne raw material dhe nuk ose mezi e shesin ate ne treg prandaj do jete nje ndihme edhe per ta edhe per ne nqs do te duan qe si fillim meqe do jemi shume te varur nga raw material te na shesin raw material me cimime te leverdisshme : )
Kuptohet qe ky projekt eshte afat gjate ne te gjitha aspektet e saj sepse edhe loja eshte bere pak bernut kohet e fundit dhe ka limite te pakuptimta sic eshte psh limiti i 10 gold donations ne dite, por sic thashe do perpiqem qe te kontaktoj me ndonje nga adminat dhe ti shpjegoj situaten : )
Ju falenderoj per komentet dhe keshillat tuaja dhe nqs mundeni na mbeshtesni dhe bejni shout artikullit per kete projekt te rri : )
Respekte : )
Para ca kohesh lexova dy artikuj ne dy gazeta USA, ku behej njebllogari me laps te mprehur mire per te gjitha llojet e fabrikave te armeve. Sipas llogarise se tyre duheshin rreth 1300 dite qe te nxirrje leket e shpenzuara per fabrike Q7.
Cmimi sa vete dhe bie, keshtu qe koha zgjatet. Per mua nuk ja vlen investimi.
@doncurtis
kriza eshte e stimuluar do e shikosh qe brenda pak koheve sa te mbarojne design do te shikosh q8 ne treg prandaj mendoj qe duhet te krijojme rezevra ne rast qe nje Q8 del ne treg
Adminet e lojese duhet te vendosin te ndihmojne ne kete çeshtje sepse upgraded vazhdojne te behen me Gold dhe prodhimet shiten me CC dhe perderisa çmimet e ketyre kane rene shume jam dakord me Hajdaragen ... Edhe une gjithashtu ate llogari kam bere per Upgradin ne q6 te fabrikes se eljon dedej (per te ndihmuar SPA por kjo ishte ndrryshe sepse u be e gjitha me donacione, kush me shume e kush me pak.)... Me kete ekonomi qe eshte tani duhen shume kohe te dalin investimet por normalisht qe ndihmon ne Zhvillim dhe sidomos ne dinamizimin e lojes.
Une them se me pak reklame mund te behet.
Nese ju kujtohet Fabrika jos shteterore qe e kam nisur une dhe DaWhiteDeath tentuam te benim te njejten gje.
Por se fundmi pas shume e shume llogarive dolem ne perfundimin qe nuk ja vlen.
Ne momentalisht kemi arritur lvl q6 dhe jua them me siguri qe me lart se kaq nuk shkohet dot.
Fabrika jone po ben donacione minimale per arsye se duhen shume punetore dhe akoma me shume raw factories. Kemi muaj qe mezi e mbajme gjalle fabriken fatkeqesisht duke konsumuar dhjamin e vet. 🙁
Gjithesesi duke patur parasysh qe shume lojtare te papergjgjshem harxhojne sasira te paimagjinueshme goldi, food, weapons per BH ndoshta do te benin donate dicka minimale per nje fabrike me shume ne dispozicion te lojtareve te rinj.
o7
KingBato, ke te drejte per punen e fabrikes. Ekonomia e lojes, sic e kam thene dhe here te tjera, eshte piramide. Po te mos jete boti qe blen arme e raw, cmimet do shkojne ne 0.01cc te gjitha.
Shkurt, fabrikat kane rendesi vetem me siguru arme per vete e lojtaret qe punojne ne to. Fitimet nga shitja e armeve jane te paperfillshme. Puna eshte se edhe fabrikat e lendes se pare edhe ato te armeve duhen bere tek e njejta llogari (person, apo acc). Sepse nuk ta leverdis te blesh me para lende te pare ne treg. Paraja po del nga qarkullimi.
Edhe kur thua qe njerez te papergjegjshem harxhojne me qindra gold per nje beteje ne vend qe te investojne ne nje fabrike per lojtaret ke shume te drejte. Me e keqja eshte se harxhojme (une psh jam njeri prej atyre te papergjeshmeve) me qindra gold per nje beteje qe ne fund na del te ishte e falur, me marreveshje (quaje te shitur po te duash). Pra gjith ajo para e shpenzuar kot pa kuptim.
Une e pata lene lojen se perndryshe do merresha me punen e fabrikes suaj sic e patem diskutuar. Tani qe u ktheva pak (akoma jo me aktivitet te plote) do perpiqem ta vazhdoj aty ku e lame.
Duhen pare gjerat ne perspektive per lojtaret. Tendencat se ku po shkon ekonomia e lojes jane te qarta. Duhet vepruar pa shume fjale. Po shpresoj qe sipas fjaleve te adminave te krijohet mundesia qe MU-te kene fabrikat e tyre. Si, kur, qysh nuk dihet asgje akoma.
Respekte
Mendoj se kompanit skan çna duhen fare esht nje investim i madh qe jep frute shum te vogla pas disa vjetesh dhe me kto çmime qe jan sot akoma me pak fitim
Me mir ai gold i mbledhur te perdoret per strengthin