Gjaku nuk eshte uje! ! !

Day 1,782, 14:26 Published in Albania Greece by Afrodita Mf

Kam dashur ta shkruaj kete artikull me kohe por desha te leja te kalonte pak kohe per te pare zhvillimet. Flas per pluhurin qe u ngrit me papergjeshmeri ndaj lojtareve shqiptare neper bote, por mbi te gjitha per implikimet e metejshme qe kjo çeshtje sjell.
Le ta marrim me kujdes çeshtjen duke arritur tek ajo prapaskene qe shqipetareve u intereson me shume.
Akuzat si tradhetare u shnderruan me tej ne nje "lufte civile" mes shqiptareve, sidomos mes shqiptareve te rajonit te Shqiperise dhe atyre te rajonit te Kosoves, por edhe atyre te Ilirides dhe Pollogut.
Duke marre per baze edhe artikullin e Mero Baze mbi kete teme, nis te tregoj planet e pareshtura te armiqve te Shqiptareve qe shfrytezojne nje çeshtje te thjeshte per te peçare kombin tone tejmase te sprovuar.
-U fol per 5 shqiptare qe loznin per Zvicren ku here pas here specifikohej qe keta ishin kosovare.
Korigjimi i pare, nuk jane 5 por aktualisht jane te perfshire 5, numri arrin ne 7 pa permendur ato qe luajne ne kombetaret me te vogla.
-Korigjimi me i rendesishem, jane Shqiptare, Shaqiri, Xhaka, Berhami te lindur ne Kosove. Xhemaili ne Tetove ndersa Mehmedi ne Gostivar, pra Pollog e Iliride, tokat tona poshte fylol.
Atehere pse nuk ankohen per shqiptaret qe lozin me kombetaret e Finlandes, Norvegjise, Suedise, Danimarkes dhe se shpejti Gjermanise?
Perse nuk u kujtuan me pare por vetem tani qe rasti i solli te lozin kunder Shqiperise, apo kur Shaqiri shenon me Bayern Munchen eshte krenari, te shohesh shqiptare qe shenojne ne Champions dhe Europa League eshte krenari per gjithe shqiptaret por papritmas dikush zgjohet atdhetar.
E kush, karagjozi Duka qe shnderroi skuadren e ortakut te tij ne business, skuadren e Korçes, nga nje skuader qe luftonte te mbijetonte ne kategori deri para dy vjetesh, ne skuadren qe fitoi dy kampionate rresht. Duka qe keta te rinj mund ti therresi kur te doje. Si psh te gjithe te rinjte qe digjen ne fylol dhe qe kombetarja maqedonase i therret vetem sa te rezultojne ne listat e tyre. Pastaj nuk i len te lozi kurre keshtu fylol paraqitet vetem me sllave e shqiptareve nuk u ndihet fama. Keta perse nuk i therret meqe eshte kaq atdhetar? Mos harrojme ato poshte malit te zi ku perdoret e njejta teknike.
Duka qe shkaterroi skuadra qe kane bere historine e futbollit shqiptar si Dinamo e Partizani, istituzione qe mblidhnin rinine e talentuar shqiptare. Mund te kerkonte tu nderrohej emri por jo ti zberthente e te humbiste trashegimia sportive e te hidhte ne rruge mijera te rinj te te gjithave moshave, jo vetem futboll por edhe basket, volley, mini, boxe etj.
Duka i implikuar ne te gjitha ndeshjet ku FSHF hetohet nga Fifa dhe Uefa.
Perse Duka atdhetari nuk bashkon kampionatin e Shqiperise me ate te Kosoves? Perse? Kur propozimi gjerman siaps modelit te bashkimit te dy Gjermanive eshte gati prej me shume se 10 vjetesh. I eshte dorezuar me kohe Fshf por presidenti i saj kurre ska marre ne shqyrtim nje ide te tille. Na nevojitet jo vetem per bashkim por edhe thjesht per ngritjen e nivelit te futbollit, basket, volley e keshtu me radhe shqiptar. Sa bukur do ishte sikur per "shkak" te sportit çdo jave shqiptaret leviznin neper trojet Shqiptare duke ndjekur skuadren e tyre te zemres apo me mire duke ndjekur enderen e tyre shekullore.
Mbi te gjitha, perse quhen keta tradhetare e jo Sotir Nini sot Sotiris Ninis qe mohon origjinen shqiptare.
Perse pastaj vetem futbollistet dhe jo edhe sportiste te tjere ne artet e luftimit si boxe, thai boxe, kick boxe, K1, taekwondo, karate, mundje e shume te tjera si Luan Krasniqi, Ilir Latifi, Orial Kolaj, Limani, Bajrami, Kabashi, Muriqi e mijera te tjere qe jane shqiptare, sjellin ne ring flamurin shqiptar por luftojne dhe marrin tituj per vende te tjera. C'fare ndryshimi ka midis atyre qe vene flamurin shqiptar ne veshjet e luftimit apo atyre qe i vene ne kepucet e futbollit?
Apo eshte tradhetar Elis Guri, kampjon me medalje ari por per bullgarine, sepse federata shqiptare nuk i siguronte as minimumin e kushteve te stervitjes. Mirela Manjani apo shume te tjere qe ikin te behen kampjon diku tjeter sepse vendi nuk ja u jep mundesite.
Pra jane tradhetare keta qe sido qe te jete e ngrene flamurin (dhe dinjitetin shqiptar bashke me te) apo Pirro Dhima i kthyer ne pyrros Dimas sepse mohon gjakun e tij.
Ketu rikthehem tek artikulli i M. Bazes duke prekur lehtesisht pak historine. Edhe ky me gjithe respektin qe kam per te si gazetar, por edhe ky i "perkufizon" si kosovare. Perse? Sepse nga tradita enveriane disa rrenje kane mbetur akoma, tradita e antishqiptarit me te madh qe ka ekzistuar, te gjithe ata jashte trojeve shqiptare per te ishin kosovare. Te gjithe ata qe u tradhetuan me pak fjale nga ky kriminel dhe ju lane ne dore sllaveve te jugosllavise, u quajten kosovar. U bene tentativa te papara te denigronin kete emer duke i quajtur spiun te udb, tradhetare e deri armiq. Prehe e gjithe kesaj propagande rane shqiptaret brenda kufijve. Mirepo nje pjese e mire e elites kundershtoi me force kete rryme, prandaj ne 1967 u pastrua ushtria, aviacioni, marina shqiptare, nga te gjithe ata kolonele, majore, gjenerale, admirale etj qe kurre nuk kishin hequr dore nga amaneti i te pareve dhe kerkonin Bashkimin Kombetar. Shumica perfunduan me pushkatim, te tjere te internuar ose burgim me pune te rende, ose te degraduar.
Normal qe nuk mjaftonte kaq, mbasi u hoq mundesia e revoltes me arme ne 1969 filloi pastrimi tek ajka e trurit dhe artit shqiptar, u pushkatuan, internuan dhe u hodhen neper burgje me pune te renda mijera shkrimtare, poete, piktore, skulptore, regjisore, aktore, kengetare dhe analiste gjeopolitike.
Burgimi apo internimi me pune te rende ishte nje denim me vdekje por thjesht i zgjatur. Duheshin disa si shembuj te gjalle qe te tjeret te rrinin urte. Prandaj kushtet e renda te jeteses, oret e stergjatura te punes, uria, i ftohti, merrnin jete e jete nen udhezimet e xhaxhit enver. Ops, jo te tij por te atyre qe e komandonin, domethene atyre qe e vune ne pushtet. Si kush? Serbet pra, me ne krye Popoviç dhe Dushan Mugosha si zedhenes te partise komuniste jugosllave per Shqiperine, ata qe themeluan partine komuniste ne Shqiperi dhe drejtonin punen e saj. Ata qe vrane menjehere komandandet shqiptare qe e kuptuan hilen e tyre, duke nisur nga i riu vizionar Qemal Stafa, duke vazhduar tek tmerri i armikut si Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, ata qe vazhduan luften kunder armiqeve te shqiptareve deri ne 1955 duke kthyer pushken nga pushtuesit e jashtem tek ata te brendshem, komandante e elita speciale si Hamit Matjani, Mark Zef Pali, Alush Leshanaku, Gjon Gjinaj, Sul Selimja me gjithe "çeten e hekurt" shume strategjike te Tiranes, Ram Dervishi, Myslim dhe Hamdi Frasheri, vellezerit Shala (me origjine nga krahina e kosoves), i mbijetuari Xhelal Staravecka me kujtimet e hollesishme te kohes, bashke me mijera e mijera e mijera shqiptare emrat e te cileve jane munduar te zhduken, te harrohen te fshihen ose te denigrohen teresisht. Luftetare, mendjendritur, Shqipetare te vertete.
Qellimi kryesor ishte shfarrosja e thelbit te shqiptareve, e virtyteve mijevjeçare te trasheguara nga iliret, ato dhunti qe i jepnin mundesine te mbijetonin me nje identitet te veçante edhe pas shekujsh poshte armikut. Pra arma me e forte kunder armiqve, identiteti shqiptar duhej zhdukur sepse fizikisht ishte e pamundur. Prandaj duhej marre kalaja nga brenda, duhej shperbere BESA-BURRNIA shqiptare e me to krenaria, nderi, familja, fisi, klani, Shqiptaria.
Prandaj kur degjoj keta foshnjet qe vene ne te njejten peshore komunizmin dhe enverizmin nuk di a te qaj apo te qesh per injorancen ku ende shumica dergjet.
C'fare lidhje ka gjithe kjo me futbollistat? Epo dikush pati guximin ta shpalli si lufte mes Shqiperise dhe Kosoves.
C'fare??? Lufte mes kujt???
Pati edhe ndonje qe tha, "ehe e shihni qe kosovaret jane te sukseshem dhe beheni xheloz". Urdhero zoteri femije, zoteri kalama?! Ku e keni fjalen, kush jane keto kosovare? Popull i ri? Qe kur shqiptari duhet te behet xheloz e jo te krekoset per shqiptarin!!!
Aaaaaa, e ke fjalen per shqiptaret nga rajoni i Kosoves, apo per ato te Plaves, Gucise me bregdetin Ulqin e Tivar, per Podgoricen apo Nis, per luginen e Presheves qe eshte sa gjysma e Kosoves dhe eshte akoma ne dore te serbeve, apo per Iliriden me Shkupin e Pollogun me Tetoven e Gostivarin, apo per Camerine me Janinen, Igumenicen, Arten (qyteti i arte) e Prevezen, o ndoshta per Malesine e Madhe, Tiranen, Dibren, Myzeqene, Laberine, Dukagjinin. Nuk e kuptojne femijet qe shqiptaret e Shqiperise jetojne ne nje trup cung, pa duar pa koke, pa kembe. Kjo sepse Shqiperia vete eshte krahine e vetvetes, domethene krahine e Shqiperise se vertete. Jo asaj te madhe siç e quajne armiqte per te na krahasuar me planet e felliqura te tyre, por SHQIPERIA NATYRALE, REALE dhe ETNIKE. Ata brenda kufijve nuk kane asgje per tu mburrur sepse nese ata jashte vuajten poshte sllavo-grekeve, keta brenda vuajten diktaturen e tmerrshme te enverit qe i beri te harroje e te mohoje identitetin e tyre. Vuajtja perseri na beri te ndihemi te bashkuar edhe pse e paraqitur ne forma te ndryshme. C'fare çmimi te llahtarshem paguan per nje pashaporte ku quhen shqiptare.
Prandaj kjo çeshtje merr permasa tejet te medha, sepse eshte nje ndèr menyrat e armiqve per te perçare kombin tone Shqiptar. Lufta nuk behet vetem me arme por edhe me koncepte, me terminologji.
Prandaj duhet te shikoni me kujdes kur flisni per kosovare sepse edhe serbet qe tashme mbeten ne Kosove mund te quhen te tille edhe pse e dime mire te gjithe se kush jane. Eshte edhe kjo nje lufte e vogel per shqiptaret. Mbi te gjitha sepse as vete Kosova e sotme shtet nuk perfshin gjithe rrafshin e kosoven dhe len jashte me shume se 1/3 e asaj çfare mund te ishte Kosova e vertete.
Si thote Ali Podrimja "erdhen endacaket dhe ma quajten vendin kosove, vendi ku kam lindur quhet Dardani", ashtu siç tradhetia e pare qe u be shqiptarve eshte kur Ilirine e quajten ballkan, pra nga gadishulli i Ilirise u kthye ne ate ballkanik. Kumbonte keq ne veshet e armiqve greko-sllav e duhej nderruar!!!
U luftua per kosoven me flamurin e Kastriotit, flamurin e nje nga idhujve iliro-hitit. Per shkak te atij flamuri dhe perkatesise me te kemi vuajtur anembane. U be lufta e kosoves nga gjithe Shqiptaria, perveç oficereve te shkolluar nen ushtrine jugosllave, ishin sidomos shqiptaret e stervitur ne Legion Etrangere dhe sidomos oficeret e ushtrise shqiptare qe drejtuan luften, sepse nuk mjafton te marresh nje arme ne dore por duhet shkolla me taktikat ushtarake per te fituar nje lufte. Te njetet oficere qe u spostuan ne tokat shqiptare ne fylol e ne dy jave detyruan felliqodonasit te kerkojne armepushimin e te njohin te pakten ne leter te drejtat e shqiptareve.
Per ata qe nuk e dine UçK ka qene gjithmone "Ushtria çlirimtare Kombetare" u kthue ne ate te Kosoves per ate çfare kerkonte çasti. Prandaj tani UçK eshte kthyer ne AKSH, "Armata Kombetare Shqiptare".
Ishte lobi shqiptar ne Usa qe pagoi apo loboi ne interesat e kongresit ne menyre qe lobet e tjera te mos ndalonin sulmin kunder serbise. Edhe pse interesat ekonomike lozin rol te pazevendesueshem, duhet thene qe ka nje levizje sidomos ne Usa per te vene ne vend gabimin qe Europa beri duke copetuar kombin shqiptar. Kjo sepse u tregua e dobet ne ate kohe duke pranuar kerkesat ruse pra duke i ulur koken me sakrifikimin e kombit shqiptar. Por lobi shqiptar nuk ka vetem shqiptare nga krahina e kosoves, por ka sidomos çame dhe shqiptare nga te gjitha krahinat. Pra e gjithe shqiptaria luftoi per çlirimin e kosoves, sepse eshte pjesa e pare e planit te Bashkimit Kombetar. U nis aty sepse gjendja ishte me kritike por eshte vetem fillimi. Nuk u derdh gjithe ai gjak Shqiptari pa qellim (duke mos permendur sasite e lekut sepse vjen e dyta ne rradhe).
Prandaj kujdes nga pseudoatdhetaret, ata qe mundohen te perçajne akoma pa u bashkuar. Ata qe ngrejne pluhur me shqiptaret nga krahina e kosoves qe fitojne nje festival kenge apo nje reality show, ata qe bejne zhurme me sportistat tane, keta duan perçarje.
Dikur u takonin shqiptare prej Gjakove e shqiptare prej Shkodre, prej Shkupi e Tepelene, prej Preveze e Tivari. Nga te gjitha trojet shqiptare ishin perfaqesuesit qe nenshkruan lidhjen e Lezhes, ate te Prizrenit, Pavaresine Shqiptare, nuk u dallonin mes njeri-tjetrit, ishin te gjithe Shqiptare per Shqiperi! Edhe pse sot me pelqen ta quaj Shqiptari!
Duhet ulim kokat mbi libra, dituria vret me shume se shpata. Me dije e djerse do rikthehemi perseri te bashkuar.
Shqiptaret e vertete u djeg zemra per gjithçka qe eshte shqiptare. Atyre qe nuk shohin i krishtere katolik apo orthodox, musliman apo bektashi, atyre qe Feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA!!!
GJAKU NUK ESHTE UJE!