A1 - Rrugetimi ne eRepublik

Day 1,780, 04:16 Published in Albania Albania by Gentinho

Pershendetje djem dhe vajza te eShqiperise.

Ky eshte artikulli im i pare i gazetes te cilin po shkruaj prandaj keni meshire ne kritikat tuaja 🙂

Arsyeja pse mendova te hape edhe une gazeten ime dhe te tregoj se cka kam arritur gjate kohes sime ketu ishte dita e djeshme, momenti kur me ne fund arrita ne nivelin e eksperiences 25 dhe fillova te luftoj ne Divizionin 2.

Duke lundruar neper Twitter dhe Facebook disa here me radhe kam pare qe po kerkoheshin qytetare te rinj te nje loje te quajtur eRepublik dhe se Shqiperia po pushtohej nga Serbia. Si patriot i madh qe jam (ose keshtu me duket mua e ndoshta nuk kam te drejte fare ta them kete 🙂 thash me vete, pse mos ta provoj edhe une kete, nese ne te vertete loja qenka kaq reale.

Momenti i arritjes ne eRepublik ishte 2 korriku i vitit 2012, dy dite para festes se pavaresise se USA 🙂 Fillova qe te angazhohem pak nga pak per cdo dite. Lexoja artikujt e lojtareve me me shume pervoje, lexoja ne wiki.erepublik.com per cdo gje qe mund te gjeja, pasi qe kjo me dukej menyra me e mire per ta mesuar lojen.

Perndryshe keto keto kerkime vazhdoj t'i bej dita dites.

Si here e pare mendoj se nuk kam cka te shtoj me, vecse jam i lumtur qe eShqiperia e ka territorin e vet dhe eshte afer t'i zgjeroje territoret e veta edhe me shume.

Suksese te gjitheve.