SHQIP o shqipe, SHQIP!!!

Day 1,940, 10:08 Published in Albania Greece by Afrodita Mf

Gjuha SHQIPE eshte nje nder gjuhet me te lashta ne historine e njerezimit. Gjurmet na tregojne se jo vetem gadishulli Ilirise (i quajtur nga otomanet Ballkan) por edhe popuj qe u shkeputen per gjirit kryesor kane folur kete gjuhe te lashte. Keshtu e vetmja menyre per te perkthyer mbishkrimet e popullit ta lashte etrusk eshte shqipja. Etrusket ishin populli qe i dha shembujt ekonomik dhe ushtarak asaj qe disa shekuj me vone do te quhej perandoria Romake.
Ne te njeten menyre Troja nga ku legjenda tregon se Enea shpetoi dhe porti i pare ku u qetesua ishte ai i Butrintit, pra port jo grek, me pas u hodh ne Apulia ku fiset ilire Mezapet dhe Japodet kishin zbritur nga Hystria (Istria e sotme) per ta populluar e me pas thuhet se themeloi Romen. Troja pra, qytet-shteti kunder se cilit per here te pare u bashkuan qytet-shtetet greke, shtrihej ne nje krahine qe quhej Dardani, po po Dardani dhe ishte ne krah te qyteterimit hitit, prandaj edhe lidhjet mes ilireve dhe hititeve ishin aq te ngushta sa mendohet per nje prejardhje te njejte. Jo me kot edhe qyteterimet kane ndjekur shtegtimin historik mijera vjeçar duke nisur nga levizja e popujve te hershem nga qyteterimi i pare i njohur ne ate qe eshte Afrika e sotme.
Prandaj edhe nje nga Shqipet me te hershme te gjetura eshte edhe ajo e popullit hitit por akoma nuk eshte zbuluar nese hititet e dhane apo e moren kete idhull nga iliret.
Mbetet fakti qe perandoria Bizantine mori jete nga perandori romak Kostantin i lindur ne qytetin me nje nder kalate e hershme ilirie Naissus apo Nish i sotem, perandori e cila shtrihej sidomos ne tokat e popullit hitit dhe perdori Shqipen dykrenare.
Pra gjeresia e popullit ilir fshihet akoma dhe kjo per qellime shume te thjeshta per tu kuptuar, siç eshte rasti i qyteterimit te eres Kromanjon te quajtur Lepenky Vir, ne krah te lumit Danub, ku llogaritet te kete te pakten 5300 vjet, por serbet kane menduar mire te bejne nje liqen artificial dhe e kane permbytur te gjithe zonen e lashte duke zhdukur edhe pjesen me te madhe te kerkimeve te kryera nga arkeologet serb, kushedi çfare kane gjetur e sduan qe te merret vesh, ndoshta mbishkrime te tjera ilire apo me shume.
Duke ju rikthyer gjuhes shqipe, si mund te kete mundesi qe nje qyteterim me kaq peshe ne histori te mos kishte nje gjuhe te shkruar? Ndoshta pergjigjen e gjejme ne Vatikan (ne pjesen e zymte te saj qe ska lidhje me fene e krishtere por me anen politike te saj) ku prifti shqiptar shfletonte mes habise i perlotur mijera fakte historike te fshehura mbi iliret me pas te quajtur shqiptar. Prifti mundi vetem te jepte gojarisht keto te dhena por nuk arriti dot ti kalonte fletet e shkruara pasi vdiq ne rrethana akoma pak te kjarta.
Por ne te njejten rruge studiuesi i ri shqiptar gjeti ne Venezia, ne arkivat e ish Serenissima mbi 4000 dokumente qe flisnin per shqiptaret ose me sakte Areberit e kohes, te quajtur pasardhesit e ilireve. Mes ketyre dokumenteve, disa te trasheguara nga koha e Romes apo Bizantit, nder me te rendesishmet ishin tregimet e konsujve dhe tregetareve te medhenj te derguar ne qytetet ilire, ku mes shtjellimeve per qyteterimin e gjetur flitej edhe per gjuhen Shqipe. Pra mburreshin qe gjuha Shqipe "shkruhej" me germa latine gje qe i lehtesonte shume shtrirjen e metejshme te mbizoterimeve ne pjesen ilire. Pra kishte deshmi te shqipes se shkruar te pakten 800 vjet perpara mesharit te vitit 1462, pse jane zhdukur apo pse mbahen fshehur duhen ndoshta pyetur armiqte qe po copetojne Ilirine prej shekujsh e ne shqiptaret pesojme si rrjedhoje.
E kote te flasim per Iliaden dhe Odisene e Homerit te lashte i cili udhetoi gjere e gjate ne gjithe gadishullin per te mbledhur tregime qe me pas i hodhi ne dy veprat e famshme. Tregime ku perdoren fjale qe skane fare lidhje me greqishten e sotme por vetem me shqipen e hershme. Shqipe qe degjon edhe sot, mjafton te shkosh ne viset qe sot gjinden ne malin e zi dhe Kroaci ku ka akoma zona te tera me shqiptare te hershem qe nuk e kane harruar origjinen e tyre edhe pse jane harruar nga bashkekombesit e tyre.
(diktatori tradhetar me i madh i Shqiptarise i beri shqiptaret te harrojne vellezerit e Dardanise, Plaves-Gucise,Ilirides, Pollogut, Camerise, jo mè keta qe ishin perfshire ne pjesen sllave edhe pse nje kerkim i vete kroateve me ndihmen e specialisteve te huaj nxorri qe kroatet kane me te pakten 56% ngjashmeri gjenetike me shqiptaret, shume here me teper se òkane me serbet. Jane dy popuj te ndryshem edhe pse sllav dhe kjo gje i ben kroatet me shume shqiptar se sa kroat gjenetikisht, pra jane vellezer gjaku edhe pse jo 100%. Por perzgjedhja e nje populli se ciles kulture do ti perkasi ben te veten dhe kjo shkon pertej kerkimeve shkencore.
Ndikimet e latinishtes ne gjuhen shqipe jane te shumta por gjuhet e hershme pasuroheshin nga takimet me njera-tjetren. Ajo çfare shqeteson sot eshte perdorimi i barbarizmave te panevojshme kur kemi fjale Shqipe me botkuptim te plote. Jane te pakta ato fjale qe mund te merren si perditesim i gjuhes shqipe si computer apo makine sepse kane ardhur bashke me objektin ne fjale qe me pare nuk ekzistonte.
Ja disa shembuj dhe ju kerkoj edhe juve te shtoni ne komente nese ju vjen ndonje ne mend, mua me mjaftoi nje lexim i shpejte i disa shkrimeve te gazetareve tone "modern" apo bashkohor ne gjuhen shqipe :

axhornim - perditesim


akomodim - rehatim
agravuar-renduar
relaksuar - çlodhur
evitoj - shmang
kualitet - cilesi
insipirim - frymezim
kuantitet - sasi
puntate - pjese
bravo - te lumte
kuroj - kujdesem
monster - perbindesh
selksionim - perzgjedhje
shokuese - tronditese
ortografi - drejtshkrim
involvim - perfshirje
nominim - emerim
dimension - permase
inziative - nisme
koiçidence - rastesi
kauze - çeshtje, qellim, synim, nisme (sipas perdorimit, ne kemi kater fjale dhe shume trashanik perdorin te njejtin barbarizem 🙁
kontstaktoj - verej, cekè
civilizim - qyteterim
konkluzion - perfundim
kreativ - krijues
kapacitet - aftesi
dedikoj - kushtoj
show - shfaqje
destinacion - vend-mberritje
ambjent - mjedis
starton - fillon
klloshare,barbon - i pastrehe
spiker - foles
infinit - pafundesi
sensibilizim - ndergjegjesim
sconto - ulje çmimesh
violence - dhune
interaktiv - bashkeveprues
preferoj - parapelqej apo pelqej me shume
imagjinoj - perfytyroj
improvizuar - sajuar
fans - adhurues
eksperience - pervoje
moment - çast
suportoj - mbeshtes
predominim - mbizoterim
risk - rrezik
posedim - zoterim
vakant - i lire, bosh
uplodoj - ngarkoj
downlodoj - shkarkoj
net - rrjet
look - pamje,paraqitje
limit - kufi
konseguence - pasoje
nacional - kombetar
komplimentim - pergezim
blu - kalter
lider - udheheqes
avantguard - pararoje
vozit - ngas ose lundroj
ekuliber - barazpeshe
bilance - peshore
social - shoqeror
definitiv - perfundimtar
modern - bashkohor
stopuar - ndaluar

Si rrjedhoje edhe fjalet qe rrjedhin prej tyre mund te shprehen shqip. Eshte trashanike te perdoresh fjale te huaja kur kemi fjalet tona sidomos kur keto barbarizma jane perkthimi i fjaleve te bukura SHQIPE. Nje komb mbijeton sidomos me anen e gjuhes, mos ta varferojme gjuhen tone, mos ta humbim, mos ta shkaterrojme.
Mesoni shqip ju dhe mesojani femijeve tuaj, flisni shqip, shkruani shqip, jetoni shqip!!!