A2 - Ngjitja neper shkallet e eRepublik.

Day 1,942, 19:00 Published in Albania Albania by Gentinho

Pershendetje,

Mendoj se eshte e udhes qe para se te shkruaj ate cka e pata nder mend, te permendi edhe kthimin e nje pjese te eShqiperise nga Serbia. Shpresoj qe udheheqja jone e "zgjuar" nuk do ta dh... me strategjite e saj, dhe te na humbase edhe kete cka e kemi fituar me shume mund e sakrifice.

Nejse, une desha te flas per nje arritje timen ne kete loje. Jo me pak se 2 jave me pare pozita ime ne mesin e lojtareve shqipetar ishte ajo e vendit te 279. Jam krenar te them qe, qe nga ajo kohe une tashme jam ngjitur per hiq me pak se 67 vende. Grada ime ushtarake ka arritur ne Supreme Marshal** dhe natyrisht qe kam si synim te shkoj edhe me larte se kjo, te pakten ne top 200 brenda ketij muaji.

Po mundohem qe te ndihmoj te tjeret me ato mundesi qe i kam dhe po i fitoj te gjitha DO qe po me ofrohen nga komandantet tane. Fitimet e tyre dhe puna ime ne baza ditore po me mundeson qe te eci me sukses drejt nje ngritjeje timen ne nivelin ushtarak dhe te eksperiences.

Sa i peket eksperiences, me duhet te them qe me duhen edhe 1000 pike qe te mberrij te niveli 30, qe do te thote qe une jam shume afer arritjes se DIII, qe eshte edhe nje synim tjeter i imi, po ne muajin mars.

Per fund, nuk kam se si te mos kritikoj udheheqjen tone te cilet per mendimin tim (dhe me sa po e shoh une edhe te shume te tjereve) nuk po veprojne si duhet. Sapo u gezuam qe morrem 2-3 territore, ata na detyruan qe te zgjerohemi edhe me shume, duke luftuar kunder nje kundershtari shume me te forte se ne, dhe ate ne disa fronte pernjeheresh, ne vend se te mobilizojme forcat dhe te ruajme ato grimca territoresh qe i fituam me shume mund.

Se cka jane duke menduar ata askush si duket nuk e di. Po shpresoj qe do te mbushen mend ndonjehere.

Suksese djema ne te ardhmen.