Ministria e Financave

Day 2,240, 05:32 Published in Albania Albania by Berat Gashi





Pershendetje Shqiptare te nderuar

Falenderoj Presidentin Peja001 per besimin e dhene, do mundohem t’i kryeje detyrat e mija me pergjegjesin me te larte.

Si qellim primar une si minister i financave(ekonomise) do ta kem permirsimin e gjendjes ekonomike te eShqiperise, ashtu siq e dime te gjithe eShqiperia eshte ne gjendje te veshtire financiare, kjo gjendje me se shumti e shkaktuar nga mungesa e territoreve, qe nga koha qe plato krijoje “freedom fighter” dhe qendrimi ne Indi u be i pamundur per ne.

Sa i perket taksave, ka pasur dhe kerkesa qe te ulen ato edhe me shume, e verteta eshte se ato veqse jane shume te ulta dhe si burim i vetem i te ardhurave per buxhetin tone ashtu edhe tevogel nuk mund te mirret parasysh ulja e metejshme e tyre.

Mora mundin dhe i vendosa taksat e gjitha vendeve ne nje tabel per ta pasur me te lehte analizimin e tyre se cili model i taksave ka me shume sukses, edhe pse nuk ka model fiks dhe perfekt te taksave, por ajo qe na duhet neve eshte qe te marim vendim njeher e mire per taksat dhe te mos i levizim ato per nje kohe me te gjate. Ajo qka kam verejtur nga taksat neper vendet tjera eshte se me shume sukses kan shtetet me taksa me te larta te importit dhe taksa jo dhe aq te larta te VAT-it dhe Work Tax.




Shifrat mund t'kene ndrru disa pershkak se te dhanat i kom mare para 2 dite.



Fajlin ne excel mundeni me gjet ne ket link http://bit.ly/19T8OxF



Ajo qka sugjeroj une eshte qe, taksat e importit te ngriten ne 10% si te ushqimit ashtu edhe per arme, ne kete menyre prodhuesit tone do te favorizohen, kurse taksat e Work Tax dhe Vat te vendosen te gjitha 5%, nje rritje e vogel qe tek buxheti i shtetit ndikon per te mire kurse tek indivdet mund te ndikoj pak ne dem te tyre por qe besoj qe kish me qene e perballueshme, keto levizje duhet te behen per t’miren e eShqiperis, kto taksat propozoj qe pas miratimit(nese miratohen) te qendrojn keshtu deri ne krijimin e nje qendrueshmerie financiare te buxhetit, sa per cmimet e armeve besoj qe prej neser kan me fillu me u ule kur edhe t’perfundoj “winter treat”, per cmimet ne tregje pershkak te taksave mos u brengosni se do ngriten, tregtaret dhe prodhuesit i kemi te zote dhe po te mendojn pak me shume per te miren e ketij komuniteti do te arrijne te mbajn nivelin e cmimeve ne gjendje te kenaqshme, gjithashtu per sa i perket asaj se eSerbia do marre edhe me shume taksa nga ne, nuk kemi se q’bejme, duhet mendojm vetem per buxhetin tone, ata jane mjaft te fuqishem dhe nuk do mund ti dobsojm nese i ulim taksat, dhe nuk qojne shume peshe sipas mendimit tim taksat tona tek ata.

Per ata qe kane mundesi te ndihmojn shtetin me CC mundeni me bo donate direkt te fondi per airstrike http://www.erepublik.com/en/country/military/Albania


Dhe per fund per t’iu ndihmu kur te bleni ushqim ne treg, sidomos kur bleni ne sasi te medha kom kriju nje kalkulator, se cilin ushqim keni llogari me shume te bleni.

Klikoni te ky linku - http://bit.ly/1e0spuR

Krejt qka ju duhet eshte qe tek kolona cmimi/njesi – te vendosni cmimin real te ushqimeve (q2,q3,q4,q5,) dhe pastaj te kolona cmimi shikoni se cili ushqim ka cmim me te ulet.




Me respekt,
Berat Gashi
Minister i Ekonomise